Gjinushi në Lushnje: PSD s’ka bërë kurrë pazar me mandatet dhe votat majta

10 Qershor 2015, 18:02Politika TEMA

Partia Socialdemokrate ka hapur fushatën e saj në qytetin e Lushnjes në një miting të madh, ku kryetari i PSD-së Skënder Gjinushi, ka kërkuar votën për listën e kandidatëve për këshilltarë bashkiakë.

PSD në Lushnje kandidon vetëm për këshillin me listën e saj ndërsa mbështet si kandidat për bashkinë kandidatin e PS-së.

Duke folur para simpatizantëve të PSD-së Gjinushi tha se “ PSD ka qenë gjithmonë e votuar në këto zona dhe kemi qenë gjithmonë të përfaqësuar në komunat e Lushnjes në saj të votës tuaj”.

PSD paraqitet më vete si subjekt për të përfaqësuar më mirë interesat e së majtës shqiptare. Mund ta thotë me krenatri që është partia që nuk i ka tradhëtuar kurrë interesat e majta, që s’ka bërë kurrë pazar me mandatet e fituara nga e majta dhe kjo ka shumë rëndësi për kushtetet e Shqipërisë sepse Berisha në vitin 2005-2009 ka qeverisur me vota të majta sipas disa pazareve që kanë bërë disa ish-parti duke filluar nga Agrarja deri tek ndonjë parti tjetër.

Që të kuptojmë qartë se qëllimi i daljes më vete si subjekt i PSD-së nuk ka objektiv humbjen e së majtës, por përkundrazi fitoren e saj.

 Kjo gjë tregohet dhe me faktin se nuk rendëm të kandidonim në gjithë bashkitë me kandidatët tanë, por kemi vendosur vetëm në 9 bashki, atje ku ne vlerësuam se kandidatët tanë janë më të mirë dhe përfaqësojnë më mirë të majtën e vërtetë, të majtën që ndërtuam të gjithë bashkë”, tha Gjinushi ndër të tjera.

3 komente në “Gjinushi në Lushnje: PSD s’ka bërë kurrë pazar me mandatet dhe votat majta”

  1. Emi says:

    Ndoshta ben sikur e ka haruar por nuk eshte e vertete se nuk ke bere pazare me maandatet mbaj mend njehere qe kohen e Sales eshte shtyre seanca e kuvendit gjithe naten vetem qe ju te ktheheshit nga veriu ku ishe dhe ne cdo qytet ku ishe njoftohej nga policia per vendndodhjen tuaj dhe shoqerimin tuaj deri ne qytetin pasardhes. Kujtohi se nuk je kaq burre i mire sa hiqesh natyrisht qe je i zgjuar por dredharak.

  2. ILIRI says:

    Me qe mbake ment nje nate si smbake ment qe atehere PSD qe ne koalicion me PD e ku eshte cudia a pazari se u priten te vinin dy deputet te PSD per te votuar????sic dihet gjinushi sbanon ne veri e patjeter qe do te kthehej por prap spo kuptojme dredhjen a pazarin or mik???kjo tregon te kunderten aq me teper qe ti qe mbake ment duhet te dish se atehere kish nje jave qe debatohej kapitulli i te drejtave te njeriut dhe PSD kish deklaruar me kohe voten pro ne parim.Edhe PS NE FILLIM deklaroi se do votoj pro, pastaj abstenoj,ndonese qe opozite.Votimi i tije me vone doli se qe nje autogol per Berishen etj,etj

  3. selimi says:

    Sa per dredhine duket qe e ke personale por cke qe e ben publike faktin qe ta paska perdredhur e kredhur Gjinushi.Me sa duket ste dilka nga mendja.E verteta esht qe shume nga ne te majtet,jo zotrote,bejme shume gabim qe vazhdojme votojme per Edin qe na la rrugeve e ca me keq per Ilirin qe na blen me leket tona.Gjinushi as krahasohet me ta per burreri e ne i jemi borxh,shoqeria ime ate do votoj me 21.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje