Rivalët e bandës së Aldo Bares janë goditur nga anti droga e qytetit të Durrësit duke I kapur me 1.5 kilogram heroinë.
Zyrtarisht policia e qytetit bregdetare njoftoi se falë operacionit “Smart” u vunë në pranga 4 persona mes të cilëve Saimir Taullai, emër i njohur për historinë e përplasjeve me kreun e bandës së Lushnjes.
Sajmir Taullai rezulton i dënuar për vrasje dhe drogë, raporton Ora News.
Sipas policisë, Taullai është autori i vrasjes së vëllait të Aldo Bares dhe gjithashtu rezulton të jetë personi kyç në gjyqin ndaj këtij të fundit.
Në pranga po ashtu kanë përfunduar edhe Afrim Demiri, 54 vjeç, Kastriot Zaimi 34 vjeç dhe Laert Haxhiu 23 vjeç.
Ky i fundit kishte vetëm 8 muaj që kishte dalë nga burgu për vrasjen e anëtarit të bandës së Lushnjës, Gerti Lalës, ndërsa mësohet ka tentuar të arratiset gjatë aksionit policor.
Policia ka nisur punën për zbulimin e destinacionit dhe origjinës së lëndës narkotike.
Te arrestuarit
•Sajmir Taullaj 44 vjeç,banues në Lushnje,
•Laert Haxhiu 23 vjeç,banues në Lushnje
•Afrim Demiri 54 vjeç,banues në Lushnje
•Kastriot Zaimi 34 vjeç,banues në Durrës.
Në njoftimin për mediat, policia bën me dije se këta shtetas janë pjesë e një grupi kriminal të trafikimit të lëndëve narkotike.
Në cilësinë e provave materiale, katër të arrestuarve iu gjetën dhe sekuestruan:
•1.5 kg lëndë narkotike e llojit Heroinë e pastër ,
• automjeti tip Audi me targa AA 592JE,
• automjeti tip Smart me targa ioi 2954,dhe
•gjashtë aparate telefoni celularë.
Ndërkaq materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “ Trafikimi i narkotikëve të mbetur në tentativë”.
Ti vene ne nje burg me ata te Aldo bares
Pastaj i zgjidhin vete problemet
Ta zeme sikur vrasjen e ka bere 18 vjec. Tani eshte 23. Dmth ska bere as 5 vite burg. O ca tmerri eshte ky vend.
Keshtu eshte kur nje gazetar i rendomte se ka idene e kodit penal. U lirua sepse u shpall i pafajshem dhe jo sepse ishte u denuar e kreu denimin. Kur je i pafajshem ska veper penal. Nuk mund te cilesohesh me si i denuar.
Ky i fundit (23 vjecari) kishte vetem 8 muaj qe kishte dale nga burgu i denuar per vrasje……..vetem 23 vjec ka mbaruar denimin per vrasje?????????
Nuk e kreu denimin. Ishte i pafajshem ndaj dhe u lirua.
O shurrat e temes pse nxirrni foto te policise se Kosoves?! Ata jan e para nesh me vite drite persa i perket policise.
Do e kete bere vrasjen qe kur ka dal nga vrima e mamit ku 23 vjeçari…
Persona duhet ven litri te pastrohet vendi nga kto hale
Media eshte shume keqinformuese. Djali 23 vjecar eshte liruar sepse eshte shpallur i pafajshem. Por keqdashesit nyk e theksojne kete.