Takimi i radhës në fushatën parazgjedhore të kadidatit të Aleancës për Shqipërinë Europiane për bashkinë e Durrësit, Vangjush Dako, ka qenë Lagja nr 8 e qytetit.
Në bashkëbisedimin me banorët e kësaj lagjeje, Dako ka shtjelluar projektet e 4-vjeçarit të ardhshëm, ku padyshim, në vend të pare, është përmirësimi i cilësisë së jetës së banorëve të vjetër dhe të rinj të Durrësit.
Përveç përmirësimit të infrastrukturës së qytetit, sikurse janë rrugët e asfaltuara, shtimi i sipërfaqeve të gjelbëra, ndriçimi edhe elementë të tjerë, sfida më e madhe e mandatit të ardhshëm për kryebashkiakun e qytetit bregdetar është punësimi dhe lufta kundër varfërisë.
Dako i ka cilësuar papunësinë dhe varfërinë si armiqtë më të mëdhenj dhe ka shpjeguar projektet konkrete të bashkisë së re për zbutjen e tyre gjatë 4 viteve të ardhshme.
Ndërtimi i Parkut Industrial në zonën e Spitallës në bashkëpunim me Qeverinë vlerësohet si një projekt i rëndësishëm që iu jep zgjidhje e këtyre problemeve.
“Armiku ynë është papunësia! Armiku ynë është varfëria! Ne na duhet t’i luftojmë, si papunësinë ashtu edhe varfërinë, nëpërmjet projekteve që synojnë zbutjen e tyre.
Dhe një nga projektet më të mëdha që do të sjellë zhvillim, është krijimi i vendeve të reja të punës. Jo larg prej këtu, në zonën e Spitallës, do të ndërtohet një Park Industrial, një Zonë e Lirë Ekonomike, e cila do të krijojë mijëra vende pune”, tha Dako.
“Në bashkëpunim me Qeverinë,” vijoi më tej kandidati socialist, “kemi vënë në dispozicion të këtij projekti 480 ha tokë.
Në këtë hapësirë do të krijojmë mundësitë e zhvillimit të sipërmarrjeve nëpërmjet lehtësirave të krijuara nga ana e qeverisë.
Këto lehtësira konsistojnë tek aplikimi i taksave te ulta për këta sipërmarrës, te krijimi i zyrës financiare dhe doganore pranë kësaj qendre në mënyrë që ata të investojnë këtu dhe jo në vende të tjera të rajonit”, tha Dako.
Ndërsa, Ministri i Mirëqenise Sociale, Blendi Klosi, në fjalën e tij garantoi bashkëpunimin e Dakos me qeverinë Rama.
Ai tha se “puna e Vangjush Dakos nis në datën 22 qershor. Kontributi i tij i parë në bashkëpunim me Qeverinë e Edi Ramës është zgjidhja e problemit të punësimit. Në Durrës kemi një problem, të cilin nuk e kemi në qytetet e tjera, kemi shumë krahë të lirë pune.
Kemi njerëz që duan të punojnë, pasi Durrësi vazhdon të rritet çdo ditë. Është nga të paktët qytete në Shqipëri që vazhdon të rritet. Prandaj, projektet për nxitjen e punësimit, projektet për hapjen e vendeve të lira të punës, projektet që kanë të bëjnë me punësimin e grave dhe të vajzave të cilat janë të papuna, përbëjnë prioritetin më të rëndësishëm të punës së përbashkët”.
Durrsaket gjihmone kane bere zgjedhjen e duhur sa here u eshte dashur te caktojne drejtuesin e qytetit te tyre. Durresi votebeson Vangjush Dakon edhe kesaj radhe. Z. Dako ka bere pune vertete te mire ne drejtimin e qytetit sidomos ne keto gati dy vite ku ka pasur edhe mbeshtetjen e qeverise. Besimplote se ne qytet investimet do jene edhe me te medha.
dako po ben shume projekte te medha per zonen e durresit. vtem ne keto 2 vjet ai po jep maksimumin per sherbime dhe cilesi jete me te mire. kjo eshte fryma qe ky njeri ka dhe tashme qe durresi nuk eshte nje vend armik, por nje qytet si gjithe te tjeret edhe projektet dhe financimet nuk njohin me bllokime. zona qe eshte shpallur park industrial tregon me se miri kete gje.