Kanë armë të sofistikuara dhe shumë të kushtueshme, përdorin karabina të personalizuara dhe snajperë në gjendje të godasin nga distanca të largëta, por kur ndodhen në një “trup me trup” frontal, u besojnë tokmakëve që dikur përdoreshin nga lëkurëkuqtë. Janë në gjendje të godasin kudo, duke u nisur që nga bazat e fshehta të ndërtuara, pas gërmimeve, nën shkëmbinjtë e Somalisë apo shpellat e Afganistanit, përdorin varka turistike për spiunazhin e teknologjisë së lartë, “shiten” si çifte të pafajshëm të dashuruarish nëpër konsullata dhe ambasada përreth botës, gjithmonë duke patur në mendje një objektiv të vetëm dhe të fiksuar: gjetjen (dhe pothuajse gjithmonë vrasjen) e armiqve të Amerikës.
Team 6 e Seals, skuadra speciale (dhe super e fshehtë) e Marinës së SHBA, që u bë e famshme në 2 maj 2011 pas sulmit në Pakistan dhe vdekjes së Osama bin Ladenit, ka “lejë për të vrarë” dhe është një prej trupave që u nënshtrohet më pak kontrolleve, që kur në vitin 2006, gjenerali Stanley McChrystal i dërgoi në Afganistan, duke u besuar misione kërkimi, kapjeje dhe eleminimi të talebanëve. Misione që në shumë raste përfunduan me vrasjen e shumë civilëve të pafajshëm.
Një “histori e fshehur”, që shumë pak e njohin, dhe që Nju Jork Tajms e ka rindërtuar duke denoncuar prirjen e një skuadre elitë që në disa raste është gjetur “duke ndjekur banditë rrugësh”, apo duke kryer operacione që janë në kufijtë e ligjshmërisë (dhe në disa raste i shkelin), edhe në një luftë “të errët” si ajo që Amerika lufton kundër terrorizmit. Daniel Uinkler, artizan-artist, i famshëm edhe mes vip-ave të Hollywoodit (ka dizenjuar thikat për filmin “I fundmi i Mohikanëve”) ka rrëfyer, pa hyrë shumë në detaje, për tokmakët që u janë dhënë pjesëtarëve të skuadrës elitë, luftëtarëve-hakmarrës, të cilët dalin nga përplasjet trup me trup, me rrobat e mbuluara në gjakun e armikut, duke vërtitur po ata tokmakë që mbanin parrardhësit e tyre në zonat e egra të Miduestit amerikan.
Gjithçka që ka të bëjë me Team 6 të Seals-ave është e mbështjellë me mister – Pentagoni nuk pranon zyrtarisht as emrin – dhe dhjetëra “operacinet speciale” të kryer prej tyre (të gjithë absolutisht anonimë) mbeten të fshehur në arkivat po kaq sekretë.
Një histori disa dekadëshe, me misione individualë dhe kolektivë apo operacione në sinergji me CIA-n, që i kanë bërë gjithnjë e më të dalë mode dallimet e dikurshëm mes ushtarit dhe spiunit. Mijëra operacione të armatosur dhe qindra vrasje me shënjestër, që në ndonjë rast kanë shkaktuar (si për shembull në raste lirime pengjesh) edhe habinë e atij që është shpëtuar (“A kish nevojë të vriteshin të gjithë rrëmbyesit”?)
“Lufta nuk është ajo gjëja e bukur që beson shumëkush në SHBA”, ka rrëfyer Britt Slabinski, ish pjesëtar i Team 6 dhe veteran i luftërave në Afganistan dhe Irak. Eshtë shumë i lartë numri i civilëve (shpesh të pafajshëm), viktima të inkursioneve të “skuadrës speciale” (nga fshatrat afganë kanë ardhur akuza të dokumentuara), shumë i lartë numri i të rënëve edhe tek Team 6 e Seals, një sërë episodesh kanë përfunduar në lentet e investiguesve të Marinës së SHBA, dhe nuk janë të paktë, si mes ish pjesëtarëve, ashtu dhe atyre aktualë, ata që pyesin nëse ritmi i pandalshëm i operacioneve e ka vënë poshtë “kulturën e elitës së Team 6”.
Për Bob Kerreyn, ish senatori demokrat që ka qenë pjesë e Navy Seals gjatë luftës së Vietnamit, skuadrat speciale përdoren me tepri: “Janë shndërruar në një lloj 1-800 (numri klasik i gjelbër), të gjithë i thërrasin”.
Në fillim Team 6 përbëhej vetëm nga dy grupe sulmi, të quajtur “blu” dhe “i artë” (dy ngjyrat e Marinës së SHBA). Të parët që kanë si shenjë flamurin klasik të piratëve dhe quhen “Djemtë e këqinj të veshur me blu”, janë ngahera më popullorët.
La Repubblica-bota.al
Per nder, kush i ben keto perkthime te dobeta. Nuk mjafton te dish te lexosh dhe kuptosh nje gjuhe te huaj dhe t’a quash veten perkthyes. Cilesis e perkthimit fillon nga shqipja dhe vazhdon me kulturen e pergjithshme ne histori apo gjeografi qe duhet te kete perkthyesi. Teksti ne Anglisht duhet shqiperuar qe te tingelloje sakte per shqipetaret, jo te perkthehet fjale per fjale.
Ky perkthyesi e di se cfare do te thote ne shqip fjala tokmak? Tokmaku dhe toahoku jane dy gjera te ndryshme. Tomahok eshte sepata e perdorur nga indianet e Amerikes. Tokmak vjen tek ne nga turqishtja dhe ne shqip emerton nje trung druri qe ka dy bishta ose doreza te gjata dhe perdoret si cekan i madh per te ngjeshur dheun. Eshte perdorur ne vitet 50-60 si mjet primitiv ne ndertimin e hekurudhave shqiptare. Por tokmak quhet edhe cekici i gjykatesit me te cilin vendos rregull dhe qetesi ne sallen e gjyqit. Por me e keqja eshte ndertimi i fjalive ne shqip qe ben perkthyesi i ketij artikulli.
si gjithmone perkthim skandaloz i nje artikulli te publikuar ne New York Times ne 6 qershor.jane marre ca paragrafe te shkeputura andej ketej, nuk ka lidhje fare me kuptimin e plote te artikullit, qe lexuesit shqiptar nuk i duhet sidoqofte.Mendoj se parametrat e kualitetit te perkthyesit kohojne me ato te lexuesve te rendomte
cili perkthyes o grigor! tek tema dhe te gjitha gazetat shqipe… mbreteron google translator dhe hajde.
vetem ne paris ka “perkthyes” me para, ketu i hane gomeret.
Respekte per shkrimin z. Gregor. Ne pergjithesi gazetareve tane u pelqen ti “rregullojne” ngjarjet. Tu japin sensin sipas mendimit te tyre. Prandaj edhe shume lajme dalin zbuluar se flasin e shkruajne perpara se te flasin e shkruajne ekspertet. Shkur eshte gazetari, merre ne lenge. E verteta eshte se Team 6 e Seals, ne vitet e Presidentit te sotem amerikan, kane dale jashte kontureve e rregullave dhe ndjenjes njerezore. Shiko edhe sot ne vendin tone, kinezi sillet si guvernator i emeruar. Diçka qe nuk ndodhe ne asnje vend sovran te botes. Prandaj edhe shkrimi i kritikuar me te drejte nga ana juaj eshte, produkt per shqiptaret.
Me te vertete nje perkthim I keq dhe pa asnje analize ose perfundim. Dua te them, mendimi im personal, qe kjo strukture speciale eshte perdorur vone ne konfliktet e SHBA, jane Green Berets ato njesi qe kane pasur shume pune.