Kuvend, ndryshimet në ligjin e legalizimeve/Si do legalizohen ndërtimet 2009-2014

11 Qershor 2015, 12:31Politika TEMA

Ministrja E Zhvillimit Urban Eglantina Gjermeni gjatë prezantimit të ndryshimeve në ligjin për legalizimet, ka kritikuar vendimmarrjen nga ALUIZNI kur në pushtet ka qenë Partia Demokratike.

Sipas Gjermenit, legalizimet e kryera në vitet 2011-2013 kanë qenë problematike. Ajo theksoi se 1 në 2 prej legalizimeve të asaj periudhe ka përfunduar në Gjykatë.

Gjermani ka kërkuar miratimin e ndryshimit të ligjit për legalizimet në mënyrë që të përfshihen në këtë proces nderimet e realizuar në periudhën janar 2009 – qershor 2014.

Gjermeni tha se, bëhet fjalë për 40 deri në 50 mijë objekte të ndërtuara në këtë periudhë, ku ligji nuk i përfshin këto objekte në proces legalizimi si dhe ndërtimi i tyre përbën vepër penale.

Për fat të keq, qeveria e atëhershme nuk ishte në gjendje të vendoste kontroll mbi territorin e vendit”, tha ministrja duke kritikuar paaftësinë e qeverisë së djathtë. “40-50 mijë ndërtime të tjera pa leje që nuk mund të legalizohet dhe që duhet qytetarët janë në kushtet e kryerjes së një vepre penale.”

Sipas saj, kjo është vetëm një shifër paraprake, ku shumica janë shtëpi banimi të ndërtuara pas datës 15 janar 2009.

Ministrja thekoi se, qeveria aktuale me ndryshimet në ligj po i hap rrugë procesit të legalizimit të këtyre ndërtesave.

“Ndryshimet e propozuara konsistojnë në përfshirjen në procesit të legalizimeve, të objekteve të ndërtuar në truallin e tyre, në truall shtetëror apo në truall të një pale të tretë deri më 27 qershor”, tha Gjermeni.

Gjatë prezantimit për ndryshimet në ligjin për legalizimet, ka kritikuar vendimmarrjen nga ALUIZNI kur në pushtet ka qenë Partia Demokratike.

Sipas Gjermenit, legalizimet e kryera në vitet 2011-2013 kanë qenë problematike. Ajo theksoi se 1 në 2 prej legalizimeve të asaj periudhe ka përfunduar në Gjykatë.

2 komente në “Kuvend, ndryshimet në ligjin e legalizimeve/Si do legalizohen ndërtimet 2009-2014”

  1. si do legalizohen hajdutet e pronave dhe tokave me mbeshtetjen e qeverise ?????

  2. Tosi says:

    Antikushtetshmeria me e madhe. Turp t’ju vije. Ja kaluat edhe atit shperteror. Ai arriti ti shtetezonte, ndersa ju edhe me keq, ia merrni njerit dhe ja jepni tjetrit. Nuk e kuptoni cfare krimi po beni?! Nuk e kuptoni se nuk ka asnje llogjike se ku te qendroje kjo pune?! I merret trashigimtarit te ligjshem prona dhe i jepet uzurpatorit?! TURP TURP TURP. Ky vend nuk ka per bere kurr perpara se eshte ngritur mbi padrejtesin per te cilat do ti paguaje koston.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje