Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrimi, Luan Rama ka dalë në një konferencë për shtyp për të denoncuar manipulimin e listës zgjedhore në Bashkinë Vorë.
Luan Rama deklaroi se, votues të cilët nuk janë banorë apo që nuk kanë lidhje me Vorën janë regjistruar si votues.
“Ethet e garës elektorale, paniku i humbjes çon shumëkënd edhe në veprime të papërgjegjshme por në rastin konkret kemi të bëjmë me një veprim të organizuar kriminal në dëm të zgjedhjeve”, u shpreh Rama.
Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së nënvizoi se, janë transferuar nga qytete të ndryshme të vendit në Vorë rreth 580 qytetarë që nuk kanë asnjë lidhje me bashkinë e Vorës.
Më tej Rama tha se, ka një pjesë që janë punonjës të administratës së bashkisë që janë regjistruar si votues në Vorë bashkë me familjarët dhe të afërmit e tyre dhe një pjesë tjetër që janë transferuar si votues në Vorë pa dijeninë e tyre.
“Ka votues që nuk e dinë fare që figurojnë si votues në Vorë. Janë marrë nën kujdestari nga punonjës të bashkisë”, u shpreh ai.
“Kemi të bëjmë me një skemë të pastër manipulimi dhe mashtrimi për të mbajtur në pushet një person që nuk e duan votuesit.”
Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së tha gjithashtu se, manipulimi i listës së votuesve është vetëm maja e ajsbergut të veprimeve për manipulimin e procesit zgjedhor të 21 qershorit. Luan Rama denoncoi se, baçanaku i kryetarit aktual të bashkisë, Fiqiri Ismaili po shpërndan miell në këmbim të blerjes së votës.
“Kjo është vetëm maja. Prej ditës së djeshme ka plasur mielli. Mes tyre që shpërndante mielli ishte edhe baçanaku i kryetarit, që është edhe punonjës i presidencës”, u shpreh Rama.
Mëse e vërtet, milli ka plas sheshit, plus që disa militant të PD dhe disa fshatar që gënjehem me një thes miell që u dorëzohet në 12 të natës po regjistrojne sikur kan me qera në shtëpitë e tyre të tjer persona…..
Lsi nuk ka pse shqetësohet kaq shumë sepse vete e ka shpik këtë taktik në zgjedhjet e mëparshme.
Personat që kan marrë thesin me miell dhe kan regjistru persona janë;
Durimi dullës
Baromi hamdiut
Sala Berit
Fifiriu Berit
Zylyfi Llonit
Samiu Merit
Sabai Dullës
Mondi fiqos etj.
O i shkreti ti ,qe ta ka futur Meta aq thelle sa te kane dale syte si topet e lepurit Megjithse ti ke lexuar boll libra ,e shefi ijot asnje perseri ti do ngelesh si konia prapa bushtres.
Harrova të shtoj që këto 580 persona kan qenë të regjistrum edhe në zgjedhjet e kalume për kryetar bashkie, personat vinin nga lushnja nga zona e lezhës dhe kosova.
O luan po ku pyesni ju o byrazer. Blijini sic po I bleni votat ne gjithe Shqiperine. Pyesni ju per ca 50 mijeleksha?!
O luani I ( lgbt) ju ka hyre frika nga nje humbje e sigurte.
fiqo eshte hajdut votash ,ai gjithmone i ka vjedhur votat prandaj beni kujdes .