Paloka: U kërcënua kandidati ynë në Pogradec, “Tërhiqu brenda 3 ditësh, ose do kesh pasoja”

11 Qershor 2015, 15:39Politika TEMA

Partia Demokratike ka dëklaruar se kandidati i saj në Pogradec për kryetar bashkie Eduart Kapri është kërcënuar me jetë përmes mesazheve telefonike.

Kreu i grupit Edi Paloka tha se kjo është rruga që ka zgjedhur dyshja Rama -Meta për të mos pasur zgjedhje normale:

Eduart Kapri garon përballë kandidatit të Ilir Metës. Ky kërcënim brutal, kriminal, i paprecedentë, vjen 10 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve, në kohën kur të gjithë të dhënat flasin për një fitore të padiskutueshme të Eduart Kaprit në Pogradec.

Pasi kanë dështuar në të gjitha premtimet e tyre, pasi vijnë në këto zgjedhje pa bilanc dhe pa ofertë, tani u ka mbetur vetëm një zgjidhje, të mos ketë zgjedhje. Dhe për këtë përdorin dorën mafioze për të kërcënuar dhe ushtruar presion.

I bëjmë sot të ditur Ilir Metës dhe ortakut të tij Rama, se Partia Demokratike i mban ata të dy drejpërdrejt përgjegjës, nëse një fije floku i preket kandidatëve tanë, njerëzve të tyre, dhe çdo demokrati e qytetari të përfshirë në këto zgjedhje.

 I kërkojmë Prokurorisë të reagojë me shpejtësi, të hetojë e të zbulojë autorin e porositësin e këtij kërcënimi e ta vërë atë para ligjit”, tha Paloka.

Paloka tha se ky kërcënim vjen nga kandidati i LSI-së në Pogradec për tu tërhequr nga gara, por nga ana tjetër PD nuk do të lejojë që ti preket as një fije floku kandidatëve të tyre.

12 komente në “Paloka: U kërcënua kandidati ynë në Pogradec, “Tërhiqu brenda 3 ditësh, ose do kesh pasoja””

  1. herga says:

    ndjehet tensioni i humbjes ne radhet e pd-se aq shume sa krijojne cdo lloj skenari te shemtuar duke sajuar vete mesazhe kercenuese sikur kandidateve te pd-se po u kercenohet jeta, nuk eshte hera e pare qe opozita krijon skenare te ketij lloji e ka kthyer ne nje tradite te shemtuar te cilen zor se e beson njeri

    1. dori says:

      kjo eshte qeveria e presionit dhe e mafies.pushteti qe deshiron me cdo kusht ti manipuloje zgjedhjet dhe te fitoj cdo gje me cdo kuswht.kjo nuk duhet toleruar me .shqiptaret nuk e meritojne kete qeveri e cila eshte e etur per pushtet dhe nuk merr parasysh jeten dhe te ardhmen e mases por do si e si te perfitoje

      1. eris says:

        Qeke debil fare. Ne cdo cep ata te fituar I kane zgjedhjet. Dhe ata ne pushtet jane, per ca duhet te jene te etur. Te etur jane saliu me shoke qe vdiqen te marrin pushtetin prape.
        paloka e di qe nuk ka shprese te fitoje dhe po ben gati alibine qe tani.

      2. Kastro Z says:

        E verteta eshte qe ne Pogradec jane kryer mjaft investime. Aq investime sa jane kryer ne nje vit e gjysme ne Pogradec nuk ishin kryer ne 23 vite. Clirimi i vijes liqenore nga ndertimet pa kriter eshte nje nga punet e mire te kryera. Perfundimi i rruges Lin – Pogradec, etj, jane te gjitha pune te bera ne kete qytet.

    2. janaqi says:

      Duke qarte qe Partine Demokratike e ka kapur paniku i humbjes. Nuk eshte ky reagimi i pare i Partise Demokratike keshtu vepron thuajse cdo dite, vetem ankohet. Kerkon te kamuflojne humbjen. Shtirje te tilla nuk e shmangin humbjen e opozites e cila duhet me patjeter te nderroje kurs veprimi. Duhet nje menyre krejt e re per te bere opozite.

    3. Agamemnoni says:

      Alibi qe ngre opozita. Pogradecaret kurdohere kane bere zgjedhjen e duhur sa here u eshte dashur te caktojne drejtuesin e qytetit te tyre. Pogradecaret do votebesojne Diana Milen e cila do vertetoje se eshte e duhura per qytetin e Pogradecit. Ne vetem nje vit e gjysme jane kryer nje sere investimesh ne Pogradec, me fitoren e znj. Diana Mile investimet do jene edhe me te shumta.

  2. Orgest Likaj says:

    Aftesia e Palokes per te folur percart dhe per te ngritur hipoteza eshte vertet per tu admiruar. Mbase si nje shkrimtar do te kishte me shume sukses se politikan.

  3. SORO says:

    Filloi fushata e kercenimeve ,bashke me ate te miellit.

  4. T says:

    o rrot trapi!ju ne pogradec nuk merrni as 30%.

  5. era says:

    Paloke politileshi çfare ke qe merzitesh o shenjtan dhe bene sikur te ka zene frika,ju keni lindur me kemishe qe jeni bere politileshe ne kete vend si pd ashtu dhe ps.Ju ka bekuar zoti me kete popull qe ka 25 ne gjume o paloqe,prandaj mos ki frike sepse vetem juve ky popull nuk ju ben gje.Vazhdoni te vidhni dhe pasuroheni si tju doje qejfi, sepse ne mbajme akoma si popull.Te na rroni sa malet dhe pasurija tju shtohet edhe me shume,sepse e meritoni te gjithe si politileshe qe jeni.Vafshi 100 vjeç dhe marrshi nga ditet tona per te mirat dhe lumturine qe na sollet.Per ne si popull mos e rruani bythen spse ne bar do hame , pa drita do fleme,njeri tjetrin do vrasim,por juve nuk ju ngacmojme.Po keni ju kemi dhe ne,po e mbushet ju barkun edhe ne te ngopur jemi,na therisni per mitingje sa here tju fryhet raki ne si nje popull i civilizuar per juve jemi gati,edhe ne kembe do vijme nga malet dhe fushat per tju mbeshtetur sepse pa ju jeta jone nuk ka kuptim.

  6. sit... back..and relaks → says:

    po i vjen rrotull ndonje kandidati me duket, do behet ndonje koke turku keto dite.

  7. Sveva says:

    Kush eshte Pogradecar i njeh shume mire keta
    kapret.Nuk kane asgje te perbashket me pogradecaret .Gjithcka eshte e sajuar,po u rreshqet toka se bashku me ndertimet e pista qe kane bere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje