Shkodër/ Vritet me snajper Xhabir Shega, një atentat i tillë i ishte bërë edhe vitin e kaluar

11 Qershor 2015, 23:09Politika TEMA

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në qytetin e Shkodrës, ku mbeti i varë me armë zjarri një person.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se shtetasi Xhabir Shega është qëlluar me snajper në oborrin e banesës së tij, pranë Kalasë së qytetit, raporton TCH.

Mësohet se këtij shtetasi i ishte bërë një atentat i ngjashëm, po me snajper në gusht të 2014-s, nga ku kishte mundur të shpëtonte.

Shkaqet e vrasjes janë ende të paqarta, por nga të dhënat e para dyshohet se vrasja ka ndodhur për hakmarrje.

Sipas policisë Shega ka qenë i dënuar më parë.

Forca të shumta policie kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për identifikimin e autorëve.

8 komente në “Shkodër/ Vritet me snajper Xhabir Shega, një atentat i tillë i ishte bërë edhe vitin e kaluar”

  1. Jugu says:

    Cfare po ndodh? Cdo dite vrasje. Punon policia apo edhe ata jane ne fushaten e zgjedhjeve. Shqiperia po behet si vendet e Lindjes se Mesme, vrasje, hadutizem qeveritar, drejtim dictatorial, dhe mafje pushtetaresh. Mjere ke zuri te jetoj ne ate vend dhe qe nuk ka mbeshtetje nga larte apo krahe/djem trima per ti bere blle jetes se tmerrshme dhe te rrezikshme.

  2. katnari says:

    hajt ma ne fund.. nje pleher me pak

  3. gjithashtu malok says:

    po mir…. ska naj te keqe ketu. gjera qe ndodhin.

  4. Lezha says:

    Po mo gjithashtu malok ska te keqe para do viteve I keputi ca lushnjare ca laluc ky tipi NE itali

  5. coli says:

    pse thuhet ngjarje e rende: nje qen me pak,kishte per te lare gjynahe por snajperi ja hoqi dhimbjet ne menyren me prefekte allahi,

  6. CANI says:

    Per mue fajtore kryesore per vrasjet qe po ndodhin jane gjykatat edhe policia ,ne gushte te vitit 2014 po ky persone sipas policis eshte bere atentat me snapere pore ka shpetue ,pse policia e shtetit se ka zbulue snaperistin pore ka prid deri me sote edhe te vritet ky persone ku eshte Tahiri personin qe ja theje dritaret e barnatores se babajt e zbuloj a snajperistin jo turp .

  7. vizioni i Bashes says:

    Ç’ngjarje e rëndë, na thoni…Kjo është një nga ngjarjet “rutinë”, në ditët tona…(?!)

  8. nata dita says:

    I moren Caft dyqanet e xhabies per ti ruajtur.bravo shume trima

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje