200 000 lekë për të fituar dënimin me kusht. Ky është pazari që ka avokati iu ka bërë në emër të gjyqtares, dy të akuzuarëve në qytetin e Lezhës
Gjyqtarja Parashqevi Ademi dhe avokati Gjovalin Ndokaj janë vënë sot në pranga nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, pasi akuzohen se i kanë marrë dy milion lekë të vjetra dy qytetarëve
Gjithçka nisi disa ditë më parë, kur një grua me djalin e saj janë parqitur në redaksinë e emisioinit Fiks Fare, për të kërkuar ndihmë për hallin që i kishte zënë.
Historia e tyre kishte nisur rreth një vit më parë, kur dhëndri i familjes V.J kishte bërë një denoncim në Prokurorin e Lezhës, sipas të cilit, nëna e bashkëshortes së tij, së bashku me vëllain dhe dajon e bashkëshortes, kërkonin ta ndanin atë nga gruaja.
Pas 15 muajsh kjo dosje shkon në Gjykatën e Shkallës së Parë të Lezhës, ku fillon dhe procesi gjyqësor ndaj dy qytetarëve që kërkuan ndihmën e emisionit Fiks Fare
Në këto kushte, nënë e bir janë paraqitur në gjykatë, ku gjyqtarja e çështjes u ka kërkuar të gjejnë një avokat për t’i përfaqësuar në procesin gjyqësor. Në pamundësi për të paguar një avokat, gjyqtarja u ka caktuar një avokat.
Në gjykatë nënë e bir janë njohur me akuzat që rëndonin mbi ta, ushtrim dhune psikologjike ndaj vajzës së shtëpisë së tyre dhe prishje të marrëdhënieve familjare. Avokati u bën të ditur se për këto dy akuza rrezikonin të dënoheshin me nga tre muaj burg secili
Për t’i shpëtur burgut, avokati Noka u ka kërkuar M. P dhe A. P që të hynte në pazar me gjyqtaren Parashqevi Ademi. Të gjetur në të tilla kushte, M.P dhe A.P vendosin të paguajnë më mirë “kafen” e gjyqtares Parashqevi Ademi, duke u ofruar me një shumë që ua mbante deri diku xhepi. Por, vlera monetare më e madhe që avokati Gjovalin Noka u ka kërkuar si “kafe” për gjyqtaren Ademi dhe pamundësia e tyre për t’i paguar, ka detyruar nënë e bir t’i drejtohen emisionit investigativ Fiks Fare, i cili menjëherë nisi investigimin. Në bisedën e parë të regjistruar nga Fiks Fare, avokati Gjovalin Noka i është shprehur se “kam folur me gjyqtaren Parashqevi Aemi, e cila më ka kërkuar 2 milion lekë për të dhënë një dënim tjetër alternativ”. Duke dënuar me kusht M. P , 18 muaj dhe djalin e saj A. P me punë të detyruar.
Kushti ishte që lekët e kërkuar nga avokati për llogari të gjyqtares Parashqevi Ademi, të jepeshin para fillimit të gjyqit, në të kundert gjyqtarja do të dilte me një vendim negativ për nënë e bir. Pas sigurimit të kësaj bisede, emisioni Fiks Fare vijoi sërish investigimin, duke asistuar në dhënien e lekëve dhe ndjekien e arrestimit të avokatit dhe gjyqtares.
Avokati Gjovalin Noka, pasi ka marrë lekët nga ana e M.P dhe A. P, ka shkuar në seancën gjyqësore e cila është zhvilluar dje në orën 11.30, në Gjykatëne Shkallës së Parë të Lezhës.
Në momentin që gjyqtarja ka dhënë vendimin, avokati Noka i ka futur në dosjen ku edhe ka bërë konkluzionet përfundimtare dhe parqitjen e dokumentave, edhe 50 000 lekë të reja. Më pas, gjyqtarja Parshqevi Ademi ka dhënë edhe masën e dënimit, duke e lënë me dënim me kush M. P dhe A.P.
Pas përfundimit të gjyqit me të akuzuar A.P dhe M.P, Prokuroria e Krimeve të Renda kanë ndërhyrë menjëhërë duke e ndaluar në flagrancë në zyrën e tij , avokatin Gjovalin Noka. I gjetur në një situatë të tillë, avokati Noka ka tentuar të fshehë provat, duke tentuar t’i hedhë shumën prej 150 mije lekësh në tualet. Ndërhyrja e shpejtë e forcave të policisë bënë të mundur neutralizimin dhe kapjen e një pjese të provave. I ndodhur para këtyre fakteve, avokati Gjovalin Noka ka pranuar fajësinë, ndersa ka treguar dhe adresën e pjesës tjetër të lekëve. Në të njejten kohë një grup tjetër specialistesh të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, kishte bërë të mundur ndalimin në flagrancë në zyrën e saj në Gjykatën e Shkallës së Parë Lezhë, edhe të gjyqtares Parashqevi Ademi, të cilës iu gjet pjesa tjeter e mbetur e lekeve, në shumën prej 50. 000 lekë.
brravo policija!
edhe duart ne mut te hales paskan fut per me “kap provat” e lekve …
a u zhyt nanji polic me thell n mut se mos kishte pare t tjera te pakapme?
Tani u fut sherri midis ish-gjygjtares me avokatin….. Avokati ka kerkuar 2 mln por gjygjtares i ka dhene 500 mij.hahahh avokat i papare merr rryshfet ne emer te te tjereve
sa pom knaqet shpirti. bravo fiksi
Po e kini mare me qafe kot avokatin ju te Fix…se ato dy gishtat jane simbol i doktorrit…qe do te thote demokraci…jo 2 milion…ja une ju sugjeroj ti mbroje dhori…
Po deputetet kur do ti futim ne burg????? Kurre…ahhhhh
te pakten po nisin te bejne gjoja sikur te arrestojne fullanet, frroket, edhe gjyqtaret, por e dime se te tere do dalin nga burgu.
polizei ?
polic gjerman paskan qene qe i ka arrestuar ?!!!!!!
po c’eshte kjo foto se lat nam
Dy te arrestuarit (gjyqtare dhe avokat) i nxjerr Gjin Gjoni nga burgu, pa çak pa bam.
E paskan arestuar pa leje te Nasit! Eshte mike me LSI kjo gjyqtarja. Ia paten fshehur nje akuze para ca kohesh ne Ministri te Drejtesise.
Sa mire I dike ti
Kapni edhe peshqit e medhenj ne tirane jo vetem kto neper rrethe.po ata qe pagujne nga 300 mije euro rryshfet per te zene nje pozicion te mire si gjyqtar ne tirane kur do arrestohen bashk me nishanxhiun
futja pordhes,sa ka si puna ketyre,,,,,,tashi qe kapen kto u zgjidh problemi?
Na behet qefi ne popullit te thjeshte kur shohim keta pas hekurave se te sorollatin pa fund, e falenderojme fiksin se ndryshe njerezit nuk dine ku te ankohen, po kur do t’u vije radha peshkaqeneve te medhenj, se per peshqit e vegjel nuk ma ndin fare, ata po qe duhen vene pas hekurave, keshtu qe mjere ne si popull, megjithate fiksi eshte per t’u lavderuar se ka zgjidh mjaft halle, po me drejtesin dhe mjekesine nuk ka zot nene ketu ne Shqiperi, por vec te lutemi per nje gje,u kemi lene zotin ne dore ta paguajne brez pas brezi, ato leke qe marrin nga njerzit e shkrete per hundesh u dalshin.
A ju Q…sha ropt krimbat e m..tit
Bravo vertete. Duhen bere ca shembuj te ketyre matrapazeve te felliqur qe shkaterrojne jeten e njerezve
MOS la ndonje Odette e po ikin me pushimr gjekundu
Ska bo vaki gjith keta te arrestuar
Mrena ketij muaji.
Polizei ?
Duhet te vinte patjeter policia gjermane per ta arrestuar, sepse keta tanet nuk kane byth, mos valle eshte loja kjo valle, te heqin qafe kete gruan dhe ta zevendesojn me ndonji koklesh te atyre ne pushtet? Ketu cdo gje ndodh, Shqiperi hesapi, shpresoj qe te zbardhet kjo ngjarje dhe te mesojme te vertreten,