Veliaj prezanton programin për Bërzhitën: “Ndërtojmë një shkollë te re dhe transport publik me standarde”  

12 Qershor 2015, 12:02Politika TEMA

 Një shkollë e re 9-vjeçare dhe mbulim i plotë me transport publik, ishin dy nga premtimet e kandidatit të koalicionit të majtë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, për banorët e Bërzhitës, e cila pas 21 qershorit do të jetë pjesë e bashkisë së kryeqytetit. Në prezantimin e programit të tij për këtë zonë, Veliaj deklaroi se e votuar numrin 6 në datën 21 qershor, qytetarët e Tiranës do të votojnë për një kryetar bashkie që shkon në punë dhe i rri punës te koka.

“Ashtu siç bëmë në Krrabë apo në Baldushk, dua t’ju propozoj një kontratë me 8 pika konkrete se çfarë do të bëjë koalicioni ynë në krye të Bashkisë së Tiranës për komunën  e Bërzhitës. Gjëja e parë, do ta mbulojmë Bërzhitën me transport publik sepse sot është e pafalshme që dikush që banon në Bërzhitë duhet të paguajë një faturë të kripur për të zbritur deri në Tiranë. Do të kemi një linjë transporti për Bërzhitën, ku çdo qytetar i Tiranës, nuk ka rëndësi nëse jeton në Krrabë, në Bërzhitë, në Baldushk, Petrelë apo në Farkë, apo në çdo lagje të re të Tiranës, do të trajtohet njësoj me respekt, nga i njëjti shërbim me standarde” deklaroi Veliaj.

Ai premtoi se pas 21 qershorit, bashkia do të përfundojë ujësjellësin në Ibën e Sipërme, te Kafja e Xhafës dhe në Dobresh. “Është viti 2015 dhe lagje të tëra të Tiranës janë pa ujë. Çfarë bëri kryetari i komunës, përveçse vodhi për vete? Pse nuk i solli ujë Bërzhitës? Tirana pa ujë, Bërzhita pa ujë! Ata në drejtim të paditur, ne në drejtimin e duhur për t’i sjellë ujë Tiranës dhe Bërzhitës”, u shpreh Veliaj.

Mandej, ai shtoi se do të kryejë investime në infrastrukturën e zonës. “Për të gjithë ata që banojnë në Pashkashesh dhe në Kllojkë e dinë se rruga është një skandal i vërtetë. Ne nuk mund të kemi zona të izoluara, ku nuk shkon dot një ambulancë, zjarrfikëset, ku askush nuk shkon dot në shkollë apo në punë. Ndaj me votën e 21 qershorit ne do të përfundojmë rrugën Pashkashesh-Kllojkë, që këto dy fshatra të mos kenë më problem lidhje me komunikimin”, tha kandidati Veliaj.

Gjithashtu, ai premtoi ndërtimin e një shkolle të re 9-vjeçare, duke qenë se zona ka probleme me mbipopullimin e klasave, njësoj si në Tiranë. “Imagjinoni dot që nxënësit e shkollës “Kosova” shkojnë te Liceu dhe nxënësit e Bërzhitës shkojnë te shkolla “Kosova”. Kjo është arsyeja pse në Bërzhitë ne do të ndërtojmë një shkollë tjetër 9-vjeçare, që të kemi mundësi të sistemojmë të gjithë nxënësit e zonës, pa u detyruar që të dynden në shkollat e Tiranës, aty ku tashmë situata është kritike, e ku rrinë nga 3-4 veta në bankë, 60 vetë në klasë”, tha Veliaj. Sipas tij, kjo është arsyeja pse me votën e 21 qershorit edhe banorët e Bërzhitës do të votojnë drejtimin e duhur për të ndërtuar shkollën e re.

Programi për Bërzhitën

1. Mbulimi i Bërzhitës me linja Transporti Publik;

2. Rikonstruktojmë digën e Skurranës për të furnizuar me ujë për vaditje fshatrat Ibë e Poshtme, Pëllumbas, Dobresh dhe Bërzhitë.

3. Pastrimi i kanaleve vaditëse në Kllojkë dhe Pëllumbas;

4. Përfundimi i ujësjellësit në Ibë të Sipërme dhe në Dobresh;

5. Përfundimi i rrugës Pashkashesh-Kllojkë;

6. Rikonstruksion i shkollës 9-vjeçare Mihajas;

7. Ndërtimi i një Qendre Shëndetësore në Mihajas;

8. Hapja e rrugës 3.5 Km që lidh fshatrat Mihajas-Lugë-Shalqizë-Kus me rrugën nacionale.

10 komente në “Veliaj prezanton programin për Bërzhitën: “Ndërtojmë një shkollë te re dhe transport publik me standarde”  ”

  1. gjyshja says:

    Projekte konkrete per Tiranen e cila per fat te keq eshte lene ne harrese. Investimet ne infrastrukture, shkolla etj, te cilat z. Erion Veliaj i ka ne programin e tij lidhin dhe afrojne edhe me shume qytetin e Tiranes me zonat qe i jane bashkuar bashkise si pasoje e ndarjes se re territoriale. Realizimi i ketyre projekteve sjell zhvillim per Berzhiten e jo vetem.

    1. buffon says:

      Puno per Tiranen Erion per Tiranen qe eshte braktisur prej kohesh. Kryebashkiaku aktual ka rene ne letargji totale. Ne qytet mungojne gjarat me minimale si kazanet e plehrave apo edhe kapaket e pusetave. Ndjehemi te braktisur. Shpresojme shume qe Erioni te punoje me zell e perkushtim per kryeqytetin, besimplote se Erioni do transformoje Tiranen.

      1. ridona says:

        Eshte shume e dallueshme qe kandidate te se majtes kane nje epersi kundrejt atyre te se djathtes dhe kjo vihet re si ne programin e detajuar qe ka cdo kandidat per qytetin qe kandidon. Ne kete aspekt mendoj se dhe vota do ta reflektoje kete gje si per Erionin ne tirane por dhe ne qytete te tjera me kandidate te tjere.

    2. johan says:

      Kreativiteti, energjia, aftesite drejtuese e menaxhuese jane elemente qe karakterizojne kandidatin Veliaj. Puna e mire e bere ne MMSR deshmon per aftesite e tij. Ne ministrine ku punoi ne vetem nje vit e gjysme kreu nje sere reformash e mori nje sere masash si reforma ne pensione, hapja e zyrave te punes, dhenia fund e abuzimit me ndihmat ekonomike, demshperblimi i ish te burgosurve politike etj. Ka ardhur momenti qe edhe ne Tirane te behet pune qe edhe Tirana te shkoje ne drejtimin e duhur.

      1. Rei says:

        Erioni eshte njeri i punes dhe kam shume besim qe do punoj shume fort per tiranen si nje qytet i braktisur ne 4 vite pa drejtues dhe me njerez qe kane alergji nga puna. Ndaj dhe vota jone do jete dhe me masive kunder asaj partie dhe kryetarit te saj qe mori tiranen peng.

    3. Renata says:

      Erioni ka program konkret per cdo zone te tiranes dhe eshte jo vetem kandidati me i mire por ne kete aspekt por dhe njeri i punes, e cila te ben te besosh se ky program nuk do ngelet thjesht ne leter por do te jete i realizuar dhe i prekshem per qytetaret.

  2. Elma says:

    Me ndryshim e ri qe eshte bere ne reformen administrative po i jepet mundesi dhe komunave qe te mireadministrohet dhe te mos nglen me folete e te paafteve dhe njerzve qe manipulojn vota me menyrat nga me te ndryshme. Eshte nje reforme mese e domosdoshme dhe besoj shume shpejt do japi rezultatet e saj.

  3. era says:

    Super mashtruesi i ka ngjajt Mentorit te vet Rama, qe vetem me mashtime dhe demagogji “vodhen” votat e shqiptareve duke mashtruar qe erdhen ne pushten. Tani do bashkine a thua se po behet noi konkurs kush eshte mashtruesi me i mir. Posht Erion Velija

  4. taulant says:

    Ky eshte turp per vendin dhe PS-ne qe e nxjerrin per kandidat, jo me ta cosh ne mend me e votu.

  5. fimi says:

    Po ca shkollash e trasporti doi ndertoje ky pash zotin, ky esht aq mashtrues sa ska limit edhe, ca do ti kerkosh sthote sbehet asnje her ngaqe eshte aq mashtrues sa e ben vetem per vota, mos e dhente zoti te fitoj ky se bashke me Ramen sdo lejn vend ne Tirane pa bo pallate.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje