Lammert-Nishani: S'ka anëtarësim në BE, pa përmbushur kushtet

12 Qershor 2015, 15:41Politika TEMA

Presidenti Bujar Nishani, gjatë vizitës në Berlin, u takua me Presidentin e Bundestagut Gjerman, Norbert Lammert.

Nishani vlerësoi mbështetjen e gjithanshme që Gjermania i ka dhënë Shqipërisë, sidomos në procesin e integrimit në BE, të cilin, theksoi Kreu i shtetit, pavarësisht sfidave, jemi të vendosur ta çojmë përpara.

“Jemi shumë të vendosur të çojmë përpara reformat kyçe, veçanërisht atë të drejtësisë, të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, tha Nishani, ndërsa vlerësoi ekspertizën gjermane në kuadrin e Misionit EURALIUS.

Nga ana e tij, Presidenti i Bundestagut vlerësoi vendosmërinë e Shqipërisë për të qenë e orientuar drejt BE-së, por theksoi ai, duhet të jetë e qartë për të gjithë se ky është një proces që do të marrë kohën e vet, pasi duhen të përmbushen standardet dhe kriteret e nevojshme.

“Sa më shpejt të përmbushen këto parakushte, aq më shpejt vendi do të anëtarësohet në BE. Ne nuk dëshirojmë të përsërisim gabimet e kryera më parë. Anëtarësimi pa përmbushur kushtet do ta bënte të pamundur bashkëjetesën në familjen evropiane”, u shpreh Lammert.

Gjithashtu, Presidenti i Bundestagut vlerësoi harmoninë, mirëkuptimin dhe tolerancën fetare, si element shumë pozitiv që spikat në imazhin e Shqipërisë, i cili bie në kontrast me rivalitetin shumë të fortë politik mes palëve.

“Ajo që ne gjermanët kemi mësuar nga historia jonë është që në politikë nuk jemi vetëm të konkurrojmë me njëri-tjetrin, por dhe të bëjmë kompromise”, tha ai.

Dy zyrtarët e lartë bashkëbiseduan dhe për zhvillimet më të fundit në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ku Presidenti Nishani shprehu angazhimin se Shqipëria do të vijojë të kontribuojë në të mirë të paqes dhe stabilitetit të rajonit.

3 komente në “Lammert-Nishani: S’ka anëtarësim në BE, pa përmbushur kushtet”

  1. era says:

    U bini derrave se ju ja fusni kembet ne nje kepuce ketyre qelbesirave.Kekojne be keta politikane morracake,ne be do futemi kur ju moracake te jeni te gjithe pas hekurave.

  2. Lala says:

    Shkurt drute o Nishan po ishe ti ne krye akoma ne mjerim ky popull

  3. Petro says:

    Po si mund te kete BE kur ne te gjitha nivelet gjenden politikane dhe drejtues injorante, me shpate ne dore , me alergji ndaj kultures perendimore si babai i tyre shpirteror qe brodhi Parisin dhe s mori nje provim.Keta nuk i duan djemte dhe vajzat qe jane kthyer nga perendimi me shkolla te kryera shkelqyeshem.E praktikoi Enveri me Musine Kokalarin e me dhjetra e qindra te tjere, e vazhdojne niperit qe kane te njejtin mentalitet.Injorante, hajdute doganash, pervetesues tenderash,shkaterrues te drejtesise duan edhe BE.Ky polarizim i rrezikshem qe kane mbjelle ne vend dhe qe vazhdon te thellohet do t u behet si ortek.Nuk i shpeton dot as shtangisti, as piktori, as instituti i marksizem leninizmit dhe as doktori i bllokut.Ujqer te zinje, nuk jua hap deren europa edhe nese jeni zbardhur me miell.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje