Namik Dokle: Ja momentet tona më të vështira në këto 24 vite të PS-së

12 Qershor 2015, 18:34Politika TEMA

Partia Socialiste ka shënuar ditën e sotme, 24 vjetorin e themelimit të saj, ku dhjetëra të rinj por edhe shumë figura të njohura të kohës ndryshuan imazhin e ish-partisë së punës.

Deputeti i Partisë Socialiste Namik Dokle njëkohësisht një themelues i kësaj force politike  analizon dhe zhvillimet brenda PS-së.

Momentet më të bukura janë ato që janë edhe më të vështira, sepse kur del një moment i mirë nga një situatë e vështirë, është moment më i mirë, sidomos kur ndikon edhe në ecurinë e vendit

2 referendumet ne 1994, për të rrëzuar kushtetutën që nuk sillte asgjë të mirë për shqiptarët, apo edhe referendum i dytë po për Kushtetutën në 1998 që e kemi aktualisht. Që ishte një hap i rëndësishëm në reformimin e shtetit shqiptar.

Në 24 vite kemi kaluar edhe vështirësi të tjera që i kemi zgjidhur në të mirë të popullit e kombit.

Në 24 vite kemi qenë 11 vjet pushtet 13 në opozitë, ne nuk kemi menduar të fitojmë si…”, thekson Dokle për A1 Report.

Aktualisht jemi në pushtet dhe ky 24-vjetori e gjen qeverinë e koalicionin në kulmin e punës dhe kulmin ndaj reformave.

Sfida kryesore të ndërtojmë një Shqipëri europiane, jo vetëm e PS por edhe partive të tjera politike që duhet të kontribuojnë në këtë aspekt.

Dhe të gjitha janë thirrur për të zhvilluar një reformë të thellë. Sfida janë edhe lufta ndaj varfërisë, papunësisë, për ta bërë vendin gati për integrimin Europian. Sfida më e rëndësishme është zbatimi një legjislacioni evropian”, vijoi më tej deputeti Dokle.

1 komente në “Namik Dokle: Ja momentet tona më të vështira në këto 24 vite të PS-së”

  1. Pse ditelindja eshte e heshtur?
    A doni me per Belulin dhe shoket e tij, bulmete nga i njejtit stan nga doli edhe PD, qe e shkaterruan kete vend nga themelite, dhe sot kane fytyre te qeshin me buzet e tyre, te perqeshin te shkuaren, dhe te percudnojne te ardhmen. Ky, Dokle, Moikomi dhe Driteroi, te tre keta njerez – te abonuar te Kongreseve te PPSH – nuk e kuptojne se sa qeshrake jane sot kur flasin per kohe te ndryshme, gjera te ndryshme, njerez te ndryshem. Per ndryshimin! Jane qesharake pasi nuk kuptojne thelbin e tyre vetiak, i cili, thelbi i tyre qendron pikerishte te koha. Te koha si kategori filozofike, e cila ka vetm nje veti: te shkoje perpara. Koha nuk kthehet mbrapa dhe as qendron ne vend. Pra koha ishte, eshte, do te jete = me cdo cast qe ne jetojme e qe ndryshon po ne cast. Cdo cast qe ne jetojme eshte koha, jeta e popullit, e politikes, e shtetit shqiptar. Nocionet: e shkuara, e tashmja e ardhmja jane krijuar nga vete njeriu per te dalluar historine e njerezimit, rregulluar praktiken e jetes perditeshme, po ato ne realitet nuk ekzistojne, sepse sic e them me lart ekziston vetem Cast pas Casti, i cili ndryshon me te miliontat e sekondes. Eshte i pakapshem. Dhe k`to t` milionat e sekondes kane sjelle begati vetem per Doklet, Moikomet e Driterote. Pyesni e do te gjeni pasurite e atyre ne plazhet, kodrat e malet e Shqiperise. Atje ku populli germon token me dore per te prodhuar lenden e jetes se tij, atje ku lopa, qengji, pula, kali e gomari kane humbur identitetin e tyre natyror, dhe jane bashkuar e rrojne me njeriun nen nje kulm. Atje ku femijet shkojne ne shkolla per te kaluar kohen. Atje ku semundja me e lehte te rrezikon jeten pasi nuk ka jete-sherues. Atje ku nena e lind femijen mes dhimbjeve te varferise e pocaqillekut shoqeror, kuturore, feudal. Atje ku gruaja ka mall te flere me burrin e vet, sepse ai prej muaj eshte ne kurbet, prej vitesh, dhe nga halli nusja i jepet vjerrit, kunatit, jaranit, beut te fshatit te lirise, demokracise, shkerdhaterise – pre e krimit.
    Nuk e ka fajin koncepti: deomokraci. Fajin e ka manipulimi i parimeve te demokracise. Pikerisht nga njerez, sot te lene jashte politikes, dje ne politike e qe hodhen themelet e kesaj baterdie pakufi shqiptare. Kete te keqe Shqiperise as A.Zogu nuk i’a solli. As diktatura e puntoreve e fshtareve te varfer, te cilet dje ministra e deputete ishin, e sot ministra e ofiqare jane. Po si eshte e mundur qe ish i varferi te mos mendoje sot, per te varferin sot? Kjo eshte ceshtja se ciles PS duhet ti kishte dhene zgjedhje. Nuk ishte mision i pamundur perderisa Perendimi e arriti pas LDBoterore. Kjo duhej bere edhe ne Shqiperi pas dy Luftarave: monarkise, dhe diktatures se proletariatit. Prandaj jam kritik. Duket ashiqare se ne vendin tone, sado te na pelqeje ai, nuk ka hapsire politike, ekonomike, sociale per te ndare kurora Lavdie – nga njerez te palavdishem – kur eshte fjala, sic po llafosim ketu, per interesin e pergjithshem, shqiptar. Gjithesesi gezuar “harrene” e pakices. Me fund qofte ajo!?.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje