Basha në Cërrik e Peqin: Do luftoj deri ne fund për uljen e cmimit të energjisë

12 Qershor 2015, 17:11Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, gjatë turit elektoral në Cërrik dhe Peqin, premtoi uljen e taksave për fermerët dhe punësimin e të rinjve.

Basha tha se “në këto dy vite drama e çdo nëne ishte që nuk kishin me çfarë të paguanin faturat e energjisë e mijëra të tjera që janë pa punë, enden pa shpresë në kërkim të një kothere bukë për fëmijët e tyre. Ky është realiteti, këto janë hallet, problemet, papunësia, varfëria, kriza ekonomike.

Kjo është gjëma e dyshes Rama-Meta që erdhi me premtime të mëdha para dy vitesh. Dinjiteti i nëpërkëmbur i kryefamiljarëve nuk është në shitje në 21 qershor por do të ndëshkojë me votë ata që e shkelën, ata që e nëpërkëmbën”.

Basha shtoi se “do të luftoj deri në fund, deri në fitore për të ulur çmimin e energjisë me 25%, për të falur kamatë-vonesat, për të rritur rrogat e pensionet, për të rritur ndihmën ekonomike dhe për të shtuar në listën e ndihmës ekonomike të gjithë ata që u hoqën me të padrejtë, për të qëndruar në krah të më të pamundurve, duke ulur me 20% çmimin e miellit, orizit, sheqerit, vajit, vezës, qumështit dhe mishit përmes heqjes së TVSH”.

Kreu i Partisë Demokratike tha se kemi vendosmërinë dhe ne do ta ofrojmë atë e me votën tuaj do të hapim një rrugë tjetër, atë të uljes së taksave , të punësimit për të gjithë të papunët e Peqinit e në veçanti për rininë punëtore e fisnike të Peqinit.

17 komente në “Basha në Cërrik e Peqin: Do luftoj deri ne fund për uljen e cmimit të energjisë”

  1. Gjergj Kastrioti says:

    o Lulzim basha o kelysh i berishes nuk ke shanc ti more i korruptuar te vishe ne pushtet me mashtrimet e tua or bastard.

  2. alketi says:

    partia demokratike ka nje objektiv te qarte dhe shume konkret per keto zgjedhje.zgjedhje te cilat do te frenojne furine e kesaj qeverie te korruptuar dhe te mbytur ne krim.cdo kandidat demokrat ka objektiva te qarta.planet dhe strategjite qe po ndjek partia demokratike jane plane per te permiresuar jeten e cdo qytetari.sepse qytetarve ju ka ardh shpirti ne maje te hundes nga ky shtet i cili i ka braktisur drejt nje udhe pa krye.

    1. Pilo Lala says:

      Ky koment eshte i Gazeta Vicidoli.
      Vetem Vicidoli nuk do e kuptoj kurre qe kjo Qeveri po ja ndryshon komplet perspektiven Shqiperise.
      Me sakte, Edi Rama eshte njeriu qe i eshte nevojitur Shqiperise keto 25 vjet.

    2. akrepi says:

      Alketi mund te thuash ndonje krim qe ka bere qeveria Rama? Qe te thuash qeveri kriminale duhet te kete bere krime apo jo? mos e ngaterron me qeverin e Saliut ku vrasjet e krimet skane te numuruar? Apo mos quan krim rritjen e cmimit te energjis qe nga cmimi mesatar 9.7 e coj 9.5 ndersa Saliu e gjeti 5.5 e coj 9.7 thuaj ndonje cmim tjeter me shifra konkrete qe te eshte rritur duke perjashtuar inflacionin.Ore mos quan krim ti vendosjen e shtetit ligjor qe denohet kush shkel ligjin pamvaresisht se eshte polic apo gjyqtar zyrtar apo qytetar i thjesht?Zot na ruajt se cdo gje ben vaki.

  3. beni says:

    Do i realizosh ne 2030.

  4. 12062015 says:

    me kto qe po thu na hallakate fare mor burre, kujdes se ja hudhe dhe bajram currit

  5. FBI says:

    Po mo Funderine e Funderinave, ky eshte me i pa afti te pa afteve, por ama eshte Skuth, Bythlepeires, Hajdut etj, etj, turp me te madh nuk ka te kesh Politikan te tille!!!!

  6. nani says:

    Ketij populli i duhet shprese dhe kurrsesi nuk mund te shpresojne nga kualicioni qe per afro 2 vjet e ktandisi Shqiperine si asnjehere me keq. Pune dhe dinjetet kerkon cdo shiptar dhe familje e thjeshte. Suksese Partise Demokratike me z. Basha dhe ekipin dhe komplimente per sloganin e goditur. Ju jeni forca politike e te gjithe Shqipetareve. Bravo

  7. alia says:

    Bravo Basha, suksese kanditateve per pune dhe dinjitet. Shqiperia ka nevoje per menyre tjeter qeverisje ndryshe nga ajo e Rame dhe Metes.

  8. emiljan says:

    Le ti themi stop kesaj qeverisje 2 vjecare te kesaj qeverie dhe te votojme kandidatet per pune dhe dinjitet. Besoj qeveria aktuale ne ket menyre do ndryshoje qendrim ne te kudertet zgjedhjet e 2017 nuk jane shume larg.

  9. arjana says:

    O popull nese nuk doni te shihni spektakel me familjet tuaj vendin tend, qytetaret e ketij vendi mos votoni kurr kandidatet e PS-LSI. Esht parlajmerin shume I rendesishem, Rama do I bej spektakel ketij vendi nese del fitues me shume kandidate. Kujdes mendohuni

  10. taso kume says:

    KJO fytyre spiuni me ne funde e ka kapur demin nga briret,problemin e dritave,por prape eshte person i pa besushem, me vjen keq nje nje problem jetik e trajtone nje spiun i SERBEVE qe pregatiti listat e ushtareve te uçk i prezantoje si terorista.

  11. lavdosh says:

    Per Alketin qe ne kete forum ben deklarate PD-je, po i them me mire te shkoje ne mitingje dhe te fali fjale boshe. Vetem ne komunizem gjerat ishin gratis,por te gjithe e dime qe te gjithe ishin te varfer. Basha dhe PD me kete politike kete duan te arrijne.
    Opozite qe ben fushate vetem per shkelesit e ligjit qe jane te zemeruar/pakenaqur me qeverine sepse vendosi ligjin. Vaj medet

  12. akrepi says:

    Me keto votime Lulzim Basha cfare mendohet se do behet K/M jo se nuk jane zgjedhje parlamentare.Atehere pse premton gjera qe jane kopetence e qeverise?Dmth genjen Do ti zgjith keto probleme si K/bashkie? ai ska kanditature fare. Do ti bejne k/bashkiaket demokrat qe do te zgjidhen?flet se do ti bejne te tjeret kur ky eshte k/bashkie vet e nuk beri asgje.Dmth genjeshtra me bisht.

  13. cerriksi says:

    ne cerrik do mari te gjatin e rames

  14. antikamunist says:

    Nuk e kuptoj se pse e merrni seriozizht lulushin.Eshte vecse nje pupac i sales.E ka zene tmerri nga humbja se e kupton qe pas 21 qershorit ,ne krye te pedes do vije bojaxhiu ose halim kosova.Pedeja e ka prtenotuar opoziten per 2 – 3 mandate. Eshte mire ti leme te ushqehen me bar shqupi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje