FOTOT/ Zbulohen faktet që vërtetojnë përpjekjet e Fiqiri Ismailit për të blerë votat me miell në Vorë

12 Qershor 2015, 19:13Politika TEMA
FOTOT/ Zbulohen faktet që vërtetojnë përpjekjet e Fiqiri

Zbulohen fakte të tjera që nxjerrin në dritë përpjekjet e kandidatit të PD­së për Bashkinë e Vorës, Fiqiri Ismaili për të manipuluar rezultatin e 21 qershorit nëpërmjet blerjes së votës. Dy ditë më parë nga Policia e Shtetit u bllokuan disa furgona të mbushur me sasi të mëdha thasësh me miell deri në 125 të tillë.

Kjo sepse pas kontrollit që iu bë faturave që shoqëronin mallin rezultuan pasaktësi të çuditshme. Pas investigimeve arritëm të siguronim një kopje të këtyre faturave dhe fotot e njërit prej furgonave të bllokuar.

Në faturën tatimore dallohet qartë se kompania “Agro Blend” në pronësi të kryebashkiakut të Vorës, Fiqiri Ismaili, i ka shituar rreth 25 kuintalë miell një “individi”, që nuk ka numër NIPT­i. Shkelja qëndron në faktin se shitja në këto sasi mund të bëhet vetëm nga subjekte që tregtojnë mallra me shumicë dhe jo nga individë. Kësisoj, faturat nuk janë të rregullta. Si ka mundësi që një individ në një fshat të Vorës blen 25 kuintalë miell për përdorim shtëpiak? Ne u interesuam dhe në një furrë buke, që janë konsumatorët më të mëdhenj dhe kryesorë të miellit dhe mësuam se pronarët e tyre blejnë zakonisht deri në 100 kg apo 5­6 thasë me miell në ditë.

Dhe kjo sepse nëse marrin sasi me të mëdha për magazinim, mielli rrezikon të prishet dhe nuk mund të përdoret për prodhimin e bukës. Ne arritëm të gjenim edhe fotot e furgonit të bllokuar dhe certifikatës së regjistrimit në QKR që vërteton se punon për llogari të kompanisë “Agron Blend”. Në një tjetër faturë tatimore të kompanisë “Agro Blend” që fakton shitjen e një sasie prej 10 kuintalësh miell personit me emër Ajet Spaho, aty ku duhet të ishte numri i NIPT­it të subjektit blerës është shënuar “s’ka”.

Si mundet që një person i vetëm të blejë për përdorim vetjak apo shtëpiak një sasi kaq të madhe mielli nëse nuk është i regjistruar si subjekt tregtar? Këto fakte tregojnë qartë se faturat në rastin konkret janë thjesht fiktive dhe se kjo sasi e madhe mielli kishte si qëllim shpërndarjen falas nga kompania nëpër fshatra të Vorës në këmbim të votave të banorëve të këtyre zonave. Gjithashtu, dyshimet për fatura fiktive shtohen edhe më shumë nëse i referohemi çmimit që “Agro Blend” ka aplikuar në shitje për individ, pra konsumatorin final, që është 23.4 lekë në faturat e zbuluara.

Ky çmim është disa herë më i ulët krahasuar me çmimin mesatar të konsumit publikuar nga Instituti i Statistikave në muajin mars që është 159.7 lekë për Kg, duke shtrembëruar konkurrencën dhe deklaruar më pak për buxhetin e shtetit. E thënë ndryshe kompania e Fiqiri Ismailit  bërë evazion fiskal.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

10 komente në “FOTOT/ Zbulohen faktet që vërtetojnë përpjekjet e Fiqiri Ismailit për të blerë votat me miell në Vorë”

  1. sit..d back..and relaks → says:

    Ky qe shkruan gazetari eshte njeri kendveshtrim, por qe nuk verteton asgje joligjore. do te doja ta vertetonte por nuk verteton asgje nga ato qe pretendon gazetari. ka ndonje ligj qe ndalon nje individ apo limiton sasine e mallrave ushqimore apo cfaredolloj malli tjeter qe nje individ mund te bleje per perdorim personal? me sa di une jo. ka ndonje ligj qe te kete vendosur cmim dysheme per miellin apo mallra te tjera ushqimore? me sa di une jo. pra nje individ mund te bleje miell sa te doje e me cfare cmimi ta shohi te arsyeshem dhe ta perdori ate miell per mbushur dysheket po per ca ti doje qejfi. sigurisht kur shikon te tilla veprime te lindin dyshime dhe ngrihen hipoteza por nga hipoteza tek vertetimi i faktit eshte nje rruge e gjate e plot me avoketer, prokurore, gjykates etj etj. nqs ka ndonje gje qe fiqiru duhet plasur brenda eshte mielli i intoksikuar nqs eshte vertet ashtu dhe prokuroria duhet te filloje ndjekje penale. perpara kesaj kjo puna e thaseve me miell eshte kot fare. here tjeter gazetari perpara se shkruaje duhet te bej ca telefonata me personat kompetente e te verifikoje nqs veprimet e kryera nga fiqiriu me ket furgonin mund te quhen joligjore dhe te perdoren si fakte ne gjykate. sa per tymnaja thashemesh e hipotezash ato si ngrihen para zgjedhjeve ashtu shperndahen pas zgjedhjeve e askush nuk merret me me to. luje bythen gazetar dhe fillo investigimin ne terren jo nga fejsbuku.

    1. prizem says:

      this for you sit..d back..and relaks….po ky qenka miell more zullap. Nice job to cover his ass but very difficult task, you better leak than cover it. Do something that you are use to do. TUNG

      1. sit..d back..and relaks → says:

        as po mbuloj as po zbuloj gje, ky eshte realiteti. te pelqen apo ste pelqen eshte pune per ty. nqs ke ndonje pergjigje ne lidhje me pyetjet mire nqs ske dont bullshit around.

  2. fieraku4u says:

    AHH TE SHKRETET SHQIPTARE, JETOJM NE 2015 DHE AKOMA SHESIN VOTEN E TYRE ME THESA ME MIELL.

  3. Besnik says:

    Po si nuk i lane njehere keto gjera kaq te shemtuara. Po si nuk e kuptojne qe njerezit tani jane ndergjegjesuar me shume dhe qe te vetmen gje qe e kane ne dore nuk e shesin me sepse e kane kuptuar qe sahere e kane shitur voten e kane pesuar me keq sepse asnje gje nuk kane bere per ta.

  4. Sì nuk turperohen kur bejne gjerat te tilla ne prag Votimesh?

    1. jam says:

      Me mire te pyesje se si nje person nuk ndjehet nje mbeturine e padobishme kur kemben voten me nje thas miell.Turpin me te madh e ben ai qe het voten e tij per dy-tre petulla.

  5. Exs327 says:

    Epo kjo pune e madhe mos e bëni problem

  6. TJ says:

    Kjo eshte PD dhe ky eshte Sal Ram Berisha prej Vicidolit!

  7. temujin says:

    PD-es i paska ikur petlla…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje