Jeta sekrete e Fidel Kastros

13 Qershor 2015, 09:21Politika TEMA

Për 17 vjet, Juan Reinaldo Sanchez ka qenë pjesë e një skuadre elitë të specialistëve kubanë të sigurisë, të ngarkuar për mbrojtjen e jetës dhe privatësisë së Fidel Kastros. Por në vitin 1994, besnikëria e tij u vu në dyshim, kur bashkë me vajzën e cila jetonte tashmë jashtë vendit, një prej vëllezërve u nis me një raft për në Florida. Kastro e pushoi.

Sanchez u burgos për dy yjet dhe u torturua. Në vitin 2008, ai dezertoi për në SHBA, duke u bërë i vetmi pjesëtar i eskortës së Lider Maximos-s, që largohet nga ishulli.
Muajin që kaloi, Sanchezi ndërroi jetë, disa javë pasi botoi “Jeta e dyfishtë e Fidel Kastros”, një version në gjuhën angleze i “La Vida Oculta de Fidel Castro”, botuar fillimisht në Spanjë në vitin 2014. Koha e vdekjes së tij, ka bërë shumëkënd të ngrejë pyetjen, se mos dora e gjatë e diktaturës u zgjat për t’u hakmarrë, për rrëfimin e tij mbi jetën e ish shefit. Shkaku zyrtar i vdekjes është raportuar të ketë qenë kanceri në mushkëri. Legjenda e Kastros, si një revolucionar i madh që sakrifikon për popullin e tij, ruhet duke mbajtur të fshehtë detajet mbi jetën e tij. Rrëfimi i Sanchezit tregon Kastron e vërtetë: hakmarrës, me vetëpëlqim të jashtëzakonshëm, dhe i dhënë pas shpërthimeve fëmijërorë të humorit – të ashtuquajturat “stuhi tropikale”. “Mënyra më e mirë për të jetuar me të”, shkruante Sanchez,
“ishte që të pranoje çdo gjë që ai thoshte dhe bënte”.

Nuk mund të kishte kohë më të mirë për daljen e librit. Administrata Obama sapo e ka hequr Kubën nga lista e shteteve mbështetës të terrorizmit, mes kritikave të forta nga mërgimtarët kubanë. Shqetësimet e tyre janë të kuptueshëm: Ndonëse thuhet se Kastro është tashmë i paaftë mendërisht, aparati i shërbimit të fshehtë që ai ndërtoi – i cili është i specializuar në dhunën për destabilizimin e demokracisë dhe trafikun e drogave dhe armëve – mbetet ashtu si ka qenë prej gjysmë shekulli. Sanchez ka parë me sytë e tij indiferencën e Kastros ndaj varfërisë në Kubë. E1 Comandante ka mbajtur Çalime pa fund, duke bërë thirrje për sakrifica revolucionare. Por ai jetonte mes luksit, me një ishull privat, një jaht, 20 shtëpi në të gjithë ishullin, një kuzhinier personal, një doktor me
kohë të plotë si dhe një dietë të përzgjedhur dhe përgatitur me kujdes.

Kur një kompani kanadeze ofroi të ndërtojë një kompleks sportiv për vendin, Kastro e përdori donacionin për një fushë basketbolli private. Kudo ku udhëtonte nëpër botë, shtrati i tij çmontohej dhe dërgohej përpara, me qëllim që të kishte komoditetin që kërkonte.

Kastro ishte i fiskuar me përhapjen e revolucionit të tij. Jashtë Havanës ishte ndërtuar një kamp i fshehtë i quajtur Puento Cero de Guanabo, ku siç shkruan Sanchez, “Kuba stërviste dhë këshillonte lëvizje guerilase (dhe organizata) nga e gjithë bota”. Rekrutë nga vende si Venezuela, Kolumbia, Kili dhe Nikaragua praktikonin rrëmbime avionësh dhe mësonin të përdornin eksplozivë. “Kili i Salvador Allendesë në fillim të viteve 1970″,- shkruan Sanchez, “ishte padyshim vendi ku influenca e Kubës kishte penetruar më thellë. Fideli i kushtoi energji shumë të mëdha dhe burime këtij qëllimi”, dhe atje infiltruan shumë operativë të shërbimeve të fshehtë kubanë. Sanchezi kishte mësuar për atë që kishte ndodhur në Kili, përmes kryespiunit të famshëm revolucionar të Kastros, Manuel Pineiro, i cili “qëndronte gjithmonë përreth pallatit presidencial”, duke folur për të.

Regjimi kuban “penetroi dhe u infiltrua në enturazhin e Allendesë, me objektivin e krijimit të një aleati të pakushte në Santiago de Chile”. Marksistët Miguel Enriquez, udhëheqësi i Lëvizjes së Kilit për të Majtën Revolucionare dhe Andres Pascal Allende, bashkëthemelues i asaj lëvizje radikale dhe gjithashtu nip i presidentit Allende ishin njerëzit e Kastros, që ishin stërvitur në Kubë”.

Vajza e Allendesë, Beatriz u martua me një diplomat kuban në Santiago, bindi të atin që të dëbojë gardën presidenciale që ai kishte trashëguar. Ajo u zëvendësua nga “militantë të të majtës”, përfshirë edhe agjentë kubanë. Pas rrëzimit të Allendesë, Kastro vazhdoi të stërvisë rekrutë kilenë në Kubë. Një prej tyre ishte Juan Gutierrez Fischmann, që sipas Sanchezit “ishte i kërkuar prej një kohe të gjatë nga Interpoli” për rolin e tij në vrasjen e senatorit kilen, Jaime Guzman.

Një ditë në vitin 1988, ndërkohë që Sanchez po qëndronte jashtë zyrës së Kastros, E1 Comandante priti ministrin e brendshëm. Kastro e udhëzoi Sanchezin që të mos ndiqte rutinën e përditshme e të mos e regjistronte takimin. Kur takimi u zgjat e u zgjat, Kastro nuk e hapi asnjëherë derën që të kërkonte uiski, si bënte zakonisht. Sanchezi, shumë kurioz vuri kufjet dhe nisi të dëgjojë. Ai i dëgjoi të dy tek flisnin “për një transaksion shumë të madh të trafikut të drogës, që po kryhej në nivelet më të lartë të shtetit”. Një vit më vonë, Kastro urdhëroi që gjenerali Arnoldo Ochoa – heroi më i nderuar kuban, nga Gjiri i Derrave deri në konfliktin e Angolës – si dhe tre oficerë të lartë të ushtrisë, të pushkatoheshin për trafik droge.

Sanchezi arriti të kuptojë se “Fideli i përdorte njerëzit dhe më pas i hiqte qafe, pa u shqetësuar aspak”. Eshtë historia e revolucionit kuban, por nuk është e qartë nëse administrata Obama e kupton.

The Wall Street Journal – Bota.al

11 komente në “Jeta sekrete e Fidel Kastros”

  1. xhemal says:

    idea se cdo komuniste eshte nje vrases eshte me shume se nje mendim dashakeq,problemi eshte tek sistemet qe zgjedhim per te permiresuar jeten e ne praktike komunizmi deshtoi per njemije e nje arsye ,por mos te harrojme se pas luftes 2 boterore ka qene SHBA, e cila eshte superarmatosur e ka zhvilluar luftera lokale apo rajonale nga te cilat kane humbur jeten miliona njerez te pafajshem ne emer te nje sistemi ekonomk ,politik, kulturor ,atehere edhe ky sistem kerkon te ndryshohet me mjete demokratike ne emer te nje shumice dermuse per sigurine e paqes se qendrushme ,per lirine e te gjitheve ,lumturine e cdo qenie njerezore

    1. Dielli says:

      Xhemal,o xhem,qe komunistet kishin bere betimin ti sherbenin diktatures me c’do forme e cmim kete e din dhe bufi.
      Po a nuke jane pjellat dhe mistrat e saje qe deri me sot vazhdojne te mashtroje,grabisin,terrorrizojne duke shtuar pas viktimat e rradhes per leke te piset e pushtet pa kufi brend djallit,apo bej baba qe t’u ngjale i thone kesaj politike,nga eterit, bijte dhe mostrat e tyre.
      Te shkruajshe dhe te komentosh eshte sa dije,aq dhe profesjon,por te zhgaravitesh ne emer te lekeve te pista nen dore te droges,prostitucionit,kontrabandes,apo krimit shume ngjysh,nuk eshte me padije por bashkefajesi.
      Jane mijra nena dhe gra te veshura me te zeza dhe femije jetim qe presin drejtesi dhe jo lojra fjalesh me vota te grabitura e te tjetersuara me fuqine e pushteteve per te ruajtur me c’do forme e cmim sundimin ne te tre pushtetet,nen moton”nga i jati,tek i bir, nipi,apo mbesa dhe nje djalle e gjysem.MJAFT ME O xhem,nuk e hajne me shqiptaret dhe miqte tane sapunin per djathe.Dita e gjykimit po afron lum kush e beson dhe e denoncon dhe nuk behet pale me to ne bangen e akuzes.

      Shen Agustin shume vite me pare tha;ne mungese te drejtesise,cfare eshte sovraniteti,pervecse nje grabitje e organizuar.

  2. ! says:

    Kubanet arratisen ne Amerike me rafte librash. Kjo s`eshte gje hic. Po te ishim ne shqiptaret ne Kube do arratiseshim me varese rrobash.

  3. nji uj selite te lutem says:

    Si ka mundesi qe sa her i prishet interesi njerezve fillojn vjellin vrer duke sajuar çte mundin per te nxier mllefin personal te tyren,KASTRO ishte i vetmi udheheqes qe hapi per 24 or kufirin kuban dhe i tha te ter te pakenaqurve si ky shkrimtar bodrumesh qe kush do te largohet nga kuba mund te largohet, kur pa kaq shum pa kenaqsi ky person pse nuk u largua qe ne at koh per amerik, apo i kishte punet vaj me qeverin dhe nuk kishte interes te largohej aq me teper qe kufijt u hapen dhe nje pakic njerzish u larguan ne drejtim te amerikes dhe sot qe kuba esht e hapur ndaj amerikes nuk po shohim bum largimesh per ne europ po njerzit ndihen te lumtur aty ku jan dhe lumturin e kerkojn ne vendin e tyre se kan akoma shpres tek qeveria qe kan,si kto artikuj te shpifur per te denigruar kundershtarin kemi par ne fillim vitet 90te pa hesap dhe te ter ata qe shanin me shum u ben vapiret e ktij populli qe nuk kan meshir sot, ne qe i kemi provuar ne kurriz kta lloj njerzish naj shpifin se me kta Mostra shkritar keqdashes jemi ngopur.shikoni saliun ujku ujku thirri 25 vjet nuk beri tjeter gje per kte popull shau ENVERIN ter jeten dhe vet vodhi ter SHQIPRIN mashtroj vrau preu per interesin personal ke mundi shiti dhe territorin e atdheut po per interesin e vet dhe therret AKOMA PER AT BURR SHTETI QE VETEM SAKRIFIKOJ DHE BERI TE PA MUNDUREN PER POPULLIN E VET.

  4. gjembaci says:

    fidel kastro ,alias “el comandante ” e beri detyren per vendin e tij ne menyre perfekte ,ashtu sic e donte ai .
    ne se ky pispiruqi shkruan tani nje liber dhe tregon ato qe bente sipas tij kastro ,tregon qe nuk ka qene besnik ,por legen .
    perendimi nuk eshte aq qengj sic duket ,sepse ligji eshte i jashtezakonshem sa qe nuk te jep as 1 te qindmijten e mundesise te te shkoje mendja ta ndryshosh .
    pastaj cfare muti do perendimi qe fut hundet ne shtete te tjera per ti “demokratizuar ‘ ,kur ato nuk duan .
    kastro sa ishte gjalle dhe ne detyre ,nuk la njeri qe tia shkelte pragun .
    i mire i keq ,e di populli i tij ,prandaj e lini kastron te jetoje ditet e tij te fundit .

  5. G.Karagjozi says:

    Nje Kubaneze e intervistuar ne nje TV gjerman duke folur per jeten e saj tregon dhe nje histori per Kastron.Kubanezja para luftes se dyte boterore ishte ritur ne Berlin. Nga frika e Nazisteve Familja u largua ne Amerike.Atje u rekrutua nga CIA dhe u stervit ne nje Kamp agjentesh.Pikerisht ne kete kamp njihet me Kastron dhe behet Dashnorja e tij.Kastrua ishte gjithashtu i rekrutuar.Me vone Kubanezja tregon se behet dashnore ish Presidentit Milioner te Venezueles i debuar dhe i emigruar ne Amerike.Ajo tregon se kur Kastro mesoi tradhetine e saj,u largua nga ajo, dhe e perbuzi.Kubanezja pretendonte se personi qe vrau Kenedin ishte stervitur ne te njejtin Kamp dhe Ajo e njihte ate.Tregon: Kur me larguan nga CIA u perpoqa shume te realizoj nje vizite turistike ne Kube dhe me shume veshtiresi e realizova ate.Shkoj te Objekti ku punonte Kasto dhe i lutem Oficierit qe tì trasmetoj emrin tim Kastros.Pasi me la te pres gjate me lejuan te takoj Kastron.U tregua shume i ftohte, dhe pas gjysem ore me tha se duhej te largohesha.Prisja me shume tregoi Ajo.

  6. shemteria e tij asnaplasi anullatos says:

    Ky perkthyesi dubet te jete kubanez. E paska mesuar mire shqipen.
    Amigo, nuk i thone E1 por EL comandante.
    Te pekten rilexoje njihere perpara se ta botosh ne gazete.
    Sa per shpifjet ste ve faj

  7. Historiani says:

    Ne fund te viteve 80 Kastro bashkepunonte me Pablo Escobarin ne trafikun e droges… Deshmia e ketij sigurimsi te Kastros dhe te dhenat per Pablo Escobarin si baroni me i madh ne bote i droges gjate kesaj periudhe e provojne kete…

    1. Miku says:

      Po mire more Historian qe i thua vetes e mos qofshe, po USA me cfare u ndertua, vetem me droge.

  8. nji uj selite te lutem says:

    tI JE HISTORJAN I KOHES TASHME QE BEN HISTORIN SI TE DO TRAPI POR TE PAKTEN E BEN NJE GJE DHE TI QOFT EDHE PER KEQ.

  9. Tom says:

    Eshte e thjeshte. Kastros i kerkuan falje.
    Kurse ky Koliqi i Kubes qe ka shkruajtur keto idiotsiara, nuk ja vlen te komentohet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje