Kryeministri Edi Rama ripërsëriti thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve që të votojnë kandidatët e Aleancës për Shqipërinë Europiane, për t’i dhënë frymëmarrjen e duhur qyteteve dhe bashkive të reja. Kryeministri Rama, i shoqëruar nga Kryetari i Kuvendit Ilir Meta dhe deputetët e majtë të Qarkut të Fierit, zhvilloi takimin elektoral në Bashkinë e Fierit dhe të Lushnjes ku në emër të ASHE-së kandidojnë Armando Subashi dhe Fatos Tushe.
Rama i ka drejtuar një thirrje qytetarëve të marrin pjesë masivisht në zgjedhje, ndërsa theksoi se më 21 Qershor shqiptarët do të votojnë më të lirë se kurrë më parë. Në këtë kuadër, Kreu i Qeverisë tha se në asnjë nga mitingjet e ASHE nuk janë detyruar mësuesit apo mjekët, nxënësit e shkollave apo administrata që të lënë punën apo mësimin dhe të dalin në mitingje për të pritur Kryeministrin apo Kryetarin e Kuvendit.
“I bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të votojnë Armando Subashin. Madje i bëj thirrje edhe demokratëve që të mbështesin me votë kandidatin e ASHE-së, është një thirrje miqësore, është një thirrje që i bëhet jo për të marrë teserat e PS apo LSI-së, por për ti çuar edhe një mesazh kryetarit të tyre që të zgjohet nga gjumi. Ne nuk kërkojmë një fitore të thellë në Fier, por kërkojmë një votë mbështetëse ndaj kandidatit tonë për të ndryshuar Fierin, për ti dhënë zhvillimin që meritojnë komunave në Bashkinë e re”, tha Rama.
Rama tha se “nuk besoj se ka një vend më të përshtatshëm dhe një atmosferë më të përshtatshme për të ju uruar të gjithë socialistëve ditëlindjen e PS-së, për t’ju thënë që ne socialistët dhe progresistëet, jemi dy parti dhe një fuqi e vetme sepse kemi kapitalin më të madh njerëzit për të bërë të mundur realizimin e ëndrrave e atyre që kanë besuar tek ne”.
Kryeministri Rama u bëri thirrje qytetarëve të Fierit për pjesëmarrje të gjërë në këto zgjedhje lokale. “Ka një rëndësi të jashtëzakonshme që të gjithë të marrin pjesë në votim, që ta investojnë besimin e tyre në drejtimin e duhur, për Armando Subashin dhe ASHE”, tha Rama.
Gjatë fjalës së tij, Rama nënvizoi mbështjen e madhe që do ti jepet Fierit pas 21 qershorit.
“Dua të theksoj se programi për Fierin ka të gjithë mbështetjen tonë. Kjo është një fushatë fantastike pasi si asnjëherë më parë marrin pjesë më shumë gra dhe vajza, dhe si asnjëherë më parë Shqipëria do të shkojë në votim për t’i dhënë mbështetjen jetësimit të një misioni dhe programi emancipuesp që ne në vullnet të plotë e kthyem ne ligj , me 50% vajza dhe gra në këshillat bashkiakë. Ky ligj do t’i japë vendimmmarjes së komuniteteve përparësi të jashtëzakonshme të barazisë gjinore”, nënvizoi Kryeministri.
Ndërkaq, Rama tha se “kjo fushatë është një mundësi edhe për fshatrat. Asnjeherë fshati nuk ka pasur mundësi që i jep reforma jonë historike, pasi për herë të parë fermeret do të kënë mbështetjen që nuk e kanë pasur kurrë përmes bashkive të reja. Ne jemi të vendosur që reformën ta çojmë më tutje dhe të japim më shumë pushtet për kryetarët e bashkive, ne mënyrë që të zgjedhurit vendore të jenë të fuqishëm , që të zgjedhurit tuaj të kënë më shumë mundësi për të plotësuar detyrimet ndaj jush.
Ai shtoi se “komunat do të kthehen në njësi administrative që do të japin shërbim civil, ndërsa bashki do të kthehet në mundësi force për zhvillimin ekonomik”.
Të dy përfaqësuesit e ASHE , Rama dhe Meta i bënë thirrje qytetarëve se “nuk është me rëndësi që të kërkojmë një fitore të thellë në Fier, por është e rëndësishme që sa më i madh të jetë investimi juaj me votë aq, më i madh do të jetë dhe detyrimi ndaj jush”.
Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe njëkohësisht dhe Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta tha se “jam sot këtu në Fier, për të mbështetur fuqimisht kandidatin tonë Armando Subashin për detyrën e kryebashkiakut të bashkisë së re të madh të Fierit. Unë jam krenar që kam bashkëpunuar me Armandon gjithë këtë kohë pasi ai ka bërë një punë të shkëlqyer në mbështetje të shumë reformave të rëndësishme, ku një prej tyre dhe më e rëndësishmja që hyn në fuqi në 21 qershor me votën e mbi 1 milion shqipëtarëve është reforma administrative territoriale. Reforma administrative-territoriale është në krye-reformave që do t’i çojë energjitë e vendit tonë në drejtimin e duhur”.
Meta gjatë fjalës së tij nënvizoi se drejtimi i duhur për Fierin do të thotë më shumë shërbim.
“Në drejtimin e duhur për të ofruar më shumë shërbime dhe më cilësore në standarde europiane ndaj qytetarëve të Fierit dhe gjithë Shqipërisë”, tha Meta ndërsa e vlerësoi fushatën elektorale në Fier me në krye Armando Subashin, si një fushatë model dhe të kulturuar. “Dua t’ju falenderoj për një fushatë model, për një fushatë të kulturuar dhe që i drejtohet qytetarëve me propozime dhe alternative konkrete. Ndërsa të tjerët shpifin e shajnë , ne propozojmë, ofrojmë zgjidhje dhe mundësi më të mira për familjet e Fierit që ndeshen me vështirësi”.
Nje super miting dhe nje super mbeshtetje nga Fieri per Edi Ramen dhe per gjithe aleancen e majte. Kam besim se e majta do te korre nje fitore shume te thelle ne Fier sepse atje njerezit gjithemone dine qe ti vleresojne njerezit e afte dhe qe kane vullnet per te punuar.
Votoni Armando Subashin si alternativen qe do sjelle zhvillimin me te qendrueshem te Fierit.
Sa me shume qe te mundohen te djathtet apo forcat e tjera qe te bejne fushate ne Fier e kane te kote sepse nuk do te marrin kurre ate.
Sa me shume mbeshtetje per te majten aq me shume projekte do te realizohen. Por per tu bere keto projekte duhet qe pushteti qendror te perputhet me pushtetin lokal. Prandaj more njerez mos e coni voten kot por jepeni per aleamce per shqiperine europiane.
lushnja dhe fieri mbeshtesin fuqishem modelet e kandidateve te majte e mbeshtesin me te drejte te majten pasi garojne kandidate qe kane cfare japin per keto qytete kane aftesite dhe deshiren per ti cuar perpara keto qytete pasi ne vetem dy vjet ne fier dhe lushnje eshte inveestuar me shume sesa ne 8 vite te qeverise berisha
Partia Socialiste dhe kandidati Subashi kane paraqitur nje oferte te qarte qytetareve te fierit te cilet edhe nje here do votojn ne menyre plebishitare per aleancen per shqiperine evropiane. Partia socialiste nuk ka nevoj te nxjeri nga klasat nxenesit dhe administraten nga zyra sic bente me fakte PD-ja, pasi PS-ja eshte partia me popullore ne shqiperi dhe ne fjer!
Mendoj qe kjo eshte qeveria me moderne e me qellimet me te mira qe kemi pasur ndo1 here. Probleme ka shume po besoj se shume gjera po ndryshojne per mire. Edi eshte kryetar partie dhe ka gjithe te drejten e pergjegjesine qe te beje nje fushate energjike ne gjithe Shqiperine.
Edi Rama po tregon hapur se se pari e konsideron popullin shqiptar si dele, pa as je lloj niveli intelektual ( dhe fatkeqesisht kjo eshte mese e vertete, perndryshe nuk kishim se si rizgjidhnim dhe mbanim dike sie Berisha qe na la ne prag te luftes civile ne 1997 ten). Se dyti po tregon hapur se Rilindja eshte thejesht nje parrulle apo sllogan politik ashtu sikurse dhe te gjithe sllohganet e tjere qe jemi mesua te degjojme prej 25 vjetesh, dhe qe nuk zbatohen kurre.
Si ka mundesi qe ne shqiptaret te jemi kaq naive dhe te lejojme Kryeministrin shqiptar qe ne vend qe te punoje ne Kryeministri ( pune per te cile merr rogen dhe ne kete kuader ka detyrime kontraktuale si çdo i punesuar qe eshte) del e pellet nga njeri fshat ne tjetrin brenda orarit qe normalisht duhej te ndodhej ne Kryeministri, dhe mundohet te na mnipuloje duke na thene se nese votojme socilistet ne zgjedhjet lokale do te zgjojme Bashen!!!!
Jane zgjedhje lokale Edi Rama, dhe ne zgjedhje lokale votohet njeriu , kandidati dhe jo partia! Kam 28 vite qe jetoj ne perendim e broçkull te tille nuk kam degjuar ndonjehere. Edi Rama ose nuk merr vesh nga politika, o se shte mashtrues ordinere me keto qe thote.
Ne keto zgjedhje e djathta do copezohet keqazi, do katandiset me keq se partite e vogla, Milo, koci e gjinushi, nuk ishte ne gjendje te ngrinte nje kauze si opozite, e jo me te ofroje nje alternative qeverisese. Per sa kohe riciklojne te njejtet njerez historike, ka deshtuar, jemi te lodhur nga politika e vjeter e njerzve qe e kane marre peng kete vend.
Nje arsye me shume per keto zgjedhje per te mbeshtetur te majten, eshte per reformen territoriale, qe do t’i jepet fund abuzimeve me fondet per te bere qoka ca njerezve neper komuna dhe do te drejtohen nga kryebashkiake te afte, po njelloj si qyteti, per t’i dhene fund diskriminimit qytet fshat.
Koalicioni po shkon me se miri, ne sinkron per te gjitha reformat dhe jetesimin e prioriteteve te vendit, te bashkuar rreth qellimit madhor per ta bere Shqiperine si e gjithe Europa, duke bere super pune ne 2 vjet, aq sa nuk eshte bere ne 8 vjet. Ky koalicion po ofron stabilitet politik dhe nje arsye me shume qe keto zgjedhje do fitoje po ne menyre plebishitare e majta.
E keni marre vesh qe ne spitale tashme mungon dhe vaksina e tetanozit? S’ka bere kurre vaki me pare.
Zot na ruaj!
Zoti te rujt ty se paske maru, paske maru. Serum antitetanik ka sa per 6 muaj ne Spitalin e Fierit. TUNG
Fieri nuk ju dorezua Berishes asnjehere, edhe pse terrorizohej nga Kosovaret, forca me e erret ne Fier.
Kosovaret kane qene kapsollja qe u perdor nga Berisha 25 vjet, per te nenshtruar popullin e Qyteteruar te Fierit.
Por Fieraket jane Demokrate, dhe kurre nuk u bene vegel e Berishes.
Mallakstra ka qene gjithmone Keshtjella qe e turperoi Sulltan Berishen.
Ky popull eshte ne hall se nuk e pjerdh njeri ku ta hedh voten , ka vetem dy rruge o me Salen ku mbrojtja behesh nga kriminele o me Edi se s’ke nevoj fare per mbrojtje se nuk me se c’te mbrosh
Nje nga arsyet per tu votuar e majta, eshte per t’i dhene jete reformes se re territoriale, qe do te sjelle me shume fonde per bashkine, fonde qe me pare jane shperdoruar nga komunat, kryekomunare qe ishin aty vetem per qoka elektorale se s’kane bere asnje pune. Tashme, edhe fshati do te marre te njejten vemendje dhe investime si qyteti, per te mos bere me diferencime, se qyteti nga fshati rron.
PD-ja eshte ne gjume letargjik, e s’ka gje qe ta zgjoje, pa u larguar elementet e inkriminuar qe e mbajne peng, per te perfituar politikisht e per t’i shpetuar drejtesise. te pakten shqiptaret i kane njohur se kush jane dhe nuk kane per tu budallallepsur me per t’i votuar, por voten e shohin si investim dhe do ta cojne per ate force politike qe e perligj besimin dhe punon per shqiptaret.
Ky esht trap krejt. Pse o fyell puna jote eshte rregullimi i opozites?? Duhet te t’votojne njerezit ty qe te rregullohet opozita!! Po po te votuam te gjithe ty atehere u kthyem edhe njehere ne monizem o mjeran i pashprese. Ti kerkoje voten per ato qe ke bere dhe do besh, jo per ate qe nuk ben kundershtari. Komunist dreqi!