Qeveria e majtë e Edi Ramës tërhiqet nga arbitrazhi ndërkombëtar me kompaninë Rapiscan Systems, duke rikthyer koncesionin e skanimit të kontenierëve në dogana. Më 5 qershor, Këshilli i Ministrave ka dorëzuar në Kuvend marrëveshjen e rinegociuar të koncesionit, në relacionin e së cilës thuhet se ” vlera e kontratës është ulur nga 316 milionë në 210 milionë euro”.
Rapiscan Systems fitoi një kontratë 15 vjeçare në prill 2013, teksa Shqipëria përpiqej të forconte kufijtë e saj dhe të ndalonte trafikun e drogës, duhanit, armëve si dhe atë të qenieve njerëzore. Por ky koncesion u kundërshtua nga kompanitë e biznesit për shkak të tarifave të larta dhe u anulua nga Shqipëria, pas zgjedhjes së Edi Ramës si kryeministër në shtator 2013.
Pas anulimit të koncesionit, Rapiscan Systems iu drejtua arbitrazhit ndërkombëtar në gusht 2014, duke kërkuar 350 milionë dollarë dëmshpërblim nga Shqipëria. Çështja i kaloi Avokaturës së Shtetit, ndërsa qeveria shqiptare kontraktoi firmën ligjore të bashkëshortes së Tony Blair, Omnia Strategy për të fituar çështjen në arbitrazh.
Me një vendim të datës 11 mars 2015, qeveria i pagoi 495 mijë euro zyrës së Cherie Blair për këtë shërbim. Por tre muaj më vonë dhe nën këshillimin ligjor të zonjës Blair, qeveria shqiptare vendosi të heqë dorë nga arbitrazhi dhe të zgjidhë me marrëveshje konfliktin me kompaninë Rapiscan.
Në relacionin që shoqëron marrëveshjen e re mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë koncesionare Rapiscan thuhet se: “ zgjidhja me mirëkuptim jashtë arbitrazhit mbështetej fort edhe nga Omnia Strategy”.
Gjatë bisedimeve, përfaqësuesit e qeverisë shqiptare kërkuan rishikimin tërësor të marrëveshjes, por kompania Rapiscan pranoi ndërhyrje vetëm në vlerën e koncesionit dhe në saktësimin e kohëzgjatjes së tij.
Relacioni që shoqëron projektligjin shpjegon se kompania Rapiscan fitonte përmes kontratës së mëparshme 39 euro për çdo deklaratë doganore. Marrëveshja e rinegociuar përcakton se çdo biznes do të paguajë 5 euro për deklaratën doganore deri në 1 mijë euro dhe përtej kësaj vlere, taksa shkon 22 euro për deklaratë doganore.
“Nga ndryshimi i mënyrës së llogaritjes së çmimit të kontratës u arrit të kursehen minimalisht 106 milionë euro,” thuhet në relacionin që shoqëron projektligjin.
Dorëzimi përballë gjyqit në arbitrazh e shpëton qeverinë shqiptarë nga një gjobë 350 milionë dollarëshe në rast humbjeje, megjithëse një barrë financiare e përafërt do t’i transferohet bizneseve shqiptare në 15 vitet e ardhshme.
Paralelisht me koncesionin e Rapiscan, qeveria shqiptare ka një kontratë të hapur me Croën Agents, të cilën e paguan 8.5 milionë euro për dy vjet për rritjen e të ardhurave doganore dhe luftën kundër kontrabandës.
ラブドール 挑発的な下着であなたのダッチワイフをドレスアップすることはあなたの最も顕著な喜びの1つになることができます
ai ラブドール シリコーンのダッチワイフとのあなたの疲れ果てた性的共存に火をつけてください
495 mije euro paguan shteti shqiptar per konsulence juridike per nje kontrate te cilen donte ta shperbente.
Personalisht njoh shqiptare qe kane studjuar ne perendim per drejtesi dhe sot jane avokate e jurist te shkelqyer, nje pjese e tyre kane kabinetet e tyre te avokatures ne Shqiperi. Nese ne kete dosje eshte punuar per nje vit le te themi ne full time, i bieje qe te kemi paguar gruan e zotiti Bler me 50 mije euro ne muaj!!
Ne Shqiperi ka kabinete avokature te krijuara prej me shume se 10 vitesh , te forumuar nga njerez qe jane me kopetente se studio e avokaturs qe ngriti zonja Bler ne vitin 2011.
Atehere perse ne shqiptaret ( ose te themi gjerat si jane, perse Edi Rama ) nuk u dha mendesine juristeve apo avokateve shqiptare qe operojne ne fushen e te drejtes se biznesit po ja dhe kete kontrate zonjes Bler!!
Mos pi mall Argita.
Me Gjykatat e arbitrazhit nuk behen shakara. Kushdo qe prish nje kontrate duhet te kete argumente super te forta qe te shpetoje pa paguar demshperblimin.
Cfare argumenti kishte pala jone?! Qe kishin nje kryeminister antikombetar kur u be marreveshja ?!
Rapiscan ka lobuar shume forte per kete ceshtje. Pagesa per zonjen Bler eshte me pak se 0.5% e shumes se fituar nga riberja e kontrates.
argita
te ka shkuar ndonjehere ne mendje po larg e larg .
se ketyre nuk ju rruhet po nuk ju rruhet fare fare, as per ligj as per aftesi as per popull.
a e kupton se nese ai i pari te vidhte vetem leket per markimin e naftes.
ky i dyti jo vetem ti vjedh ato leke po te mer edhe nja 500 mije $ te tjere.
po jo vetem kaq po fillojne e tallin trapin kryesisht me ata qe i votuan dhe i mbeshteten.
PERSE E PERSE ..NUK KA FUND,,,TI NJEH PERSONALISH SHQIPTARE NE PERENDIM QE KANE ZYRA AVOKATURE DHE NE SHQIPERI..!!!!DHE PSE U PAGUA ZONJA BLAIR 50 MIJE EURO NE MUAJ….
Hajde te merresh me komentin tend e ti japesh pergjigje…per te shkuar ne evrope shqiptaret paguajne ose pagonin rreth 5 mije euro per koke…mos te themi qe ne per te shkuar ne amerike japin mbi 10 mije euro…(e cfare jane 50 mije euro ketu)
shqiptare me zyra avokaturash….dhe ne qofte se ka..ndoshta nuk jane per keto pune…
Iku dhe nje flluske tjeter e se ashtuquajtures ridhje mes hajdutit meta dhe frikacakut rama. Sali krimineli gjate ketyre dy viteve te rilidhjes jo vetem qe nuk po paguan per krimet dhe vjedhjet sic na premtoi frikacaku rama por tani sali serbi dhe familja e tij po shijojne frutet e vjedhjes qe na bene njera prej tyre edhe kjo kontrate qe do na vjedhi per shume vjet. Mallkuar qofshin ata qe votojne kriminelet dhe hajdutet e ps lsi dhe pd
Ju dhjefsha avokaturen e shtetit, dje sali bisha sot gomeret e paafte, e ropet fare kete shtet.
O Erion BRACE???????
.
.
Ku do futeni tani!!!!!
Ju qe do benit namin me koncensionet e Berishes???
.
.
Cfare bete????
VETEM SA LIGJERUAT SI PRONARE TE LIGJSHEM GJITHE HAJDUTET E SHQQIPERISE
H A R R A M
HARRAM
H A R R A M. 1 milion here…..
.
Kjo k…. Ingleze per cfare e mori pagesen? Per ti thene qeverise terhiqu? Ncncncnc, shuplake e forte kjo per kedo qe vertete besoi premtimet zgjedhore per zhberje koncesionesh! Lufte me mullinjte e eres, nderkohe qe shkerdhata qe i ka firmosur te gjitha keto hatara, qe nga deti e deri tek kjo, ne vend qe te fliste me muret e qelise, tall ende trapin me ket popull nga facebook-u
Per te bind te dyja palet qe te rinegocionin kontraten me vlere 100 milion Euro me pak, dhe per ti bere te ditur qeverise shqiptare qe murit me koke nuk i bihet.
Sa per kujtese Beghetti i mori nje Gjykate arbitrazhi nga Deutsche Bank 160 milion Euro demshperblim per anullimin e nje kontrate pa vlere.
dmth harxhuam 500 mije dollare per hic gje. dmth paguajme 2 agjenci per te njejten pune. dmth biznesi dhe konsumatori e ka ne tajare per 15 vitet e ardhshem.
Kjo ceshtja e koncesioneve do perseritet gjithnje e perhere derisa qeveria shqiptare te benjne thirrje për të rishikuar të gjitha traktatet të investimeve ndërkombëtare që ka nënshkruar, me synimin për të rinegociuar apo anulimin e tyre.
Eshtë shumë shqetesuese qe ketyre investitoreve ju jepet mundesia per te keq perdorur dhe per te gjetur perfitime nga keto traktate te nenshkruara nga qeveri te meparshme. Eshte ne njeren ane shume qesharake që mund të ketë një arbitrim ndërkombëtar – e perbere nga tre individë, qe marrin një vendim (si international centre for settlement of invesment disputes ose arbitrazhe nderkombtare te tjera) – kunder një programi legjislativ që eshte arritur në mënyrë demokratike (për shembull, një ligj i ri per mbrotjen e mjedisit), dhe se në njëfarë mënyre ky panel arbitrazhi mund ta hedhe dhe ne dyshim legjislacion e marre demokratisht. Është shumë e qartë se këto traktate janë të hapura për interpretime të tilla nga keto panele, ose nga investitorët në kërkim për të sfiduar çdo mase të qeverisë, dhe ne fund te dites me mundësinë per te marre dhe nje pagim marramendes. Fakti është se këto traktate të japin shumë pak përfitim dhe paraqesin vetem rrezik.
Unë nuk e di nëse shteti jone ka bërë ndonjë studim në lidhje me perfitimet qe ka nga keto traktatet dhe sa investitorë kanë sjellë keto traktatet në vendin tonë. Mbaj mend se qeveria e Afrikes se Jugut para ca kohesh perpara se te anullonte traktatet e saj, porositi një studim të brendshëm për të përcaktuar nëse marrëveshje te tilla kishin ndihmuar rritjen e investimeve të huaja. Ata gjeten se nuk kishte asnjë lidhje mes traktateve te nenshkruar dhe rritjen e investimeve ne vend. Cfare gjeten ishte se ato kishin investime të mëdha nga SHBA, Japonia dhe India dhe nga një numër të madhe vendesh të tjera, nga cilat ata nuk kishin fare traktate investuese me ta. Kompanitë nuk vijnë ne nje vend te investojnë sepse ajo ka ose nuk ka një marrëveshje dypalëshe investimesh. Ata investojnë në qoftë se ka fitim per tu bere.
Për shembull Brazili dhe shume vende tjera nuk kanë nënshkruar per këtë sistem – ajo nuk ka hyrë ne asnje traktat te vetme me këto dispozita mosmarrëveshje investitor-shtetërore – dhe ende nuk ka pasur probleme per te tërhequr investimeve të huaja ose per te anulluar koncesione qe jane ne dem te popullit.
Jane dhe dy gjera ne kete loje koncesionesh. E para, me qe nuk eshte e zonja qeveria shqiptare te perballohet kundra ketyre firmave ne abritazhe nderkombtare, pse nuk arreston dhe i lene akoma te sjellen ato qe i kane dhene keta koncesione dhe po na bijne me shume dem se ka bere gjate ketyre 25 viteve. Po duhet ti shohim te na japin dhe moral ne televizore e ne kuvend. E dyta eshte se ka konflikt interesi se cherie blair eshte dhe promovuese per crown agents ne shtetet tjera dhe ketu na del se po mbron shqiperine ne abritazh kombetar. Nuk di cfare te bej populli te qesh apo te qaje nga keto vendime qe marrin keta politikanet tane.
Koncensionet ne te gjithe boten kane si objektiv perfitimin ekonomik te shtetit , kurse tek ne po te analizosh te gjitha konmcensionet te firmosura si nga Nano dhe Berisha jane ne dem te shqiptareve. Mund te pormendim shume por ato qe te bejne pertshtypje jane ato koncensione, te skanimit ne dogana , te ngjyrosjes e karburanteve , te pullave fiskale , te Bankeres petrelium dhe stream oil, te konteinereve ne Durres dhe shume te tjera qe jane ne kundershtim me ligjet dhe se jane bere me qellim fitimi te qeveritareve. Nuk mund te akuzojme kompanite por te cojme ne burg Nanon dhe Berishen dhe zagaret e tyre qe firmosen keto koncensione, qe jane ne kurriz te shtetit dhe bisnesit shqiptar . Nuk ishte nevoja per arbitrazh per koncensionet se dihet qe ato jane perfitues te rregullt te kontrates , ku klrimin e kane bere dy kryehajdutet Nano dhe Berisha , qe shiten Shqiperine per te mbajtur pushtetin dhe per te siguruar jeten e famijareve te tyrte. Coni ne burg ata qe firmosen koncensionet dhe sekuestroni pasurite, kjo eshte rruga e vetme.Keto qeveritar nuk jane shqiptar por bendite dhe antishqiptar .
Me sa kuptova un si tja hiqte te drejten qeverria dhe si mos tja hiqte ne populli 350 miljon euro do i paguajm. Se po tia prishje koncesjonin pa asnje arsye si vajten keta te tanet ta benin gjyqi ishte i humbur 100 per 100. Rrofsh o sali qe na i fute dhe kete fatur per te paguar se pak kishim. Si i hedhin keto firma keta kryeministrat tan ne shifra milionash ne emer te popullit nuk e kuptojn. Tani pas 2 vjetesh me eshte mbushur mendja qe kjo qeverri eshte e lodhur, nuk po bejn na nje ndryshim na ata te paret,
Jepen me koncesion kanalet e m
Jrpi nje kanal ketij
MOS pi mall po bej palestre
Se e dashka 2 here pagesene doganes.
PO ME KONCESION TJEPET GJITHE SHQIPERIA SEPSE NE JEM POPULL HAJDUT DHE PARTIAK BRAVO1 MILITANT KUDO KUSH TE RREMBEJ DHE LUKS KUDO. SDIM NE AKOMA TE MENAXHOJM PRANDAJ KY ESHTE REALITETI KU VOTA SHITET PER NJE THES MIELL TEK NJEJTAT FYTYRA QE DALIN NE TV PER 25 VJET …………PRANDAJ ME QETESI DASHURI SE CDO GJE PO SHKON MREKULLI NE KETE SHQIPERI!!!
Ketu nuk eshte vetëm keshillimi ligjor por eshte dhe reputacioni dhe lobimi. Te jesh avokat i zoti do te kishte me pak ndikim se sa te ishe avokat i nje firme te njohur dhe me mbeshtetje te gjere.
…edhe kete shemtiren angleze kishte borxh ky popull, nje surrat ushunjez qe nuk e kuptoje c’mund t’i hyjne aq shume para, sikur nuk kane per te vdekur kurre. Ky popull ska buke te haje dhe keta mendje fyejt kokeperpjet bejne krushqi te tilla. Eeeeeej thirri mendjes ku te con mushka t..r…a..p.
… dhe pastaj gojet e keqija thone: http://www.telegraph.co.uk/news/politics/tony-blair/11457121/Cherie-Blair-signs-deal-to-act-for-Albania-where-her-husband-is-official-adviser.html