Në llogaritë e Becchetit gjenden vetëm “çikërrima”, milionat e eurove i ka nxjerrë jashtë Shqipërisë

13 Qershor 2015, 09:56Politika TEMA

Pavarësisht se Drejtoria e Tatimeve kishte vendosur bllokimin e parave të pronarit të “Agon Channel”, Fracesco Becchetti, në llogaritë e tij bankare janë gjetur shuma mjaft modeste.

Të gjitha milionat e eurove që ishin bllokuar, biznesmeni në bashkëpunim me Pranvera Gjikën, drejtoreshë e një banke në Tiranë, ka arritur t’i nxjerrë jashtë Shqipërisë.

Rreth 100 milionë euro dyshohet se Becchetti dhe bashkëpunëtorët e tij kanë pastruar në vendin tone, raporton TV Klan.

Biznesmeni është shpallur kërkim ndërkombëtar nga policia shqiptare.

Urdhër-arresti i është dërguar të gjitha vendeve anëtare të Interpol.

Dyshohet se Becchetti ndodhet në Angli, aty ku zotëron dhe një skuadër futbolli.

Përveç pastrimit të parave, Becchetti akuzohet për mospagim taksash, në vlerën e 770 milionë lekëve të reja në hidrocentralin e Kalivaçit.

Ndërkaq, prokurorët kanë arritur të faktojnë dhe mashtrimin që ai ka kryer me rimbursimin e TVSH-së.

Dyshohet se ai ka raportuar fatura fiktive në punët e kryera në Kalivaç.

Në këtë formë, ai ka aritur t’i marrë buxhetit të shtetit shqiptarë, shuma të konsiderueshme parash.

Prokurorira e Tiranës dhe Agjencia e Administrimit të Aseteve të Sekuestruara i kanë dërguar shkresa Qendrës Kombëtare të Regjistrimit, për sekuestrimin e kompanive të Becchetti-t, ndër to edhe Agon Channel.

Në masën e sigurisë, zhvilluar në Gjykatën e Tiranës për aksionerin e Agon Channel, Erjola Troplini ka thënë se çdo lëvizje e parave bëhej me urdhër dhe firmë të Becchetti-t.

15 komente në “Në llogaritë e Becchetit gjenden vetëm “çikërrima”, milionat e eurove i ka nxjerrë jashtë Shqipërisë”

  1. andromeda says:

    Të vazhdojnë t’ia qajnë hallin Sonila, Tosi dhe ai qorri tjetër- Bejtja. Taksa paguesit shqiptarë kanë majmur Beketin dhe përmes tij dordolecët e TV Agon.

    1. Halit o xhan ! says:

      Po ishte i lidhur me Berishat me Shkelzenat e me Saliun..Detyrimisht i kish te hapura dyert..Mori parate dhe iku si hajdut. Tani ta shohim si do veje kjo pune.

  2. coli says:

    po se ai erdhi te lere leshte ne shqiperi, po ai erdhi per te fituar e rjepur, po ju me mire shikoni kush ja serviri kete sofer dhe dha liri se nuk e dime e ta denojme ne komentuesit,

  3. Tiku says:

    Sa bllof dilni ju ndiqet nga interpoli dhe eshte ne angli tek skuadra e tij parat I pastron ne kalivac dhe jo tw ekipi tij ne angli parat I pastron ne shqiperi por nuk I gjenden ne llogari na I cpifet e gjitha kjo farse eshte qe ti grabitin bizneset ketij italiani

  4. temujin says:

    Bo bo na dhjeu…

  5. emigranti says:

    Po pse budall eshte ai.Po pasaniket shqiptar, duke filluar nga Zeni ku i kane parat e tyre, ne Shqiperi?, nuk ma merr mendja.

  6. Tosi says:

    Oeeeeee. Si ua futi?!!!!!! Paski dash me i marr dhe paret o te degjeneruar

  7. ne fakt ka bere gabim,….leket duhet tja linte ilir bllokut dhe edvin palles ,keshtu do te ishim te lumtur e gezuar rreth partise dhe shokut……?

    1. arben says:

      Po ti kelush I antishqipers sali je

  8. Bukuroshja e Durresit says:

    Eshte nje mashtrues mjaft i zoti ,i cili ka bere leshko shume shtete ,por ne Shqiperi i ngeci sharra ne gozhde.

    1. xixa says:

      ne shqiperi i ka ecur me mire se kudo. Ai ka fituar arbitrazhin me Banken Gjermane duke i marre asaj 150 milione euro dhe nese kete ia ben bankes se dyte me te forte ne bote, pas Federal Reserve te SHBA-se, merre me mend se sa problem e ka ai Rame budallain tone. Ramen dhe qeverine tij e ka “peace of cake”. Ai Shtetit shqiptar do ti fitoje ne arbitrazh rreth 150 milione euro dhe pastaj Rama sdo te kete zgjidhje tjeter vetem te terhiqet me bisht nder shale si me Rapiscan-in.

  9. Hajde dru me pre says:

    Beccheti parate i pastroi dhe vodhi ne Shqiperi, duke na lene zhulin dhe zhulsat, si Sonila, Lubonjen, Sajmirin, Krasten e shkerdhata te tjere. Cdo mafioz qe ka ardhur ne Shqiperi kane qene te lidhur me familjen kriminele Berisha, ashtu sic i rruajen bishtin Fazllicit, e njejta gje do te ndodh edhe me napolitanin mafiiz Beccheti.

  10. emigranti says:

    Bravo sh.Peci, Bravo Shqiperia.

  11. DRITANI says:

    PASTRIM PARASH TE PISTA KA SHUME PISTA DHE KJO ME KETE ITALIAN ESHTE VETEM MAJA E AISBERGUT QE AI KA VJEDH NE TOKAT SHQIPTARE E LEKET TONA E PASURIT TONA DHE KA T TJERE PLOT KESHTU ZOTI NA SHPETOI NGA KY PLERE ITALIAN MAFIOZ SE DO E BENTE SHQIPERINE VENDIN E PLERAVE shikoni ne innternet nje qytet i tere ku kanceri beri kerdine NDOTJE E SEMUNDJE dhe nga nje qytet me 1 milion banore dhe i banuar vetem se u be baze per plera italinesh qe sollen per vite te tera aty sot ai qytet eshte komplet i pa banuar per shkat te groposjesh te plerave afer dhe kete ka dash te bej dhe ky italiani bosi plerave t lidhte kontrata po e mbani mend ne kohen e sales t vinin t gjitha plerat e europes dhe me shume nga italian t tjerat medojini vet po ishit te zgjuar. ti lem hidrocentralin 23 vjet asgje se beri dhe sot kemi shtratin e lumit te demtuar dhe deme te tjera ne mjedis ne pyje e kudo plus pune te pista qe mund te ket bere te tjera qe s dim akoma. ARKA SHTETIT KA PASUR DEM TJETER SE KY SKA DERDH PER 20 VJET ASNJE LEKE NE ARKE TAKSA KUR FUKARAI HAP NJE DYQAN DHE PAGUAN TAKSA KY ME 5 KOMPANI E BISNESE NE SHQIPERI DHE ASNJE DETYRIM LIGJIR E TAKSA NUK DERDHTE NE ARKE,JEPTE CA MILIONA NENE DORE T TATIMORVE ME NJIHJET QE KISHTE NE QEVERIN E ASAJ KOHE DHE KAQ .PRA PARA E PISET FUTEN SHUME PISTA.

  12. Lili says:

    Me ndihmen a pa ndihmen e Ajoles i ka situé paret jashte eshte pyetja! Tash kuptoje ku i ka marr Ajola paret per shtepine 200000 eurosh,me nje rroge d’y vejcare si avokate e asociuar!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje