Ruçi: “Veliaj me vizion për Tiranën, ka mbështetjen e gjithë socialistëve

13 Qershor 2015, 12:57Politika TEMA

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, ka vlerësuar në një intervistë për “Shqiptarja.com” se kandidati i majtë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, si njeriu me vizionin e duhur për kryeqytetin, ka edhe mbështetjen e plotë të të gjithë socialistëve dhe përgjegjshmërinë për detyrën që do të marrë. “Ai ka mbështetjen e të gjithë strukturës dhe bazës së Partisë Socialiste. Kjo pyetje nuk ka nevojë për përgjigje, pasi PS-ja e ka treguar se e mirëpret Erion Veliajn qysh hershëm, kur ai u bë pjesë e strukturave tona”, ka thënë Ruçi. Mandej, ai ka komentuar dhe vlerësuar me nota të larta fushatën e zhvilluar deri më tani për Bashkinë e Tiranës dhe programin e Veliajt.

Z. Ruçi, si e komentoni fushatën e deritanishme të z. Veliaj për Bashkinë e Tiranës? A po bën ai një fushatë pozitive siç premtoi dhe a është gjithëpërfshirës?

Kam konsideratat e mia më të larta për zotin Veliaj. Ai është një kandidat që ka vizionin e duhur, ka energjinë e duhur, ka përkushtimin e duhur, por edhe ambicien e duhur për të kryer përgjegjshmërish detyrën që po kërkon të marrë. Jam i sigurt që me votëbesimin që do të marrë nga qytetarët e Tiranës, do të jetë një kryebashkiak i suksesshëm për 4 vitet e ardhshme.

Ju e keni ndjekur programin e tij. A duket ai realist?

Programi sigurisht që është realist. Madje, Erion Veliaj më ka habitur me përkushtimin e tij në përgatitjen e programit. Në një kohë fare të shkurtër dhe me shpejtësi mbresëlënëse, ai ka evidentuar me detaje të gjitha problemet që ka kryeqyteti, nga njësitë bashkiake, tek komunat më të largëta. Di me përpikmëri çdo hall të qytetarëve, nga puseta, tek problemet më të mëdha. Është e rëndësishme që çdo kandidat të njohë problemet e bashksië përkatëse dhe të gjejë zgjidhje. Në këtë drejtim Veliaj është përgatitur shumë mirë.

A ka Erion Veliaj mbështetjen e të gjithë bazës socialiste?

Kjo as që diskutohet. Ai ka mbështetjen e të gjithë strukturës dhe bazës së Partisë Socialiste. Kjo pyetje nuk ka nevojë për përgjigje, pasi PS-ja e ka treguar se e mirëpret Erion Veliajn qysh hershëm kur ai u bë pjesë e strukturave tona. Të gjitha dyshimeve ai ju ka dhënë përgjigje gjatë drejtimit të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, ku me përkushtimin e tij, punën dhe veprimet e tij, ka ndërmarrë reforma të mëdha, të cilat e bëjnë Veliajn të jetë krenar për të gjithë socialistët.

Ç’koment keni për rivalin kryesor të zotit Veliaj, Halim Kosovën?

Unë nuk merrem me kundërshtarët, por për Halim Kosovën kam konsideratë maksimale personale. Mirëpo, në këtë fushatë ai është në ndërmarrjen e gabuar, në vendin dhe kohën e gabuar

25 komente në “Ruçi: “Veliaj me vizion për Tiranën, ka mbështetjen e gjithë socialistëve”

  1. Njeri says:

    iko ore plere i shitur

    1. rozi says:

      ruci eshte nona ne partine socialiste kur e mbeshtet dhe ky do te thote qe ja vlen ta mbeshtesim erionin ne kete gare te tij te paren per bashkine e tiranes, kete here do votij erionin pasi te krijon besim se do beje dicka ndryshe per tiranen, ne raport me kandidatin halimi erioni eshte shume here me i pergatitur ka vizionin, idete,energjine gjithe kriteret e nje kryebashkiaku

      1. elda says:

        bravo ruci ka dhene mesazhin e duhur kur eshte i vlefshem pse te mos kete mbeshtetjen kur e meriton me te vertete, erioni eshte nje figure me shume vlera dhe zotesi qe ka shansin ta coje tiranen nen drejtimin e duhur

    2. Kamberi says:

      Ky eshte njeriu me i respektuar ne PS dhe kur flet Ruci te gjithe heshtin. Mbeshtetje per Veliajn ky nuk e ka diskutuar kurre dhe tani kerkon qe kjo mbeshtetje te shtohet me shume.

      Veliaj i ka surprizuar me punen e tij dhe me programin.

      1. mario says:

        Veliaj ka mbeshtetjen e gjithe qytetarve te tiranes sepse do ti kthej dinjitetin e humbur ktij qyteti qe ka me shume se 4 vjet qe eshte ne agoni. kjo per faj atij qe menodj per te bere shtese pallatit edhe jo per te menduar per qytetaret e tiranes!

        1. liza says:

          Tirana ka nevoj per nje administrator te zoti edhe jo nje qe ka administruar nje spital me 2000 metra katror se smund te administroj nje qytet me 800 mije zemra. ktij qyteti i duhet nje njeri qe eshte energjik edhe karizmatik nje njeri qe ta coj tiranen ne drejtimin e duhur!

    3. besi says:

      Erion je duhuri per ne shqiptaret,,te duam ne krye te bashkise, vetem ti mund ta cosh kete vend te ece perpara,,, je me i miri, te urojme suksese ne vazhdimesi dhe mos degjo se cthone ata te pales tjeter, brockulla i kane…

    4. artan says:

      Erioni jo vetem qe ka vizionin e duhur per qytetin tone por edhe e ka treguar se cdo ide e kthen ne realitet dhe kte e dine te gjithe,mjafton te kujtojme punen qe beri per sa kohe ishte ne krye te minsitrise,,ndaj e them me bindje se eshte i vetmi person i duhur per nje bashki kaq te madhe sa kjo e Tiranes..

    5. vini says:

      ne fakt te gjithe personat qe nuk jane dakort qe Veliaj te jete kryetar bashkie thjesht kane inate personale me te apo per shkak te partise sepse askush nuk mund te thote nje defekt te Veliajt persa i perket punes se tij.
      e ka treguar me se miri qe eshte nje njeri qe i mban premtimet e tij dhe se realizon cdo gje qe merr persiper.

    6. andos says:

      Ne fakt as qe mund te krahasohet Kosova me dike si Veliaj..
      Sado i mire te jete ne profesionin e tij si mjek,ai po kandidon per kryetar bashkie dhe jo kryetar spitali. Nje bashki kaq e madhe sa kjo e Tiranes kerkon nje person jashtezakonisht te zotin ne aftesite menaxhuese,gje qe Halimi nuk i ka dhe nuk mund ti kete.
      Nga ana tjeter Veliaj tashme ua ka treguar te gjitheve sesa i zoti eshte te menaxhoje institucione te rendesishme..

    7. gramoz says:

      Nese nje figure historike per Partine Socialiste dhe deputet historik si Gramoz Ruci thote qe nje kandidat i ri ne moshe per aq i sukseshem si Erion Veliaj, e ka impresionuar, atehere eshte nje kompliment per tu marre ne konsiderate pasi Veliaj ne aq pak kohe ka fituar respektin jo vetem te qytetareve por edhe te kryesise se vjeter.

  2. Bukuroshja e Durresit says:

    ERIONI ESHTE IDIOTI ME I MADH QE KA GRUPI !!!!!!

  3. besnik says:

    Mbeshtetja po vjen nga te gjithe anet. Te gjitheve i ka habitur programi dhe kjo eshte nje gje shume evidente sepse njerezit duan nje zgjidhje per hallet e tyre dhe Veliaj e ka nje pergjigje te tille.

    1. sandri says:

      Erioni gjithemone na ka surprizuar me punen e tij. Sic na surprizoi kur mor drejimin e ministrise se mireqenies dhe rinise. Te gjithe ishin skeptike qe Erioni nuk do te beje asnje pune por kur erdhi fundi ai doli ministri me i suksesshem. Puna e tij ishte evidente dhe shume e suksesshme.

      Prandaj them qe edhe kete here ai na surprizoi per here te dyte duke na paraqitur nje super program per Tiranen.

      1. Iluminati says:

        Une ne 2011 kam votuar per Lulezim Bashen sepse ai na beri ca premtime qe ne fakt ishin shume bombastike dhe qe na e prishen mendjen. Por kurre nuk e kisha menduar qe ai nuk do te bente asnje gje per ne. Nuk e mendoja kurre qe do ishte nje njeri kaq i paafte dhe qe spunon fare. Na mashtroi me ate fytyre e tij prej bukuroshi, por ama kete here do te shkoj dhe te votoj per erion veliajn.
        Kete nuk eshte se e kam qejf por puna eshte se ai ka punuar me te vertete ne ministrine e mirqenies dhe rinise. Une nga ai nuk e prisja qe te shperndate parate per ish te perndjekurit por kur filloi qe ti shperndate thashe ky njeri do ece shume. Dhe kur doli si kryetar bashkie thashe me vete bravo i qofte PS sepse ai njeri do ta beje me te mire Tiranen.

    2. flori says:

      Erioni e tregoi per sa kohe ishte ne krye te ministrise se ishte person qe i mbante premtimet e tij dhe per me teper nje person shume punetor,mfjaft te permendim reformat aq te nevojshme qe u bene !!
      ndaj Veliaj jo vetem qe ka mbeshtetjen e te gjithe socialisteve por edhe qytetareve te tjere. Vetem Veliajt mund tja besojme te ardhmen e qytetit tone..

    3. dori says:

      Jo vetem qe ka mbeshtetjen e gjithe socialisteve por ka dhe mbeshtetjen e gjithe shqiperise,,,jemi ne drejtimi i duhur qe i nevojitet popullit,, njeri realist me shume ide me vizione per te ardhmen,,,urime urime dhe shume suksese…

  4. Denisi says:

    erioni eshte njeriu i duhur per ta kthyer tiranen ne rrugen e duhur. Jam i sigurt qe do jete kryetari i ardhshem i bashkise, sepse ka mbeshtetjen e te gjitheve dhe eshte zgjedhur nga te gjithe, nuk mund te lejojme me disa dembele te tallen me ne duke premtuar pa fund dhe duke mos bere asgje

  5. fjoralb says:

    sigurisht qe Erioni ka mbeshtetjen e gjithe socialistve por jo vetem ai ka gjithe mbeshtetjen e Tiranes dhe me gjeere ssepse tirana ka nevoje per nje kryetar bashkie sepse keto kater vite ka qene komplet e braktisur dhe kjo eshte e patolerueshme, gjithsesi lulushi me shok per kete braktisje ka per tu denuar me 21 qershor ku do te jete kthesa historike edhe per tiranen

  6. arber says:

    jo vetem te gjithe socialisteve por erjoni ka mbeshtetjen e te gjithe tiranes.
    Te rinj e e te vjeter besojne ne planet dhe idete qe ka Veliaj per Tiranen. E ka provuar qe eshtei duhur per baskine e qytetit tone,i vetmi nga te gjithe kandidatet qe mund ti ktheje fytyren qytetit tone..

  7. gledis says:

    programi qe ka Veliaj per Tiranen jo vetem qe eshte programi me i mire nga te gjithe programet qe kane prezantuar kandidatet gjer tani por eshte edhe pikerisht ajo qe i duhet Tiranes.
    dhe per me teper te gjitha idete per Tiranen jane ide mese te realizueshme jo si premtimet qe jepte basha ne kohes e tij qe ne pamje dukeshin te bukura por te gjithe e dinim qe ishin te perealizueshme!!

  8. Zaho says:

    Derrin derrin ka per te ngrene, ju qe beni keto komente pozitive per te, do jeni te parer qe nuk do ja jepni voten.

  9. vini says:

    Veliaj ka mbeshtetje pertej partis socialiste, e keni vene re qe shume nga perkrahesit e Erionit jane te rinj, ata nuk ndihohen nga bindjet politike te prinderve ose te familjes, ate e dine qe voten e tyre e kane per tia dhene personave duan te bejne ndryshim dhe mbi te gjitha personave qe mund tju besojne pas deshtimit qe po le pas basha dhe grupi i tij.

  10. lorena says:

    Veliaj eshte nje i ri plot endergji ,vullnet , ide dhe vizion per te ardhmen e Tiranes e meriton te jete kryetari i bashkise , ne 21 qershore e gjithe Tirana do zgjedhe drejtimin e duhur per nje mirqenie me te mire ekonomike dhe kulturore

  11. luani54 says:

    Erjoni ka mbeshtetjen e te gjitheve per Tiranen e lene ne harrese nga nje bashki te pergjumur per 4 vjet me rresht, ai eshte shpresa e vetme per te ardhmen e Tiranes evropiane, transformimin ne teresi te infrastuktures se Tranes se madhe jo vetem tani por per brezat e ardhshem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje