Rama në Tepelenë: PD forcë destruktive, ndjehemi të turpëruar

13 Qershor 2015, 16:55Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Partia Socialiste dhe LSI, si pjesë e mazhorancës kanë detyrimin e madh për t’u dhënë mbështetje të plotë programit të kandidatëve të saj.

Rama zhvilloi një takim elektoral në Tepelenë, ku ftoi qytetarët të votojnë kandidatin e mazhorancës Termet Peçin, për të çuar më tej rrugën e nisur në 23 qershor të 2013.

“Të gjithë mund të shohin transformimin e madh të ndodhur në këto 18 muaj në Tepelenën e braktisur e izoluar nga qeveria e shkuar me shpresën se do ta kthente nga drejtimi i duhur”, deklaroi Rama.

Kreu i qeverisë, u ndal në projektet konkrete që parashikon programi i kandidatit të majtë për zhvillimin e Tepelenës, ku foli edhe për projektin e parkut kombëtar të Vjosës.

“Qeveria është duke punuar për t’i dhënë forme një projekti të madh kombëtar që është Parku Kombëtar i Vjosës. Vjosa është një lumë me karakteristika të veçanta, një ndër më të bukurit dhe me tiparet më interesante të Europës, një pasuri e madhe natyrore europiane dhe për këtë arsye ne do të bashkëpunojmë me organizata ndërkombëtare e institucioneve financiare. Realizimi i projektit tonë të madh për Vjosën si park kombëtar do të sjellë mbështetje të jashtëzakonshme ekonomisë familjare në bashkitë e Tepelenës e Përmetit”, deklaroi Kryeministri Rama.

Duke folur për opozitën, Rama tha se po shikojmë në fushatë për të ardhur keq e që na bën të ndjehemi të turpëruar për faktin se si është katandisur në një forcë destruktive e që e ka transformuar këtë fushatë nga një fushatë për qytetarin e punësimin, në një fushatë ku tregon përralla nga e kaluara, që Tepelena e refuzoi në 23 qershor 2013.

Rama duke vlerësuar rolin e grave në shoqëri i ftoi ato të marrin pjesë në votime, ndërsa theksoi se Shqipëria në zgjedhjet e 21 qershorit do të votojë për të pasur 50 % gra e vajza në kuvendet vendore.

22 komente në “Rama në Tepelenë: PD forcë destruktive, ndjehemi të turpëruar”

  1. nertil says:

    Edi, je krenaria jone dhe vetem ti mund ta besh Shqiperine.

    1. marjana says:

      Sot kemi vetem nje force politike dhe nje lider qe ne kemi besim qe do ta bejne Shqiperine, keto 2 vite ne qeverine Rama eshte bere super pune, jane hapur kantieret e ndertimit ne te gjithe Shqiperine, pa dallime krahine apo partie dhe gjera te medha po shihen, shume gjera ka ende per tu bere, por c’te beje me pare Rama, kur e gjeti vendin ne gremine.

      1. hajriu says:

        Na vjen ndot nga vetja ne radhe te pare se si jemi treguar dele dhe i kemi lejuar deri me sot te na qeverisin kjo pseudoopozite qe kemi, qe vetem po behet pengese per integrimin e vendit, se do te perfitoje politikisht. Por, sot, qe e dime se kush eshte lideri qe po na pergjigjet per cdo gje, vetem Edi Rama, nuk do ta cojme dem voten per njeri tjeter, pervec Edit dhe PS.

        1. teona says:

          Jemi te bindur qe nen drejtimin e te majtes, Shqiperia eshte ne drejtimin e duhur, shume reforma jetike kane nisur dhe jane hedhur baza te shendetshme per te ndertuar shtet, ka akoma shume per tu bere, por rezultatet e para jane te dukshme, ka nje polici shteti ne krye te detyres, ka nje sistem shendetesor me sherbimet te shtuara e me cilesore, ekonomia per here te pare ka pesuar rritje, Shqiperia eshte ngritur ne te gjitha rankimet nderkombetare dhe ka dale nga listat e zeza per kriminalitetin dhe kontrabanden. Jemi krenare per kete qeveri dhe do te vazhdojme ta mbeshtesim per te vijuar me reformat e medha.

      2. ANASTASI says:

        Termet Peci ka bere shume per qytetin e Tepelenes. Me ndarjen e re Tepelena do zgjerohet edhe me shume ne territor keshtu pergjegjesite do jene edhe me te medha. Besimplote se investimet ne kete qytet do vazhdojne edhe me tej, kjo fale punes se mire te z. Termet Peci por edhe mbeshtetjen e kryeministrit Rama.

    2. ali says:

      Pavareisht perpjekjeve te qeverise se Rames dhe kandidateve per Bashkite per te patur nje fushate sa me konstruktive te bazuar ne platforma dhe jo premtime imagjinare, partia demokratike vazhdon te kete si te vetmim mision te saj sulmet ndaj qeverise qendrore, sulmet personale ndaj kandidateve dhe premtime oaze qe behen vetem ne fushata kombetare!

    3. VISARI says:

      Vazhdoni rrugen e nisur prandaj ju kemi mbeshtetur. Ne Tepelene ashtu sikurse ne cdo qytet shqiptar jane kryer investime qe i kane transformuar teresisht per mire qendrat e tyre. Per Tepelenen hapja e dy bizneseve fason do beje te mundur hapjen e vendeve te reja te punes por edhe zhvillimin e qytetit. Bizneset fasone jane projekt i qeverise per Tepelenen.

  2. ardi says:

    sa me shume shoh fushaten e PD aq me shum bindem qe ata jane te deshtuar dhe meritojn te humbasin thelle ne keto zgjedhje. nuk do populli genjeshtrat e ketyre. jane lodhur per vite me rradhe. tashme ka ardh koha qe te dim shum mire qe vota jon eshte e vlefshme vetem ne drejtimin e duhur. aty ku puna e kesaj qeveri po shikohet qarte. ne duhet te besojm akoma me shume tek edi rama

  3. gori says:

    erdhi 21 qershori, edhe ne keto zgjedhje fitorja do jete masive dhe shume e sigurt. te gjitha votat do shkoj per ate qe punon dhe jo per ata qe duan vetem te shkaterrojn vendin. politika e kesaj qeveri eshte sa me shum sherbim ndaj popullit , kurse politika e opozites eshte ajo e bllokimit dhe e shkaterrimit

  4. dario says:

    besojme dhe do votojme per drejtimin e duhur, dhe aleancen e majte. sepse ne duam qe te na sherbejne me dinjitet dhe me perkushtim te larte, ne nuk duam te na bllokojn, dhe te na marrin votat per interesat e kryetarit te partis se tyre. pra cdo vote per PD eshte vot e humbur dhe e shkuar dem

  5. sandri says:

    me 21 qershor te votojm se bashku per aleancen per shqiperin europiane dhe per drejtimin e duhur. vota jone eshte e shenjt dhe ne nuk duhet ta shesim me nje thes me miell. nuk duhet te genjehemi lehte nga PD. ajo nuk e do voten tone per sherbim ndaj nesh. ajo e do per interesat e saj te ngushta. ne nuk duam te kthehemi nga e shkuara. ne duam te ecim ne drejtimin e duhur dhe sa me shum perpara. ska kthim mbrapa. asnje vote per partine demokratike

  6. elma says:

    Te turperuar per menyren sesi mendojn te bejn opozite dhe kjo eshte fatkeqesi per vendin qe nuk ka nje opozite te forte per te bere punen e saj dhe ate qe ben cdo opozite normale. Pervec nje qeverie te fort na duhet dhe nje opozite e tille.

  7. andrea says:

    bravo edi rama, je shume i sakte ne te gjitha ato qe thua. bravo per aftesin qe po tregon per te qeverisur vendin. urime per punen e mire qe ke bere. ne do te te besojm voten tone se e dim shume mire qe ti do e perdoresh per te punuar per ne. qeveria jote eshte vertet pran nesh. ti je i afte per cdo gje. jemi te lumtur qe kemi nje kryeminister si ty. pra une dhe shmica si une do votojn per ju , per kandidatet tuaj dhe per alenacen e majte

  8. agron says:

    ju lumte edi rama. jeni me siguri kryeministri me i mire qe kemi pasur ne keto vite. ndryshimi po shihet qarte. per kete skemi as nje dyshim, besimin ton ndaj teje dhe qeverise tende do e shikosh me vot plebishitare ne 21 qershor. aty ku te gjithe do shohin qe votat do jene nje rrebesh per partine socialiste dhe per kandidatin e majte. iku koha e atyre qe perdornin shqiperin per interesa te ngushta klienteliste, tani ka ardh koha te punohet per shqiperin. urime dhe keshtu ju pafsha gjithmon lart e me lart

  9. sit..d back..and relaks → says:

    Ate pjesen e fjalimit ku rama thote ti trajtojme kundershtaret sic kemi trajtuar diversantet nuk e paske shkruajtur o Mero. jepe te plote fjalen se ishte lajthitje fantastike. dhe per ke ben fushate per Termet analfabetin. pika mu ne çaçke te koke i thone nje fjale

  10. arben says:

    ne jemi te bindur se me kete qeveri, shume shpejt do i afrohemi edhe BE. seps reformat e kesaj qeverie me ne krye edi rama, jane reforma te ngritura ne baze te kerkesave te qeverise. prandaj miq ju ftoj te votojm per drejtimin e duhur, te votojm per ate qe do na sherbej, dhe jo per ata qe e duan votoen per te vjedhur dhe per te shperndar fondet sipas interesat e tyre klienteliste , sic beri basha ne tirane. ne nuk duam modelin e tiranes per qytetet tona . ne duam modele te kesaj qeverie, qe punon me standarte, dhe jo vetem per fushate

  11. tori says:

    doni me shume zhvillim per qytetin tuaj? doni me shume sherbim dhe me shume pune? votoni per aleancen per shqiperin europiane, votoni per partine socialiste, votoni per drejtimin e duhur. prandaj ne duam te ecim perpara vetem me qeverin e edi rama, sepse kjo eshte e vetmja qeveri qe po punon per te miren tone, pa asnje lloj interesi , pa e shit interesin kombetar. demat dhe krimet e saliut dhe shokeve te tij nuk harrohen, pra me 21 qershor tundeni voten tuaj ne drejtimin e duhur

  12. astori says:

    me ne fund shohim pune dhe realizime projektesh nga kjo qeveri . kemi kryeministrin me te mire ne te gjithe historin e shqiperis. jemi ne rrugen e duhur per ta cuar shqiperin ne BE dhe jemi po ne rrugen e duhur qe ne shqiperi te shohim me shume sherbim per komunitetin. kjo eshte qeveria e qytetareve, kjo eshte qeveria qe i ndodhet pran qytetareve dhe jo pran njerezve te afert te kryeministrit sic ndodhte me qeverin e berishes

  13. ardenis says:

    menyra e vetme te shohim me shum realizim projektesh per shqiperin tone eshte te votojme masivishte. per drejtimin e duhur dhe per kandidatet qe edi rama ka ven per kryetar bashkie. te votojm masivishte per platformen qe kandidatet e majte kane, sepse qyteti yn duhet te shkoj ne drejtimin e duhur dhe jo ne te shkuaren e hidhur qe ofron partia demokratike dhe basha

  14. edi palloshi says:

    po c,i kujton diversantet tepelenasve more pallash.do ta fusim sa krahu tyj dhe publicitarit….komunist m…

  15. etien says:

    miq te dashur, nese jeni te pavendosur per voten tuaj, mos u mendoni dy her, nuk ka alternative tjeter per te qeveris bashkit tona se sa ajo e partise socialiste dhe aleances se saj. prandaj te gjithe se bashku duhet ta mendojm mire, se vota per per PD eshte vote e shkuar dem, dhe e hedhur ne drejtim te paditur. prandaj ne nuk kemi asnje rruge tjeter pervec asaj te drejtimit te duhur dhe aleances se majte. mos u mendoni, do ta shikoni qe nuk do pendoheni per voten tuaj. sepse qytetet tona me shume sherbim do kete me kandidatet e majt si kryetar bashkie

  16. Claus says:

    Edhe kete radhe nuk i paska lene “rehat” grate!

    E mbani mend nje skene ne filmin “Kapedani” kur xha Sulo kerkonte shokun Rropi te ankohej per kryetaren e kooperatives te cilin e gjeti duke mbajtur llac me kova?

    Kur brigadierja bertiti nga lart: “Hej shoku Rropi, llac, llac, shpejt leri llafet!!!”

    Xha Sulo tha: “Po une te dija burre me namuz o shoku Rropi. Edhe ti…?”

    “O Sulo, grate jane force e madhe” u pergjigj shoku Rropi dhe ngriti kovat me llac per t`ia cuar brigadieres qe priste.

    Skena famoze, aq reale per keto dite, kur ky “shoku Rropi” nuk po le minute ti shkoje kot duke na permendur andej-ketej se “grate jane force e madhe”.

    Ndoshta tani e ka marre vesh, se ato tre te tjerat qe ka patur na paskan qene si duket “force e vogel”.
    Hej, cfare na ka gjetur.
    Evoluimi i njeriut shkon ndonjehere ne drejtime te paduhura.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje