Cështja penale ndaj Fiqiri Ismailit/Paloka: Do padisim në Prokurori shefin e Komisariatit të Vorës

13 Qershor 2015, 16:46Politika TEMA

“Mazhoranca Rama-Meta apo Meta-Rama nuk po ndalet  përpara as një akti të jashtëligjshëm dhe kriminal në funksion të dhunimit të vullnetit të qytetarëve që kanë vendosur të votojnë kandidatët e opozitës në zgjedhjet e 21 qershorit”.

Kështu u shpreh Nënkryetari demokrat Edi Paloka, referuar nisjes së cështjes penale ndaj kandidatit të PD-së për Bashkinë e Vorës Fiqiri Ismaili, për të cilin dyshohet se ka blerë vota.

Paloka theksoi se aktet e fundit në Vorë ku policia e shtetit është vënë tërësisht në shërbim e në urdhrat e Ilir Metës dhe LSI-së tregojnë qartazi që kjo mazhorancë, Meta por edhe bashkëpunëtori i tij Rama, janë gati të çojnë demokracinë drejt shkatërrimit dhe vendin drejt stabilizimit për interesat e tyre mafioze.

“Në Vorë policia e drejtuar prej Bujar Lazes nga Skrapari dhunon çdo ditë mbështetësit e opozitës, i ndalon, i keqtrajton dhe i kërcënon që të mos mbështesin kandidatin e djathtë Fiqiri Ismaili.

Dhunë direkte ka patur gjatë gjithë kësaj kohe edhe ndaj biznesit të kandidatit Ismaili.

Iu bllokua malli nga ministri i LSI-së.

Iu bllokuan mjetet e punës dhe nga dje prej mëse 14 orësh policia në mënyrë të paligjshme ka bllokuar tërësisht biznesin e tij.

Me metoda tipike të sigurimit të shtetit kërcënohen dhe detyrohen qytetarët të bëjnë dëshmi të rreme në zyrat e komisariatit të LSI-së se gjoja kandidati i së djathtës ka kërkuar tu blejë votën.

Për të gjitha këto Partia Demokratike po bën gati denoncimin për ndjekje penale ndaj shefit të komisariatti Vorë.

Shqiptarët e dinë shumë mirë se kush e përfaqëson mafien sot në pushtet.

Shqiptarët e dinë shumë mirë se kush me paratë që u grabit ditë, kërkon tu blejë votat natën dhe nuk mund të mashtrohen as nga spotet cinike të LSI-së as nga metodat e sigurimit të shtetit.

Shqiptarët po shohin përditë qartazi impenjimin me të gjitha format e Metës dhe Ramës në Vorë dhe në të gjithë zonat e tjera ku mazhoranca ndjen humbjen.

Partia Demokratike u bën thirrje të gjitha institucioneve ndërkombëtare që merren me monitorimin e zgjedhjeve të impenjohen seriozisht për evidentimin dhe denoncimin e akteve të tilla kriminale ku e gjithë struktura e shtetit duke filluar nga policia përdoren si organizata kriminale dhe mafioze për të grabitur votën e shqiptarëve”, tha Paloka.

 

3 komente në “Cështja penale ndaj Fiqiri Ismailit/Paloka: Do padisim në Prokurori shefin e Komisariatit të Vorës”

  1. sit..d back..and relaks → says:

    mut jeni te dy palet

  2. AI says:

    o paloka te dali ndonje tjeter se ti je i certifikuar si shfifes me kartele , nuk je tip i besueshem, tani te eshte shtuar edhe je vendim gjykate qe keshtu po i prish me shume pune kunatit te shokut mediu

  3. alti says:

    Policia duhet te padise perseri kete kodosh politik qe etiketon policine e shtetit me organizata mafioze , kur e tille ishte ajo ne kohen kur qeveriste partia e ketij qenefi. Te arrestohet ky bandit se e ka mbush kupen duke i shit trimeri popullit shqiptar . Ka 23 vjket qe ky paloqe shan e ofendon kedo, duke perfshire dhe kryeministrin ,dhe pa piken e turpit ne gjykate deklaron se nuk eshte shpifje e imja personale por e partise . Futeni brenda ta shoh atje se si edukohet ky goje hale qe eshte ne klasifikim i dyti mbas te rrjedhurit nga trute Berisha per llapaqen . Mesohuni te zbatoni ligjet, dhe mos mbroni abuzuesit sic beri Shkerdheni dhe i jati qe i dolen ne mbrojtje Beketit, qe ne vite ka borxhe te pa paguara shtetit shqiptar . Mjaft Paloqe me abuzime ,ka ardhur dita te jepni llogari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje