Letër e hapur nga Astrit Patozi/ Po na i vrasin para syve tanë

13 Qershor 2015, 17:59Politika TEMA

Deputeti i Partisë Demokratike Astrit Patozi, përmes një letre të hapur të dërguar krerëve më të lartë të shtetit, ka denoncuar sipas tij tentativën e Lëvizjes Socialiste për Integrim për të manipuluar në të gjitha mënyrat zgjedhjet vendore të 21 Qershorit.

Pavarësisht se policia ka nisur procedimin penal ndaj kandidatit të djathtë për këtë bashki Fiqiri Ismaili pas dyshimeve se kërkonte të blinte votat me 10 mijë lekë të reja, sërish deputeti Patozi insiston se është LSI që po tenton të manipulojë zgjedhjet.

Patozi u bën thirrje organeve kompetente që të ndërhyjnë dhe të monitorojnë zgjedhjet në bashkinë e Vorës.

Më poshtë letra e plotë e deputetit të PD Astrit Patozi:

Drejtuar presidentit të Republikës, zotit Bujar Nishani

Kryeministrit, zotit Edi Rama

Kryetarit ë Partisë Demokratike, zotit Lulzim Basha

Ambasadorit të SHBA, në Tiranë, zotit Donald Lu

Ambasadores së BE në Tiranë, zonjës  Romana Vlahutin

Shefes së Misionit të OSBE-ODIHR-it për zgjedhjet e 21 qershorit, zonjës Andrey Glover

Për dijeni,

Prokurorit të Përgjithshëm, zotit Adriatik Llalla

Ministrit të Brendshëm, zotit Saimir Tahiri

Kryetares së KQZ, zonjës Lefteri Luzi

Të nderuar zonja dhe zotërinj,

Nuk kisha shkruar kurrë më parë një letër të hapur dhe pata menduar se do ta ngrysja jetën pa e provuar kurrë jë gjë të tillë. Por vendosa  ta bëj këtë për të ndarë me ju një problem të madh për vendin, të cilin e konsideroj po kaq të rëndësishëm edhe për publikun e gjerë. Ndaj edhe vendosa t’Ju drejtohem, duke Ju konsideruar, secili në rolin e vet, sa përgjegjës, aq edhe të nteresuar për mbarëvajtjen dhe suksesin e zgjedhjeve të 21 qershorit.

Po Ju shkruaj, jo thjesht në cilësinë e një deputeti të Kuvendit të Shqpërisë, por edhe atë të një personi publick, I cili herë si vëzhgues (gazetar), e herë si protagonist, ka qenë dëshmitar i të gjitha fushatave elektorale, që janë zhvilluar në Shqipëri, që nga viti 91 e këtej. Mos mendoni se në letër është harruar kryetari I Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, porse mungesa e tij këtu ka lidhje të drejpërdrejtë me thelbin e problemit.

E ndjej si detyrim t’Ju informoj, se këtë ditë të nxehta të fushatës, vetëm 13 km nga qendra e kryeqytetit, është duke u konsumuar  mu para syve tanë, më së paku një krim I frikshëm elektoral. Bëhet fjalë për bashkinë e Vorës, njëra ndër më të voglat për nga popullsia, territori, por ndoshta edhe nga rëndësia, në të 61 njësitë e reja administrative të vendit, ku prej javësh dhe ditësh mbizotëron një atmosferë lufte. Aty kandidon kryetari aktual i bashkisë së Vorës, si përfaqësues i opozitës, dhe një kandidat i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ka me dhjetëra prova dhe indicie, që të cojnë në përfundimin se pas kësaj klime mbytëse për zgjedhje normale, qëndron kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, i cili ndodhet në krye të një operacioni gati ushtarak, ku spikat sidomos administrata shtetërore e LSI, që ka braktisur zyrat në Tiranë dhe është instaluar e gjitha në Vorë.

Dhe për të qenë më konkretë. Ka një presion permanent mbi votuesit e opozitës, I cili shkon nga goditjet fizike, e deri tek kërcënimet nën tytën e armëve . Por shqetësimi më i madh qëndron në faktin se policia është tërëisht e përfshirë në fushatën e njërës palë, dhe më e rënda fare, se ajo është pothuajse gjithmonë e koordinuar, dhe në shumicën e rasteve në një bashkëpunim të hapur me kontigjente të krimit të organizuar. Janë me dhjetëra rastet, kur personat kërcënohen nga individë me precedentë penalë, dhe fill pas kësaj, thirren në stacionin e policisë së Vorës apo në komisariatin nr 6 në Tiranë. Vlen të saktësohet se policia thërret cdo natë aktivistë të opozitës, pa asnjë arsye, ose për motive nga më banalet, të cilat nuk mund të përdoren kurrë si justifikim nga një shtet ligjor. Ka të dhëna të besueshme nga burime të mirëinformuara, se është vendosur të ketë raprezalje dhe arrestime të mbështetësve të Partisë Demokratike, sidomos në ditët e fundit të fushatës.

Qytetarët e dhunuar ankohen për shefin e komisaiatit 6, Bujar Laze, shefin e stacionit të policisë Vorë, Tonin Laska dhe inpektorin e krimeve, Përparim Zenuni, që shquhen për veprime arbitrare dhe të hapura në favor të mazhorancës. Shefi I komisariatit 6, i cili edhe orgjinën është zgjedhur ta ketë nga vendlindja e zotit Meta, ka braktisur thuajse cdo detyrim tjetër dhe është instaluar personalisht në Vorë, ndonëse territori, që mbulon është shumë më i gjerë, dhe shtrihet edhe në bashkinë e re të kryeqytetit.

Janë me qindra dëshmitarët që denoncojnë se banditë të armatosur qarkullojnë nga mëngjezi deri në darkë, me makina të blindura dhe me xhama të zinj, në të gjitha fshatrat e bashkisë së Vorës.  Madje “selinë e tyre qëndrore” e kanë pikërisht në lokalin, ku për disa ditë u vendos posteri i vetë kryetarit ë Kuvendit, a thua se Ilir Meta kandidonte për kryetar bashkie. Në disa raste ata kanë guxuar të kërcënojnë edhe shtabet e kandiatiot të opozitës, menjeherë pas takimeve elektorale. Vetëm qetësia e këtyre të fundit e ka shmangur deri tani konfrontimin e ashpër, por mendoj se nuk ka asnjë garanci  që të mos ketë incidente të rënda në të ardhmen.

Forcat e komisaraitit 6, të cilat janë superaktive në ndalimin dhe thirrjen e përnatshme të aktivistëve të Partisë Demokatike, nuk vijnë as të shoqërojnë  takimet zyrtare të kandiatit të opozitës, ndonëse është detyrim I tyre të garantojnë sigurinë. Këtë nuk mnd ta them për policinë e komisariitit të Kamzës, e cila shoqëron rregulliisht sa herë PD ka takime elektorale në zonën e komunës së Bërxullit, që përfshihet në juridiksionin e saj.

Duke parë këtë përshkallëzimin dramatik të situatës para ditës së votimit, druaj shumë se më e keqja ende s’ka ndodhur, ndaj shpresoj se dikush apo disa prej jush do të bëjnë dicka për të evituar ngjarje me pasoja të rënda.

Në Vorë, Bërxull dhe Prezë ka prej dy muajsh një përfshirje jashtë cdo përfytyrim të admistrës shtetërore në fushatë, dhe për të qenë të drejtë, ka një dispoporcion të madh në agazhimin e dikastereve dhe të autoritetve që përfaqësojnë PS, në raport me ata të LSI. Ndonëse janë thjesht dhe vetëm zgjedhje lokale, këta të fundit janë kaq të eksituar dhe agresivë, sikur Vora të ishte Palestina e tyre. Në ballë të tyre qëndrojnë detashmentet e Ministrisë së Bujqësisë dhe ato të të AKU, por presione të hapura bëhen mbi cdo nëpunës shtetëror, mbi mësuesit, mjekët dhe infermierët, të cilët, përvec votës për LSI, janë të detyruar edhe të shkojnë në takimet elektotrale.

Por prapë mendoj se problemi më i rëndë qëndron në faktin se presioni dhe goditjet kryesore adresohen direkt mbi kandidatin e Partisë Demokrratike, zotin Fiqiri Ismaili. Ndonëse, ne kemi pasur edhe zgjedhje të këqija dhe shumë të këqija në këtë vend, ky është një fenomen I ri, që shfaqet si risi e kësaj fushate me gjithë “shkëlqimin” e vet në Vorë.

Arritën deri aty sa iu vërsulën biznesit të zotit Ismaili, I cili për më shumë se një muaj, është herë I bllokuar, herë i ndaluar, cdo ditë nën sulmet e policisë dhe gjobvënesve të ndryshëm me targën e LSI-së. Për të ardhur tek e paimagjinueshmja, heqja e licencës, pa asnjë arsye dhe argument ligjor. Gjatë atyre ditëve jam përpjekur të inkurajoj me sa kam mundur kandidatin që ta merrte si një shkarje emcionale të një administrate, që sillet si bandë mafioze vetëm për fushatë dhe se gjërat do të ndryshojnë pas 21 qershorit. Por së brendshmi kam menduar se nuk e di c’do të kisha bërë, në rast se do kisha qenë vetë përballë asaj situate. Se mbyllja e biznesit, do të thotë që të t’I hedhin në kosh 23 vjet punë dhe sakrifica, dhe unë nuk di se c’mund të të bëjnë më shumë në këtë botë, përvecse të të marrin jetën.

U desh ndërhyrja direkte e kryeminisrit, që ministri i LSI të zhbllokonte licencën e fabrikës së miellit dhe për kandidatin e Partisë Demokratike të kishte më në fund një frymëmarje clirimi. Por nuk ishte e thën, sepse vetëm një ditë më pas policia bllokoi pa asnjë arsye furgonët e shpërndarjes normale të mallit dhe LSI mediat nën kontrollin e Ilir Metës e trumbetuan atë si një kapje në flagrancë, megjithëse gjithcka ishte në përputhje të plotë me ligjin. Ndonëse gjithcka u normalizua dhe policia i liroi pas dy ditësh mjetet, askush nuk u kujtua që të paktën të përgënjeshtronte lajmin e rremë.

Tani të ndalemi pak tek roli I drejptpërdrejtë i Ilir Metës në këtë histori. Të enjten denoncova në parlament fenomenin e blerjes së votës, dhe si strateg të saj Kryetarin e Kuvendit. Për fat të keq, kjo nuk është një legjendë urbane, por një realitet i dhimbshëm, të cilin e dinë dhe e pranojnë të gjithë në Shqipëri, duke përfshirë edhe vetë LSI-në, që vetëm publikisht nuk krenohet me të. Megjithese nuk e kisha përmendur fare Vorën, Ilir Meta më paralajmëroi që të prisja se dicka do të dilte atje. Dhe nuk vonoi shumë.

Vetëm një ditë më pas policia akuzoi kandidatin e opozitës për blerje vote, pas gjoja denoncimeve,  që kishin bërë kundër disa qytetarë të bashkisë së Vorës. Historia është e thjeshtë dhe banale. Të gjithë “denoncuesit” janë thirrur me forcë nga policia, dhe askush nuk ka shkuar me dëshirë. Që do të thotë se kanë zbatuar një urdhër dhe jo, rastësisht, më shkon mendja tek Ilir Meta. Madje dy prej tyre janë anëtarë të stafit të kandidatit të Partisë Demokratike, ndaj edhe është shumë i trashë montimi se ata paskan marrë lekë në këmbim të votës. Por puna është se këtu po humbet sensi i gjithckaje, ku arbitrariteti dhe paligjshmëria konsiderohen gjëra të zakonshme dhe se ngjarje janë vetëm ato me të vrarë e të plagosur.

Për dy ditë rresht policia mbajti të rrethuar ndërmarrjen e zotit Ismaili, ndonëse nuk kishte asnjë shkresë apo urdhër prokurori për një veprim.  Madje sot në orët e mesditës vetë shefi i komisariatit 6, tetntoi ta shoqëeronte forcërisht kandidaitin e opozitës, ndonëse nuk kishte asnjë mandat për këtë. Unë personalisht e konsideroj si përpjekje për ta arrestuar Fiqiri Ismailin në mesin e fushatës dhe nuk kam asnjë garanci që kjo nuk do të ndodhë në të ardhmen.

Dhe ky është një standart i panjohur dhe i padëgjuar më parë në Shqipëri, edhe pse ne kemi pasur zgjedhje të këqija dhe shumë këqija në të shkuarën. Që do të thotë se është goditur edhe vetë liria e një force politike apo një personi për të kandiduar, dhe sipas meje ky është fundi i një rendi demokratik.

Kjo që po bën LSI dhe qeveria me Vorën, është njësoj sikur dikë ta përdhunojnë, dhe menjeherë pastaj përdhuesi të akuzojë prenë e vet se e ka lënduar.

Kam bindjen e plotë se këto inskenime të ulëta, të cilat janë aq ta trasha, sa nuk mund të kenë asnjë ndikim tek zgjedhësit, bëhen vetëm për një arsye. Që të jutifikojnë “qametin” e ditës së votimit, me shpresën se kur ka akuza të ndërsjellta, nuk merret shumë vesh se kush është agresori dhe kush është viktima.

Kandidati i opozitës në Vorë po kandidon me kryetarin e Kuvendit, ministrin e Bujqësisë, gjithë pjesën e LSI në pushtet, që nga niveli mëiI lartë e deri tek zyrtari më I ulët, me policinë e shtetit, dhe sikur të mos mjaftonin këto I kanë vënë përballë edhe banda të rrezikshme kriminale, jo vetëm nga zona, por edhe të thirrura për ndihmë nga territore të tjera të Shqipërisë. Pyetja është a mund të flitet më për zgjedhje nën këtë trysni?

Të nderuar zonja dhe zotërinj,

Unë nuk kam as tagrin, por as informacionin e plotë për të trajtuar të gjitha problematikën në shkallë vendi të këtyre zgjedhjeve. Kam shumë lajme të këqija, të publikuara ose jo, që tregojnë se ka plot qytete dhe fshatra të Shqipërisë që ndodhen nën presion të paparë nga mazhoranca. Uroj shumë që situata kombëtare të mos jetë kaq dramatike sa në Vorë. Por jam shumë i bindur, që edhe sikur Vlora të kishte qenë një rast i izoluar, dhe jo pasqyra e vërtetë e këtyre zgjedhjeve, kjo letër sërish ia vlente. Aq e rëndë dhe e papranueshme për një vend normal është sistuata atje.

Ndaj edhe do të kërkoja nga secili prej Jush, në përputhje me detyrimin dhe përgjegjësitë e veta, por ndoshta edhe nga të gjithë bashkë, të bëni dicka për ta ndalur marshimin e së keqes, që po vringëllin armët e krimit vetëm 13 km larg qendrës së Tiranës. Unë as e di, dhe as dua t’ia di për arsyet e këtij eksitimi të kryetarit të Kuvendit dhe të LSI për të “pushtuar” me cdo kusht Vorën. Mund të jetë edhe një bast apo inat tavoline, por ndoshta edhe interesa të mëdha dhe aftgjata politike apo biznesi për Ilir Metën. Është e tmerrshme ta mendosh se këto janë zgjedhje lokale, që sido të dalin, nuk e ndryshojnë raportin e forcave qeveri-opozitë. Përfytyro se cfarë mund të bëjnë këta në zgjedhjet politike, kur në një farë mënyre, garojnë  direkt për karriget e tyre?

Ndaj, na ndihmoni që të paktën të ketë më shumë “sy” dhe më shumë dëshmitarë në Vorë. Kjo vlen jo thjesht për zonjën Glover dhe për mediat e Shqipqërisë, por ndoshta edhe për vetë kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Unë e kuptoj se zgjedhjet janë të rëndsëishme në të gjithë territorin e Shqipërisë dhe se përfaqësuesit e PD duhet të jenë kudo, ku ka qendra votimi. Por ndoshta është më mirë të kemi më pak diku tjetër, por të jemi si akund tjetër në Vorë. Jo se duhet fituar patjetër një bashki, por se duhen mbrojtur zgjedhjet dhe njerëzit, aty ku kërcënimi është më i madh. Dhe ajo që druaj më shumë është “pushtimi” i territorit nga bandat e krimit për të mos i lejuar njerëzit ë votojnë. Se për të tjerat, megjithëse janë të rënda, nuk do t’ia dalin kurrë.

Në Vorë, po na i vrasin para syve tanë. Jo vetëm zgjedhjet, por edhe zgjedhësit, ndonëse ende nuk ka gjak.

(Me shpresën se kam bërë gjënë e duhur, jo thjesht për të cliruar veten nga një detyrim moral dhe poltik.)

Me shumë respekt

Astrit PATOZI

Deputet I Kuvendit të Shqipërisë

60 komente në “Letër e hapur nga Astrit Patozi/ Po na i vrasin para syve tanë”

  1. e sakte says:

    Ky trapi kujton se ka kush durim e kohe te lexoje idiotesite e tij.Mos u mundo kot Patoz se nuk te rihabiliton me pd-ja.Haps syte gjej ndonje gazete e talevizion qe te paguaje mire dhe vazhdo atje e bej lloqe kavaje.

    1. Devolliu says:

      U detyrova të lexoj tërë këto zhgarravina të këtij zorraxhiut të Saliut pasi thashë se mos kishin vrarë vërtet ndonjë njeri. Pthu mor maskara që mashtron qysh në titull të shkrimit!

      1. Shkodran says:

        Nuk eshte dokushdo ky patozi mor koqe.
        Po ky ka nje faj(ose pd me mire),qe nuk ja qine
        nanen kancerit te shqiperise Ilir metes kur e paten ne
        dore!!kjo levizje ashte terroriste e duhet nxjerre jashte ligjit!
        Urojme qe te vdesi sa ma pare Ilir meta!!
        Amen

        1. black_lion says:

          Une i them vetem nje gje Z. Patozi: C’te mbjellesh, do te korresh! Njesoj sic po ndjehet sot Vora, eshte ndjere e gjithe Shqiperia pas 21 Janarit 2011 e deri me 23 qershor 2013!
          Me qetesi dhe dashuri….nxirrini te palarat e njeri tjetrit dhe dorezohuni vete tek dera e burgut!

  2. matteo says:

    Je permendur shume vone, Patozi. Nje gjume te gjate shkuar letargjikut, ke bere per cerek shekulli dhe nuk e pe qe falangat e partise sate, te armatosur deri ne dhembe, si bandat e Arturo Ui-se, shetisnin ne cdo qender votimi per te fituar me gryken e armes votat. Sot, kur ky shantazh eshte minimizuar nje fare mase, ti alarmohesh, se po e ben kundershtari, qe mund te te lere me gisht ne goje. Po eshte teper vone per te sheruar kete emundje -murtaje qe ti e perhape te cdo individ i shoqerise shqiptare. Pasojat do t’i vuajme edhe ne qe s’kemi asnje faj, vec se jemi te pafuqishem per ta ndalur te keqen.

    1. Daja says:

      Mateo i ke thene shume sakte gjerat,te PRSH.

  3. Miri says:

    Mashtrues , gebels , bastard , genjeshtar

  4. shvejk says:

    Patozit do ti duhet te shesi aksionet qe ka ne kriporen e Vlores qe te tregohet me i ndershem sec eshte ne te vertete.

  5. sokol says:

    po ju more legena vodhet votat e bashkise tiranes nen hunden e gjith nderkomtareve dhe pastaj I dogjet pwr te mos I numeruar…harruat te zellshminqe eshte akoma ne krye te policise ndertimore ne tirane se si hiqte parrullat e dhunonte njrezit.

  6. TOMORRI says:

    kohe e humbur z. patozi

  7. coli says:

    po me te poshter se ty nuk ka mor qelbesire ta dhame shkelmin me vakte me vote more idjot ke goje dhe ti!

  8. Emi says:

    Pse nuk thua nje fjale per blerjen e votave me leke nga fiqo per 600 vete qe jane instaluar me shume ne ate zone per nje noter qe abuzon dhe per miellin qe po shperndahet Nuk jane edhe keto shkelje e ligjit elektoral Juve Patozi ju ka kther pergjigje Zenepe Luka se kush je keshtu qe nuk ke te drejte te flasesh Nganjehere ben si i ndershem dhe parimor por vetem shtiresh nuk ke asnje gje te perbashket me ndershmerin politike.

  9. Liri says:

    O Patozi, po mbron interesat w tua te miellit te helmuar sic ke bere me Fiqon pqe 14 vite rresht Boll me se na keni ushqyer me miell me kancerogjene dhe ju vetem mbushni xhepat me miliona euro. Turp per ty si deputet qe mbron nje kryetra bashkie qe na ka marre jeten me helmet e tij vite e vite me radhe.

  10. guri shabani says:

    E BERE DHE TI NJE ANONIME MIRE E BERE POR E KE KOT.

  11. Ciku says:

    Astriti I harroi zgjedhjet e 2009, 2011 dhe 2013. Une kam qene ne administrate ne ate kohe. Na kerkonin me dhune te shkonim ne zyrat elektorale te PD, te garantonim voten tone dhe te families. Me vjen keq qe Astriti nuk ka memorie. I ka harruar bandat e Gon Kuliçit. Nuk ka faj se ne ate kohe ishte vetem kryetar I grupit parlamentar te PD.

  12. Toni says:

    patoziii o zgjebe e stazhinuar po me ke tallesh ti more plere,sa toka ke vjedhur+tjetersuar ti ne Kavaje me mikun tend me mbiemer gjui+pleren ish-krybashkiakun refig rrugeja,po ikore cun spiuni tu pre barku ty per kete komb+popull,pse ja faturoni te tjereve poshtersite qe juve kini bere per plot 25-vjet juve kini vrare deputete+zhdukur njerez ne kohen kur votoheshe,,yyyyyyytttt pjelle spiuni..

  13. alti says:

    Per cfar personi publik e mban veten ti ,kur njihesh publikisht si politikan medioker dhe gazetar leshi, qe kartrieren tende eke bazuar tek gati tu para Saliut . Ti ben kete leter te hapur thjesht, per te acaruar situaten ne menyre artificiale, qe neser paras sulltanit te PD te jesh i lare ne rast se humbisni. Je ti qe ke eksperience qe nga 1991 per zgjedhjet ku PD jote ka vrare deputet si Xhindi , ka vrare kryekomunar si Veseli i Novosejes , kur jane thyer kafkat Edi Rameas , Nikoll Lesit dhe Arben. Imamit dhe dhjetra kundershtareve tuaj politike. Je ti qe mbrojte ne kuvend dhunen dhe terrorin e shtetit per vrasjet e 21 Janarit dhe ke surrat na beke leter te hapur per tu dukur para shefave te tuj, qe i kane duart te lyera me gjak dhe gjurme gishterinjsh ne vjedhjen e pasurise se ketij populli qe vetem e vrate dhe e vodhet per 23 vjet rresht. Leri denglat ,dhe ne se ke fakte drejtou organeve te prokurortise dhe kush eshte fajtor te pergjigjet dhe jo te beni viktimen dhe ne rast kur bleni voten.

  14. ??? says:

    Te gjithe ne mbrojtje te kunatit te shokut Mehdiu. Ky flet por nuk asnje prove konkrete, p.sh. denoncime per zyrtaret e policise ne shkb ose filmime te zyrtareve te LSI me emer e mbiemer. Ik ore karagjoz se ne nje vend europian ku flet inteligjenca, ti jo deputet por as per bujk nuk te merrnin ne pune.

    1. ! ! ! says:

      Ne kavaleshencen e M.B ne Durres ke te ngjitur postera elektorale te Gjushit per ti kujtuar policeve edhe kur te pushojne per ke te votojne dhe punojne.

  15. eli-tiv says:

    …..te vjen te peshtire ti lexosh keto lloj deklarata te pd-isteve…..Nuk i degjuam o te mbanin qendrim ne vrasjen ne grup ne Gerdec….apo vrasjen nje e nga nje ne mes te sheshit ne 21- janar..
    Mund te flasin shume …..por qendrimi ndaj vrasjes ben dallimin.

  16. Dean says:

    …..dhe pasi lexon “letren e hapur” te Koktrash Patozit,ambasadori Amerikan u Dhi t’u Qesh.
    Politikan IDIOT.
    Ne asnji vend te Botes nuk ankohen ke Amerikanet per c’a zgjedhje te dhjetra lokale.Vetem ne Shqiperi.

  17. mero labi says:

    O ripjellsa,shikoni ne eshte e vertete apo jo ajo qe po ndodh ne Vore dhe mos u merni se çka bere me pare Patozi apo PD. Sikur u tha qe do behet me mire apo haruat.

  18. psy says:

    Thone:mos bej kurre ate qe tjetri nuk do te doje t’a bente ty…..

  19. Dibrani says:

    fuck politiken,..shijo jeten

  20. astrit says:

    Si e ke surratin, ashtu dhe shpirtin.

  21. luis says:

    O Astrit jeni mesuar te vidhni vota kur ishit ne pushtet sa u ka dashur stomaku dhe ne opozite kur ishte Fatosi ne pushtet por tani me Ramen u ka hasur sharra ne gozhde dhe qani e vajtoni pa pushim se pushtet me per ju nuk do kete kurren e kurres.Shpetimi juaj eshte te shperndaheni ne parti te tjera se pd ka cofe si thone shkodranet.

  22. perlat spahiu says:

    jeni te gjithe njesoj,te korruptuare,hajdute e kriminele,nese per 40vjet ne shqiptaret u shtypem na nje bande kriminelesh e injorantesh,sot kelyshet e bynkjeristeve vjedhin,kane cimentuare shqiprine,tirana bie ereshurre e mute,banda e levizjes sigurimse e integruare ne cdo istitucjon drejtojne kooperativen shqiptare,ne shqiperi mendoj se duhet kohe per te votuare nerregullsi demokratike.

  23. Treviso says:

    Zoti Patosi, L.S.I. po vazhdon me ritmin qe gjeti tek P.D. e Juaj. Pse kur ishit Aleate para 2013 nuk ju ndigju zeri i asnje demokratit per terorin qe u bente nga Ju, dhe L.S.I. Sot ato udhetojne me makina te bliduara dhe me xhama te zinj, ndersa atehere kur qeverisnit, ato leviznin dhe te armatosur deri ne dhembe. Sa keq qenka kur je ne opozite!?
    Zoti Patosi, nuk kam qene dhe nuk jam dakort me dhunen, por Ju nuk keni te drejte me u ankue, duke kujtuar ato qe keni bere sebashku.

  24. salem says:

    Leter tipike e Sali hitlerit nga i cili i ka mesuar keto lloje qe Jua hedh te tjereve fajet e veta,shembullu :”Van Der Lybe”.
    Po s’u cduk Saliu s’ka qetesi ky vend.

  25. Peoples says:

    Kam shetitur ne 35 vende te botes.Ky eshte njeriu me i peshtire qe kam pare.

    1. Dean says:

      Hahahahaaaaaaaaaaaaa….
      E forte kjo.

    2. Neveri says:

      Jane vene ne konkurence me Saliun nga paraqitja. Po kur te arrij moshen e bac salit si do te ngjaje valle ?

  26. antikamunist says:

    O patozo.Ne vlore ne 2013 e majta ta beri 8 me 2.Tani po e ndjen humbjen gjigande edhe ne mes te shqiperise.Jeni qe jeni ,tek shqupi miellin qe shperndan fiqoja bejeni petulla.

  27. stili> says:

    Ju ktheve zanatit te vjeter ,por jo me per te shkruar gjera te besueshme por zhgarravina politike per te justifikuar humbjen.E di mire ate barsaleten e dhise me delen ,po ta kujtoj.Ja pa dhija deles nje here vetem nje here kur kerceu nga muri filloje ta talle e ti thote deles ,,,,oh sa turp ,une ta pashe,,,,,! Delja pa u menduar shume ja ktheu: E po cfar te them une e mjera per kete turp qe kam bere ,kur ti e mban gjithnje zbuluar,pa u skuqur e pa u zverdhur fare.,,,,!,,,Ike edhe ti me ustane tend,faraonin e rene nga froni,i sherbeve dhe e mbeshtete ne te gjitha fushatat e vjedhjeve te zgjedhjeve,,te vjedhjes se ekonomise ne rrenimin total te shtetit.Ishe kryetar i grupit te p.d.,ke pergjegjesine e madhe e te rende para shqiptareve.Ti pas zhozefines je nr,3 ,personi pergjegjes me i urryeri,e me demberesi ne vend.Tani po kerkon ta heqesh bythen me njane ,levizjet tende tani jane dekonspiruar.Ha ate rrogen si deputet ose deno Berishen e Berishizmin si teori e si veprimtari politiko ekonomike tejet anti kombetare rruge tjeter nuk ke ,mos na i caj koken me keto shkrime ,qe jane per tu tallur me ty,.Merru me Fiqirinjte e tu o njeri pa fiqir.

  28. gimi says:

    vetem nje pyetje per te gjithe qe komentojne, nuk ka rendesi se sa respekt kemi per zotin patozi, por thjesht pyetja shtrohet A qendron ndonje shqetesim qe ngre zoteria dhe pse? pse mundohemi te bejme te keq kete qe akuzon ate qe po ndodh ne vore?
    Respekte per te gjithe

    1. Samiu says:

      Gimi …po te jape nje fakt si ne Durres per shembull Ajo qendron…. por ne Vore? …atje jane gjetur shkelje dhe shitje votash nga Ismaili…..

  29. petrit zela says:

    Nuk po te kuptojm o zoti astrit.E them kete se ke filluar te demostrojsh te fortin e PD-es,ku deri me dje dukeshe si ajo pula e lagur ne rradhet e PD-es.Mos valle Berisha,te ka dhuruar ndonje ombrell,per tu mbrojtur nga goditjet e opinjonit dhe te ndonje shiu te stuhishem…Si limon I papjekur ke qene,por I shtrydhur ne maksimum
    nga lideri I juaj shpirteror Berisha,dhe po mundohesh ti biesh kavallit,po me te njejten vrime…Viktim e te tjereve ke qene,por kujdes te mos biesh victim e Vetvetess..

  30. tonix says:

    Qe ta bëjmë të thjeshtë: opozitës sot po i ndodh ajo që i ndodhte opozitës dje. Me një ndryshim, vetem së tani në pozitë është LSI , jo PS

  31. duno says:

    Astrit PATOZI eshte 1000 here me i zgjuar se Meta 2000 here me i kulturuar se Meta 3000 here me burre se META . META ky produkt Corovode ose cjornaja voda sllavisht uji i zi gjaku i zi shpirti i zi fytire e zeze ,kanceri i ketij vendi po i ben ketj populli e ketij vendi ate dem qe i kane shkaktuar vetem dyndjet sllave , mbetje te te cilave eshte edhe ai vete . Jo me kot NOLI i famshem shkruante ; HALL I MALL ME SKRAPARLLINJ , KA REZIK TE HASHE DHE DRU , LE TE JENE NJADY MINISTRA , SKA GJE SE JANE DHE PA TRU. Ky vend do te behet vetem atehere kur te flaki tej kete rrace te poshter , por kjo gje eshte shume e veshtire mbasi shqiptaret vuajne masivisht nga sindromi i stokolmit , ose sic i thone ne popull qiji nenen te te thone baba . KESHTU qe ky vend ska per tu bere kurre .

  32. tani says:

    Jam simpatizant i te majtes,por jam i detyruar te them qe ne Vore bandat e Ilir Metes si banda hajdutesh dhe kusaresh jane sulur per te grabitur voten e qytetareve te thjeshte.Me sjell ndermend zgjedhjet e 96 ku po me te njejten menyre Sali Berisha grabiti votat e socialisteve te thjeshte.Ju bej thirrje te gjithe socialisteve te Vores te votojne kunder Bandes se LSI ne Vore.Mendij se LSI eshte si nje tumor kanceroz qe i eshte ngjitur PS dhe po i merr te gjitha fuqite dhe kapacitetet .RROFTE PS,Poshte LSI

  33. arian says:

    Gjerat qendrojne kur ne gjithe kete pacavure leter te pakten ky plehra te japi fakte me date,me ore.me emra.

  34. daku says:

    Une nuk e lexova te gjithe letren ke ktij. Ve bast qe edhe ata te cileve ua ka derguar, nuk e kane lexuar te gjithe letren. lol

  35. Gimo keta komentuesit komunista te LSI dhe PS mbasi bejne presion njerzeve ne
    Vore bejne presion dhe ketu te paguar nga Ilir Meta, sepse Ilirit i duhet te fitoje sa me shume Bashki qe ti trgoje dhembet Edi Rames, se po shikon qe i ka ditet e shkurta me te gjitha ata akuza nga me te ndryshem dhe per vrasje ka frike shume nga burgu qe e pret dhe kerkon sa me shume bashki aq me shume pushte
    aq me shume e mban te varur Edi Ramen.

  36. Samiu says:

    Kesaj i thone: Edhe dhi e zgjebosur , edhe bishtin perpjete……

  37. Jugu says:

    Nje leter vertet profesioniste dhe me tematik te kohes dhe sensitive. Nje rrufe per Ilir bllokun dhe me shume per kryeministrin e lidhur kembe e duar nga Iliri.

    Pritesit e letres ndihen ne pozite te veshtire sepse do kene te bejne me Ilirin qe ka jo vetem pushtetin ne dore por ka edhe mafjen e vendit ne dore.

    Cfare po ndodhe ne Vore dhe ne shume njesi te tjera administrative te vendit nuk tregon tjeter pervecse ne Shqiperi nuk ka demokraci por hadutizem, mafje, krime dhe pasiguri.

    Qytetaret e larguan Berishen per nje shoqeri ndryshe por nuk qenka e thene, rilidja jo vetem po e kopjon ate, por po e tejkalon.

    Gjithesecili duhet te reagoj jo ne interes te pozites apo opozites por ne interes te se teres, te vendit, te brendesis dhe ndergjegjes se secilit.

  38. shvejk says:

    O Gimo eshte e vertete qe qendron shqetsimi i Patozit :FIQUA PO FAL MIELL.

  39. LORA says:

    Ja edhe nje tentative e spiunit “alfons ballshi” per arsbivimin,nje jave I advance,te alibise se dhunes per comangen e vullnetit sovran te 21 qershorit.
    Kane qe nga 2 Prilli 1991 qe instaluan, me vrasjen e katerr djemve shkodrane dhe agresionin me te erret mbi policine e shtetit ne Shkoder,sistemin kriminal te tjetersimit me hu te vullnetit sovran te shqiptareve.Eshte nje gezim I madh per mua qe shoh sot ti bien breket nahijes kusaro-bandite shqup-se,faqe tere njerezise,nga sistemi gangster qe e ngriten vete,me pasion dhe krenari perbindeshe.U qofte me shendet,o spiuni “alfos ballshi” !
    Kur Sokol Olldashi e denoncoi ,I pari ne tetor 2013 sistemin tuaj,,,,,,ju rate dakort t’i merrnit jeten dhe te mbyllnit sy e veshe.Keni edhe mallkimin e Sokolit ,per te paguar.

  40. pokeristi says:

    Kam rreth 20 vjet qe jam larguar nga Shqiperia ime.Nuk dua te zgjatem ne komentin tim per kete shgaravine komuniste te z.Pallozi.Pothuajse eshte thene gjithcka nga komentet e me siperme.Dua te shtoj nje gje: Astrit Pallozi eshte nje hibrid i ujkut dhe i hienes. Nje saktesim,vertet dikush e vendos ne liste te tretin.Eshte i treti por pas atij malokut te Vicidolit,pas atij vagabondit te Gjirokastres,njeri me monster se tjetri.

  41. nje qytetar qe eshte me PD says:

    Patozi ka te drejte.LSI dihet se cben.Po Patosi dhe PD duhet te kete sh me teper moral kur ngrejne kete problem pasi ky hajdut votash(LSI) ishte ortaku yt ne zgjedhjet e meparshme.ndaj sado te thoni qe politika eshte kurve ,kaq karakurve sduhet te jete.Do jem me PD gjithe jeten po PD nuk i mbajti far enjerezit qe e sollen ne pushtet.Mbrojti tere injorantet dh emaloket ndaj ti PAtoz rri urte e shih ato punet etua personae qe i ke bere zullum te gjitha..

  42. Ish LSI says:

    LSI dhe Ilir Meta jane semundja e ketij vendi. LSI nuk eshte parti por nje pjelle kriminale e Ilir dhe Monika krimineleve qe ja kane futur te dyja kepucet ne nje kembe Rames. Ka ardhur koha qe Edi Rama dhe Lul Basha te bejne nje pakt mbreteror me njeri tjetrin qe te qeverisin bashke pa ja patur nevoje Ilir trapit e Monika shurres, per nje kohe te caktuar, derisa te shporren keta nga politika Shqiptare. Po nuk ishte ne pushtet, LSI shperbehet brenda nje jave sepse ka mbledhur vetem njerez per interes, pa ideale.

  43. emigranti says:

    Shpresojm qe edhe me ndihmen e zotit Pd ,kjo parti komuniste-fashishte te zhduket njehere e mire nga politika shqiptare.

  44. E lexoj kete leter te hapur qe ne fund eshte e shkruar e zeze ne te bardhe Astrit PATOZI.Lexoj dhe shume komente ne nje kor te perbashket te akorduar gati perfekt duke share e cfryre e ofenduar kete zoteri.Shumica e ketyre njerezve ketu shkruajne ne kete forum te maskuar me emra anonim(por jane burra qe te shajne edhe me nene e baba)pale se cndodh ne jeten e vertete atje ne terren qe jeta nuk te vlen per asgje per” shefat”e politikes? Ketu ku jetoj midis shume Shqiptareve ne emigracion nje gje dua tju them juve komentuesve agresive pa kulture e edukate,qe figura e Ilir METES diskutohet si nje figure e frikeshme e nje njeriu me shume pushtet dhe para qe krahasohet me miliarderet e EUROPES qe te rrezikon edhe jeten.Boterisht dihet qe Ilir Meta ka mbaruar shkollen dhe i eshte futur politikes dhe ju te nderuar komentues qe shani pa dogane mund te krahasoni pasurine tuaj me ate te kryetarit te partise LSI ? Ju uroj shendet e miresi duke kujtuar “SE CFARE DO TE BESH ,DO TE TA BEJNE”WHAT GOES ARROWND COMES ARROWND” Kjo leter e Z.PATOZI eshte e shkruar e zeze ne te bardhe me kulture e qytetari,jo me sharje,cpifje,grushta barbari,vjedhje, rrugaceri qe na i la dhurate njeriu me famekeq i tranzicionit SHQIPTAR Sali BERISHA.Z.Ben Blushi dhe juve Astrit Patozi respekte ,ju lutem vazhdoni te punoni si politikane te vyer per te zbutur dhe sheruar dhimjet dhe lodhjen e ketij populli heroik puntor.Faleminderit.

  45. Ben10 says:

    Po mire more legen, po kur keputet 4 vete ne bulevard, po kur dogjet 26 vete ne gerdec pse zbere leter, apo tani qe te djeg bytha po na mbush mendjen se po ju persekutojne? Motrat tja u qijne eshte pak, te drejte ka parur shoku ENVER, tju zhdukte ga faqja e dheut, kjo do ishte zgjidhja

  46. B says:

    Je goxha burre mo Astrit Patozi, turp e gazi botes me keto letra te hapura , lerja Antenes se kane hije.

  47. nigo says:

    E more kok shpulle. ke ardhur ne Tirane dhe po na meson se si behet politike, ekonomi, biznes, etj. Qe ne pamje e ne shpirt mbetesh nje fshatar i rendomte. Harrove se kush e futi kete fryme ne vendin tone te varfer. Ke bere nje gabim se ke harruar t`ja adresosh letren edhe Saliut qe sta var me. Vazhdon me dacibaot e Maos se aq kulture ke. Po more trim edhe kur shteti po merr pak fryme ju s`jeni dakort. ke haruar se kush shperndante miell te rruga Myslym Shyri, qe e pame me ze e figure. ke harruar 1997, 1998, 2007, 2011 etjera Por nuk keni faj. Se nuk keni dhene asnjehere llogari per demet e pariparueshme qe i keni bere shqiperise duke e djegur e pjekur, duke vrare e rrafur ne mes te dites. A thua se keni ardhur nga hena. Nga fshati ke ardhur dhe me ato mend ke mbetur,

  48. nigo says:

    E more kok shpulle. ke ardhur ne Tirane dhe po na meson se si behet politike, ekonomi, biznes, etj. Qe ne pamje e ne shpirt mbetesh nje fshatar i rendomte. Harrove se kush e futi kete fryme ne vendin tone te varfer. Ke bere nje gabim se ke harruar t`ja adresosh letren edhe Saliut qe sta var me. Vazhdon me dacibaot e Maos se aq kulture ke. Po more trim edhe kur shteti po merr pak fryme ju s`jeni dakort. ke haruar se kush shperndante miell te rruga Myslym Shyri, qe e pame me ze e figure. ke harruar 1997, 1998, 2007, 2011 etjera Por nuk keni faj. Se nuk keni dhene asnjehere llogari per demet e pariparueshme qe i keni bere Shqiperise duke e djegur e pjekur, duke vrare e rrafur ne mes te dites. A thua se keni ardhur nga hena. Nga fshati ke ardhur dhe me ato mend ke mbetur.Ik more qelbesire nga ke ardhur se na keni ndyre vendin dhe na e keni bere te pajetueshem. Mos haro te maresh me vete jozin, paloqen, mulin, dhe shkoni ndertoni kullen e Vicidolit.

  49. 007 says:

    Mute LSI, Kake PD, PS midis Mutit dhe Kakes, Shqiperija nuk behet me Shqiptar, se si do veje kjo pune nje zot e di?????

  50. Spartaku says:

    Tuaf ke qen dhe tuaf je o Zoti Patozi.Mashtrues e di qe je,por nuk e dinja se je dhe frikacak.Frika jote eshte e drejte se humbja e pd-ke eshte e sigurte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje