Kryeministri Edi Rama u ndal në Gjirokastër për takimin elektoral të radhës, ku kërkoi votën për Zamira Ramin.
“21 qershori është koha e Shqipërisë moderne që duam të ndërtojmë, dita për të forcuar themelet e shtetit që po ndërtojmë duke ngritur shtëpitë e reja të përbashkëta të komuniteteve”, deklaroi kryeministri Rama.
Kryeministri tha se 18 muaj janë një provë e sigurtë që ne jemi fuqia e duhur, në kohën e duhur për të kthyer vendin në drejtimin e duhur.
Duke vënë theksin në faktin se Gjirokastra e braktisur nga qeverisja e shkuar ka nisur rilindjen, Kreu i Qeverisë tha se njerëzit e kanë të qartë se 18 muaj pavarësisht përkushtimit janë të pamjaftuehsme për të shëruar plagët e thella të hapura nga pushteti rrënues që Gjirokastrën e shikonte si territor armik, sepse Gjirokastra, shtoi ai, kurrë nuk e ka tradhëtuar të majtën e bashkuar.
Rama komentoi edhe fushatën e të djathtës për të cilën tha se me 21 qershor nuk ka asnjë komunitet që t’i besojë ‘përralës nga e kaluara’ të Saliut.
“Fushata jonë, e cila është fushata e kandidatve të ASHE që ne i kemi dhënë besimin për të dalë para jush për të dëgjuar e mbajtur shënim shqetësimet tuaja për ti kthyer ato në programe që adresojnë çështjet e komunitetit që çdo familje ka kur del nga dera e shtëpisë, se aty nis marrëdhënia me shtëpinë e përbashkët, bashkinë”, tha Rama.
Ai shtoi se reforma e re territoriale, të cilën e cilësoi edhe si reforma e riorganizimit e modernizimit të shtetit shqiptar, i jep fund copëzimit të vendit dhe i kthen bashkitë në pushtete të mirëfillta e krijon raporte të reja për t’u dhënë qyetarëve shërbime të mirëfillta.
Pikërisht këtë refomë të miratuar me shumicë të cilësuar votash, vijoi Rama, Partia Demokratike kërcënon se do ta hedhë poshtë me voton e 21 qershorit.
Gjirokastritet jane doreshtrenguar dhe nuk e leshojne as voten fort kollaj, e mendojne mire qe te jete investim qe tu kthehet atyre, ata jane te zgjuar dhe dine ta ndajne punen qe ofron e majta nga balta qe ofron e djathta, prandaj edhe keto zgjedhje do te fitoje kandidatja e majte edhe ne gjirokaster.
Zamira eshte qytetare e vertete, ka fituar respektin e te gjithe qytetareve me punen e perkushtimin ne prefekture, dhe nuk ka te krahasuar me kandidatin e djathte, Iglin, qe s’eshte as ne qiell as ne toke, se e ka familjen jashte ku kalon pjesen me te madhe te kohes. Ca do bente ai i djathti, po jo ndoshta me dite do punonte ne bashki?
Ne te gjithe Shqiperine jane hapur kantieret e ndertimit, per vepra te medha urbanistike, per t’i kthyer identitetin qyteteve historike, ashtu si edhe ne Gjirokaster me restaurimet dhe prishjen e ndertimeve pa kriter, qe jane skandale urbanistike, si pallati te kalaja e Gjirokastres. Punet e ketij vendi kane marre drejtimin e duhur dhe nje stimul per me shume pune do te jene edhe keto zgjedhje, ku e majta eshte fituese e padiskutueshme.
edhe gjirokastra e meriton nje figure si zamira, ajo do ta coje ne drejtimin e duhur edhe me mbeshtetjen e kryeministrit
Nje super mbyllje ne Gjirokaster. Nje super mbeshtetje ne Gjirokaster. Nje super fitore do te vije me 21 qershor. Te gjithe votat duhet te shkojne per Aleancen per Shqiperine Europiane sepse ajo eshte forca qe do te beje ndryshimin ne shqiperi.
Gjirokastra asnjehere nuk ka gabur kur ka votuar sepse asnjehere nuk ka votuar per personin e gabuar. Kete here ata kane shansin qe te kene ne krye te bashkine nje zonje te nderuar dhe te respektuar. Kemi rastin qe te bejme historine ne Gjirokaster.
Zamira Rami eshte nje zonje e nderuar dhe e respektuar ne Gjirokaster. Ajo me punen e saj ka fituar besimin e gjithe gjirokastriteve dhe me 21 qershor do te bejme te njejtin ndryshim qe beme me 23 qershor.
Gjirokastra dhe Vlora eshte surpriza me e madhe e e kthimit te elektoratit nga tradicional I majte ne elektorat te djathte ! kandidatja e vendosur nga LSI eshte nje nga zonjat e cila ka qene prefekte dhe ka pasur nje impact negative ne krye te ketij institucioni. Por nga ana tjeter kandidati Igli kokalari eshte nje nga njerzit me te fort lidhur me ndikimin qe ka ne kete elektorat ! Papunesia, korupsioni, humbja e identitetit te qytetit te gjirpokastres dhe shume arsyeve te tjera do beje te mundur humbjen e dyshes Rama dhe Meta !
Gjirokastritet mesa i njoh jane njerez qe mendohen mire para se te veprojne, sidomos me voten, jane njerez te zgjuar dhe nuk genjehen nga premtime elektorale boshe, bravo qe nje zonje si Zamira Rami per gjirokastritet eshte zgjedhja e duhur, e ka deshmuar se di te punoj fort per qytetin e gurte ne postin e prefektes se gjirokastres. Bravo dhe fitore Nr.1 Voto ASHE