Dako: Më 21 Qershor ndëshkoni me votë politikën e bllokimit

14 Qershor 2015, 10:01Politika TEMA
Dako: Më 21 Qershor ndëshkoni me votë politikën e bllokimit

????????????????????????????????????

Vangjush Dako, kandidat i Aleancës për Shqipërinë Evropiane për bashkinë e Durrësit, është ndalur në zonën e ish-Kënetës ku ka zhvilluar një takim me banorët që jetojnë në këtë vend.

Dako ka kërkuar mbështetjen e banorëve për një mandat tjetër në mënyrë që, siç u shpreh ai, të vazhdojmë ndryshimin që kemi nisur për qytetin.

“Në dy mandate me rradhë kam pasur fatin të punoj më banorët e vjetër dhe të rinj të Durrësit, dhe më duhet të them se këta të fundit kanë shumë halle dhe probleme, por që të gjithë më kanë mirëkuptuar, janë treguar të duruar dhe të sjellshëm duke më mbështetur në dy mandatet e kaluara”, tha Dako.

Ai ka deklaruar se në zonën e ish-Kënetës nis puna për mbylljen e dy kanaleve të hapura si dhe ndërtimin e rrugëve sipër tyre. Gjithashtu, përveç 10 rrugëve që janë ndërtuar gjatë vitit të fundit, bashkia ka planifikuar ndërtimin e disa rrugëve të tjera.

“Me Qeverinë Rama, vetëm në një vit, kemi përfituar 4 milion dollarë vetëm për zonën tuaj për rrugë, çerdhe dhe shkolla, por të tjera fonde do na vijnë nga Qeveria për shumë projekte të tjera”,, tha më tej kryebashkiaku i qytetit bregdetar.

 Vangjush Dako ka shpjeguar edhe projektin e ujit të pijshëm, i cili financohet nga Banka Botërore, duke sqaruar edhe premtimet që po bëhen nga rivalja e tij në këto zgjedhje.

“Ju keni dëgjuar këto ditë premtimin e njëjtë se do të sjellë ujin në Durrës, etj. Është e vërtetë se ky projekt kishte 6 vjet që ishte gati për financim, por Banka Botërore kërkonte që marrëveshja të firmosej nëpërmjet saj dhe bashkisë, por qeveria e kaluar nuk i’a kalonte Ujësjellësin bashkisë, duke e mbajtur projektin të bllokuar për 6 vjet. Vetëm në shtator të viti 2013, ndërmarrja e Ujësjellësit kaloi në varësi të bashkisë dhe menjëherë u nënshkrua marrëveshja midis Bankës Botërore dhe bashkisë me garancinë e qeverisë. Prandaj, ky projekt po realizohet vetëm tani falë vizionit dhe mbështetjes tonë, dhe pas një viti në shtëpitë tona do ketë tre herë më shumë ujë”, tha Dako.

 Kryebashkiaku Dako ka deklaruar se ne kemi përballë një alternativë të dështuar dhe bllokuese që duhet ta ndëshkojmë me votë, sepse kjo alternativë mbajti të bllokuar për 6 vjet projektin e ujit të pijshëm dhe rrugën paralele me murin e portit.

“Sot kemi një realitet të ri, kemi gati një projekt për ujin e pijshëm dhe kanalizimet që nisin brenda muajit shtator dhe një rrugë të re për qytetarët tanë, që u mbajtën të bllokuara nga qeveria e kaluar”, tha Dako.

 

13 komente në “Dako: Më 21 Qershor ndëshkoni me votë politikën e bllokimit”

  1. Anonim says:

    Qytetaret e Durresit kurdohere kane bere zgjedhjen e duhur sa here u eshte dashur te caktojne drejtuesin e qytetit te tyre. Vangjush Dako kurdohere u eshte gjendur prane durrsakeve, prandaj edhe kesaj radhe do votebesojme Dakon. Jane kryer nje mori investimesh ne Durres dhe jam i bindur se me mbeshtetjen e qeverise qendror por edhe punen e perkushtuar te z. Dako, investimet ne Durres do jene edhe me te medha.

    1. Kushtrimi says:

      E ke te fituar, Durresi eshte i gjithi me ty. E verteta eshte se investimet ne Durres nga Vangjush Dako jane te medha. Qyteti eshte transofrmuar rrenjesisht, ka ardhur momenti qe te behet edhe me shume. Te mos harrojme se ne tete vite qeverisje te se djathtes fondet per Durresin nga qeveria munguan kurdohere. Ne vetem nje vit e gjysme Durresi eshte transformuar me ritme te shpejta. Numri i vizitoreve te huaj e vendas ne Durres ka ardhur ne rritje.

      1. FJORALB says:

        Me ndarjen e re territoriale Bashkia e Durresit zgjerohet edhe me shume per faktin se asaj i bashkangjiten edhe zonat perreth saj. Kompetencat dhe pergjegjesite e kryebashkiakut do jene me te medha. Vangjushi ka punuar shume per qytetin, ka bere me te miren e mundeshme. Me ndarjen e re ka nevoje per me shume pune. Projektet konkrete qe z. Dako ka per zonat qe i bashkohen qytetit si zhvillimin ne infrastrukture por edhe ne ujesjelles kanalizime etj, do gjejne mbeshtetjen e qytetareve te Bashkise Durres qe do zgjedhin Dakon.

  2. keneta says:

    Durresi eshte nje ka qytetet me me shume mundesi reale per zhvillim ne shqiperi. kryebashkiaku Dako ka bere nje pune mese te veshtire dhe te sukseshme per shkak te bllokimit te ish qeverise Berisha. Tashme qe ka nje qeveri qe e mbeshtet rruga drejt drejtimit te duhur eshte i sigurt.

  3. Bukuroshja e Durresit says:

    Patjeter duhet votuar vetem Dako ,o sot o kurre . Eshte e qarte si drita e diellit qe Qeveria do te japi ndihmesen e saj me te madhe se sa me Griden. . Rama do te vepproj njesoj me demokeatet .
    Na bllokuat dikur dhe ne do tu bllokojme fondet .shembulli me i mire eshte Tirana me Lulzimen .
    Uroj qe qytetaret me voten e tyre per Dakon te ndihmojne qytetin e tyre dhe njekohesisht dhe veten .
    Suksese Dako .

  4. alti says:

    Vangjush ke tete vjet ne pushtet dhe deri diku je konsumuar , duke pasur parasysh dhe privatizimin e disa sherbimeve te klientet tuaj. Ne zgjedhjet e kaluara more plot 3300 vota me teper se kundershtari, kjo e lidhur dhe me menyren e komunikimit dhe perpjekjet e tua per te ndryshuar qytetin. Ne kater vitet e kaluara ti u largove nga baza e banoreve autokton durrsak dhe ne administrate fute njerez medioker dhe jabanxhinje qe nuk e njohin Durrsin fare, dhe njeriu qe ke ne krah Klosi eshte ai qe ka ndikuar negativisht ne bazen socialiste ,ku nje pjese e madhe nuk do votojne fare. Kandidimi kerkon strategji te rregullta dhe jo mashtrime ,ku se fundi gropose rrenojat artkeologjike tek lulishtja 1 Maji per te ndertuar miqte dhe klientet tuaj pallate duke shemtuar ate qe mund te ishte nje nga sheHset me te bukur ne Shqiperi , dhe dhe dhe 80 % te plazheve publike tek privatet . Durrsaket e majte i ke kundra, sikurse dhe Duma dhe mos harro se ato vendosin fatin e zgjedhjeve dhe jo katunaret jabanxhi qe mban me vete .

    1. homeri says:

      politika e ASHE,vjen me vizion te ri dhe me mbeshtetjen e duhur ndaj pushtetit lokal dhe vjen me projekte te reja.pra kemi nje shmebull te mire.dhe pse qenka bllokuar ujesjellsi per 6 vjet dako nuk ka vene naj tabel qe bllokuar nga sali berisha sin puna lulit.por punoi per durrsin dhe pse me bllokime fondesh dhe me bllokime porjektesh.pra kush eshte shembulli i duhur ?1-shqupi qe fle 4 vjet dhe ngeli duke vendosur tabela bllokuar bllokuar apo dako qe dhe pse shume porjekte te bllokuar nga qevetria e shkuar perseri ka punuar per durrsin duke e bere ate nje qytet sa me europian dhe nje qytet ku dhe ne fushen e turizmti po vihet dore duke e bere nje turizem komfort rregulla europiane dhe jo me turizmin inexitent qe ishim mesuar me qeverine e shqupit.

    2. plaku says:

      modeli i qeverisjes tone eshte modeli ku na jepet nje zgjidhje dhe ku na jepen projekte per zhvillimet dhe rilindjet e qyteteve ku ishin harrur prej 8 vitesh nga shqupi.modeli yne po e shihni sesi funksion kur vetem ne 18 muaj jane bere hapa gjigande ne cdo rruge urbane dhe interurbane .eshte vene dore dhe ne rrugen lushnje berat,ku ne 8 vjet ajo ishte si rruge fshati duke e lene beratin te izoluar.mjafton te permenduim hapjne e shume siteve arkeologjike duke u rikonstruktuar ne 18 muja ne durres.disinsektimi i plazhit dhe krijim i hapsirave komode per qytetaret.ky eshte modeli i rilindjes per njerzit dhe shoqerin,jo modeli i shuqpit ku flihet gjume dhe nuk punohet.

    3. deti says:

      ne 21 qershor nan jepen 2 oferta dhe 2 modele: 1- modekli i shqupit me griden qe qesh dhe flet si luli qe nenekupton dhe ajo premton si luli,nje kandidate me 2 mbiemra dhe nje kandidate qe nje shtepi ja shiti 4 personave te ndryshem.dhe modeli i 2 na ofrot kandidati i ASHE i cili dhe pse me qeverine kundra dhe m e shume projekte te ndaluara dhe me pa mbeshtetjne e qeverise se shqupit beri shume ne durres duke e kthyer ate ne nje model bashkie ku rilindja ka qeverisur persembari,dhe jo si modeli i shqupit qe ka fjetur dhe qe nuk ak bere asnje pune.vetem zhurme dhe kane fjetur si mbreter,nderkohe qe populli kerkon pune.ne 8n vjet modeli i pd ishte vetem nje : deshtimi.

    4. te mjeret says:

      besoj se durrsi ka nevoj ende per punene dhe per projektet e dakos dhe nuk besoj se ka nevoje per nje modele dhe per nje kandidate qe nuk di si ka dhe mbiemrin e saj.durrsi ka me shume nevoje per planet qe ka dako per durrsin dhe jo per premtimet e LULES se dyte te pd.se grida flet dhe qesh dhe premton si luli.durrsi nuk ka nevoje per kengetare dhe per prezantues te genjeshtrave te pd,por ka nevoj per te perfunduar projektet e nisura me dakon.durrsi ka nevoje me shume per modele ndryshimiesh dhe njerez qe punojne dhe jo per njerez qe duan partine me shume se qyteti.

    5. euripidi says:

      durrsi me kompetencat e nje bashkie te re te madhe ,na vjen me projekte dh3e plane te reja madje dhe me perfundimin e planeve qe po vijonje.durrsi ka nevoje qe te punohet fort sic u punua fort ne 8 vite.durrsi me projektet e reja dhe plane dhe programet e qeverise se re per te do kthehet nje nje atraksion turistioko bujqesor dhe do kthehet ne nje qytet me turizem formal dhe me jo me turizem informal si modeli i shqupit ne 8 vite.ende shume pune per te bere ne durres dhe besoj se durrsi nuk ka nevoj per nje lul te dyte ne bashkine e tije per griden qe do me shume partine se qytetin.

  5. andri says:

    nuk besoj se durrsaket duan nje lul te dyte ne bashkine e tyre.sepse ne qofte se duan qe te shohin modelin e lulit le te vine te bejen nje xhiro ne tirane qe e ka lene tiranen si per faqe te zeze.nuk besoj se njerzit duan modelin e shqupit ,modelin kundravajtje dhe modelin e gjumit dhe te papunesise.modeli dhe priojektet qe ofron dako eshte per nje qytet europian ne te gjithe standartet.dhe nje model qe ofron dako eshte durrsi europian dhe nje qytet ku dhe turizmi do jete formal dhe ne te gjitha kushtet e duhura duke rritur dhe cilesine e sherbimit dhe nuk ka nevoj te kthehet atje nen batak ku ishim mire kur ishim keq.

  6. Lemi says:

    …eshte turp per qytetarine durrsake te votoje nje qenie te peshtire si grida suma…qe nuk eshte gje tjeter vecse jashteqitje e lulzim bythes dhe sali qenit…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje