Meta: Më 21 Qershor të rëndësishme standardet. PD po bën lojra politike

14 Qershor 2015, 09:26Politika TEMA

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta tha se më i rëndësishëm sesa rezultati i zgjedhjeve të 21 Qershorit, është përmbushja e standardeve.

Meta ishte i pranishëm në një takim me banorë të Njësisë nr. 5 në kryeqytet, ku shprehu bindjen se forca politike që kryeson do të ketë një rritje të saj në 4 mijë qendrat e votimit, pasi mbron interesat e qytetarëve.

“Të votosh Nr. 47, të votosh Lëvizjes Socialiste për Integrim do të thotë të votosh për një forcë politike e cila do të kujdeset për të mbrojtur interesat e tua gjatë katër viteve të ardhshme në këshillin e ri të bashkisë së kryeqytetit. Jo vetëm të kryeqytetit, por të çdo bashkie në të 61 bashkitë e vendit.

Të votosh LSI do të thotë të votosh për një forcë, e cila do të bëjë çdo gjë për të ofruar shërbime më të mira për të gjithë ata që besojnë te kjo forcë politike, por edhe për të punuar më fort për rritjen e punësimit dhe për të luftuar varfërinë.

Natyrisht të gjithë atyre që do të votojnë për LSI dhe të gjithë atyre që përkrahin LSI-në, do t’ju kërkoja me forcë që votën e parë ta kërkojnë për kandidatin tonë të përbashkët për Bashkinë e Tiranës për Erjon Veliajn si kandidati i duhur për të çuar përpara projektet tona për bashkinë e re të kryeqytetit”, deklaroi Meta.

Në vijim ai u bëri edhe një herë apel qytetarëve shqiptarë të marrin pjesë në zgjedhjet e 21 qershorit sepse standardi i zgjedhjeve nis me pjesëmarrjen e tyre dhe se zgjedhjet e 21 qershorit shënojnë një moment historik për shkak të ndarjes së re administrative-territoriale.

“Zgjedhjet e 21 qershorit nuk janë si çdo palë zgjedhje vendore që ka ndodhur çdo katër vjet e do të ndodhë dhe në të ardhmen çdo katër vjet. Është një moment historik dhe askush që e ka këtë mundësi, askush që është 18 vjeç nuk duhet ta humbasë, sepse takojmë shumë edhe 16-vjeçarë e 17-vjeçarë që do të donin ta kishin këtë mundësi dhe që shpresojnë ta kenë në të ardhmen, pasi do të votohet për të ndarë një herë e mirë Shqipërinë me një periudhë të gjatë, të një keqorganizimi administrativ, territorial që po lëmë pas”, tha Meta.

Kreu i LSI foli edhe për mundësitë që i ka dhënë mazhoranca vazhdimisht opozitës për të qenë pjesë e vendimmarrjes në reformën administrative-territoriale.

“Shqetësohen për standardin e zgjedhjeve dhe kanë të drejtë ata, por harrojnë që vetëm një muaj para zgjedhje të vitit 2013, ndërruan në mënyrë të dhunshme në Parlament raportet mbi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, duke dalë me teorinë se ne jemi shumica dhe ne kemi përgjegjësi për zgjedhjet dhe ne duhet të kemi shumicën në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve pavarësisht se çfarë thotë Kodi Zgjedhor.

Dhe i bënë zgjedhjet 4-0 dhe nuk paraqitëm ndonjë shqetësim. Pra 4-0 kishim KQZ, përsëri raportet në KQZ janë ato që ishin nuk kanë ndryshuar dhe nuk kemi pasur këtë parim që ne jemi shumica tani dhe meqenëse ne jemi shumica duhet të marrim shumicën në KQZ.

Nuk ka asnjë lidhje kjo me zgjedhjet. Ne na pëlqen ose s’na pëlqen vendimet e KQZ apo të Kolegjit Zgjedhor kjo është një çështje që nuk ka shumë rëndësi, por ne e dimë shumë mirë se vendimi do të jetë i popullit shqiptar do të jetë i qytetarëve shqiptar në 21 qershor dhe ne respektojmë dhe do ta respektojmë këtë vendim dhe rezultatin këtij vullneti”, deklaroi  Meta duke e cilësuar këtë qëndrim të opozitës si lojë politike për të prodhuar vetëm lajme negative dhe për t’u dhënë një mesazh të gabuar votuesve.

“Gjithçka tjetër është vetëm një lojë politike shumë e gabuar e opozitës, sepse në vend që të japë një mesazh pozitiv për votuesit shqiptarë, për qytetarët shqiptarë, po prodhojnë vetëm lajme negative, të cilat janë të papranueshme për qytetarët, të cilët duan zgjidhje, duan shërbime më të mira dhe duan një politikë që sjell, më shumë punësim dhe sjell, më shumë vëmendje ndaj shqetësimit kryesor që ata kanë”, shtoi Kryetari i LSI-së.

 

4 komente në “Meta: Më 21 Qershor të rëndësishme standardet. PD po bën lojra politike”

  1. Dean says:

    Standartet,mer Kokmish,e kerkojne qe ti te ishe ne BURG njitash,por nejse se na ”duhesh” per momentin.”Shijoje” fuqine qe te jep Pushteti,se heret a vone ke me ra ene ti nga ”fiku”,o trimi i trimave, Ilir Meta.

  2. Oberst says:

    Po ti ku ishe ne kohen e ketij….keqadministrimi administrativ..????? Ik more me keto dokrra, ti je nje hajdut i dale boje, mjere PS dhe politika shqiptare me mostra te tilla..

    1. Oberst says:

      Po ti ku ishe ne kohen e ketij….keqadministrimi administrativ..????? Ik more me keto dokrra, ti je nje hajdut i dale boje, mjere PS dhe politika shqiptare me mostra te tilla..

  3. Rilindasi says:

    Mjaft te lejosh trafikantin te flase per standarte e kuptohet qe do ndodhe e kunderta. Fatkeqesi per Shqiptaret qe me sa duket jane te destinuar te vuajne gabimet e tyre me voten qe japin pa u menduar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje