Kandidati i majtë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, merr mbështetjen e klubit të futbollit “Tirana”.
Në takimin e zhvilluar me krerët e klubit bardheblu, presidentin Refik Halili, Drejtorin e Administratës, Saimir Shehri dhe atë Sportiv, Devi Muka, Veliaj ka diskutuar mbi mundësinë e një bashkëpunimi më të gjerë në të ardhmen, si dhe u njoh nga afër me projektin për rikonstruksionin e stadiumit “Selman Stërmasi”.
“Duke dëgjuar edhe projektet që ju keni vendosur për sportin, për të shndërruar në terrene sportive të gjitha ato ambiente që janë të zëna dhe jofunksionale, kam besim se edhe ky projekt do të ecë mirë në të ardhmen. Kemi pasur një mbështetje nga Federata Shqiptare e Futbollit, kemi bërë tapetin e ri me të gjitha parametrat, kemi sjellë stolat dhe presim të marrim një leje zhvillimore për pjesën anësore dhe tribunës. Do të ishte mirë që edhe ky stadium në qendër të Tiranës të bëhet ashtu siç duhet”, u shpreh presidenti i ekipit të Tiranës, Refik Halili.
Ai theksoi se gjatë sezonit që sapo u mbyll, nuk ka marrë asnjë mbështetje nga Bashkia e Tiranës.
“Nuk e di pse. Nuk është miratuar në buxhet apo nuk ka pasur mundësi, këtë s’di ta them. Por, në këtë sezon nuk ka pasur asnjë mbështetje”, deklaroi ai.
Sipas presidentit Halili, klubi bardheblu nuk ka as dhoma zhveshjeje, duke qenë se një pjesë e ambienteve janë të zëna.
“Nuk kemi as dhoma zhveshjeje ku të marrim ajër, pasi janë të bllokuara. Të lirohen dhe t’i kthehen klubit të Tiranës që të funksionojë sa më mirë”, tha ai.
Nga ana e tij, kandidati Veliaj shprehu të gjithë përkushtimin e tij për të bashkëpunuar me drejtuesit e klubit të Tiranës, duke theksuar se te Bashkia e re e Tiranës ata do të gjejnë respektin e munguar, por edhe mbështetje të plotë.
“Bashkia do të ndihmojë dhe klubet e tjera, edhe Partizanin, Dinamon, Studentin, Farkën, Dajtin sepse bashkia është bërë shumë e madhe. Kjo është një bashki që ka 1 milion banorë dhe 24 njësi vendore. Kjo është më e ndershme sepse më mirë respektojmë 34% të aksioneve dhe japim vlerën e caktuar sesa të themi se kemi 100% për Tironën dhe 100% i zeros, siç e thatë edhe ju, është zero. Besoj se qasja jonë është një qasje më e ndershme dhe më transparente, ku sigurisht pjesën e luanit do ta ketë Tirana, si ekipi ku bashkia është aksionere”, u shpreh Veliaj.
Duke folur për projektin e stadiumit “Selman Stërmasi”, ai tha se nuk do të rinovojë më asnjë kontratë që heq copa të aseteve të klubit për t’ua dhënë palëve të treta. “Ne do të bashkëpunojmë me qeverinë që stadiumi kryesor i Tiranës të jetë diku jashtë Tiranës, që të ketë dhe mundësi parkimi. Por, kjo s’do të thotë që të lëmë hapësira të tilla, të cilat fare mirë mund të përdoren nga Tirana dhe të jepen me qera për klube të tjera”, tha Veliaj.
Bashkia e Tiranës është pronare e 34% të aksioneve të klubit 24 herë kampion të vendit dhe sipas kandidatit Veliaj, ajo do të jetë një nga prioritetet e tij pas 21 qershorit. Të pranishëm në takim ishin edhe trajneri Shkëlqim Muça, kapiteni i Tiranës Ervin Bulku dhe Drejtori Teknik, Eduard Gjini.
zoti veliaj me projekt konkret per ekipin qe deri dje luli e mashtronte. qe po mos te ishin fanatiksat me bere protesta para bashkis e sigurt qe tirona do shkonte ne kategorin e pare. ky eshte turpi per lulin. te mashtrosh, te mashtrosh, te mashtrosh dhe te mashtrosh 4 vjet rresht. prandaj dhe tifozet e tirones do votojne per erionin dhe nuk do jen me pjese e farses qe shqupi i beri per 4 vjet
ja pra qe bashkia as fond per ekipin ku eshte aksioner nuk ka me. ka shkuar buxheti ne duart e militanteve qe i perdorin per interesat e tyre korruptive dhe sporti ngeli pa asnje lek. me kete model halimi kerkon vota? kur kryetari nuk ben asgje mendon halimi se do bej ai vet? po kush mashtrihet me keto gjera akoma? tashme fati i bashkise se tiranes do i besohet erion veliajt dhe ekipi i tiranes do kthehet ne drejtimin e duhur me fitore kampionati
Bashkia e ka braktisur prej kohesh klubin e Tiranes. Konkretisht ne vitin e fundit Bashkia e cila eshte aktualisht aksionere e klubit ne masen 34 % ka dhene per klubin nje shume qesharake, po po qesharake, 3.7 milione leke te vjetera. E turpshme. Nje kryetar Bashkie qe e ka braktisur klubin qe ne diten e pare qe mori postin e kryebashkiakut.
Beni dicka per ekipin e Tiranes z. Veliaj. Skuadra e Tirones nuk meriton te katandiset ne kete gjendje. Kryetari Basha na premtoi shume kur erdhi ne vitin 2011 mirpo nuk mbajti asnje nga premtimet e dhena. Shpresojme shume ti beheni krah z. Refik Halili. Ka ardhur momenti qe edhe Tirona te shkoje ne drejtimin e duhur.
Gjithcka thote z. Basha e z. Halili jane te drjeta. Refik Halili ka investuar per skuadren e Tiranes aq sa askush tjeter. Me mbeshtetjen e FSHF-se dhe vete Halilit u krye i gjithe ai investim i madh ne transformimin rrenjesor te stadiumit, “Selman Stermasi”, bashkia ne kete pike investoi 0 leke. Po ashtu edhe ne transferimet e pagat e lojtareve po merret vetem z. Halili. Bashkia ka lene ne harrese klubin e Tiranes.
klubi historik i tiranes ishte nje deshtim me shume i kryetarit ne ikje i cili edhe pse premtoj mbeshtetje ndaj klubit, jo vetem qe nuk e dha ate, por gati sa Tirana nuk ra dhe kategori! tashme eshte Erioni ai qe do japi klubit drejtimin e duhur ashtu si dhe qytetit!