Një javë para ditës së zgjedhjeve, kreu i opozitës Lulzim Basha ju bëri apel qytetarëve që të mos ndikohen nga presioni dhe dhuna qeveritare, por në 21 qershor t’i dënojnë ata me votë. Gjatë takimit me banorët e Klosit dhe Bulqizës, Basha theksoi se qytetarët e kanë zgjedhur rrugën e tyre duke votuar ofertën e Partisë Demokratike. Sipas tij mazhoranca nuk mund të vazhdojë dhe të mashtrojë shqiptarët.
“Po në cilën demokraci vendos presioni, në cilën demokraci vendos terrori? Vetëm në diktaturë, po diktaturë nuk do të ketë! 21 qershori është festa e demokracisë, betejën e 21 qershorit nuk e vendosin të korruptuarit, nuk e vendosin banditët. Fatin e 21 qershorit e vendosni ju me votën tuaj. Është votë për të hequr kërbaçin nga dora abuzive e qeverisë, pra është votë për punë, është votë për dinjitet. Jepjani votat platformës sonë, sepse para se të jetë platformë politike është platforma e shpëtimit, është platforma e bukës së gojës, është platforma e punës dhe dinjitetit për çdo banor e banore të Klosit dhe Shqipërisë”, tha Basha
Dyshja Rama – Meta, tha zoti Basha nuk përballet dot me qytetarët të cilët i mashtruan, u morën votën dhe pastaj i varfëruan, u shkatërruan pronën dhe i detyruan të marrin rrugët e emigrimit. Premtuan 300 mijë vende pune por mbyllën mijëra vende pune, premtuan ulje taksash po i rritën ato, premtuan ulje të çmimit të energjisë po e rritën atë, – tha zoti Basha. Kjo është arsyeja, theksoi kryetari i Partisë Demokratike që dyshja Rama – Meta ka frikë nga vota e popullit, nga ndëshkimi i tyre.
Bravo ti je denuar me vote do te ndeshkohesh perseri me vote dhe do te fitoje e drejta e ti do te japesh llogari per te gjitha cfare ke bere si
kriminel si hajdut ndoshta dhe shum padrejtesi e vuajtje qe i ke bere ketije vendi;
Eja ne Tirane e bej ndonje pune per kryeqytetin. Ke kater vite ne krye te bashkise dhe e ke lene Tiranen ne meshire te fatit. Ne kryeqytet mungojne kapaket e pusetave apo edhe kazanet e plehrave. Premtove 1001 gjera ne vitin 2011 mirpo sot pas kater vitesh shohim qe nuk ke realizuar asgje, asgje. Lana kundermon ere te padurueshme nuk kalohet afer saj.
Shqiptaret po vuajne ende pasojat e keqqeverisjes tete vjecare te Partise Demokratike. Vendi u dergua ne prag kolpasi mjaft sektore dolen jashte funksionit, korrupsioni kapi majat me te larta, gjithkush qe punonte ne administrate apo ne cdo pune qe kishte lidhje me shtetin identifikohej me emrin Sali Berisha. E turpshme te flase z. Basha per premtime i cili premtoi shume per Tiranen por doli totalisht nje deshtak.
Akoma me oferta vazhdon ky mashtruesi.Oferta jote eshte korupsioni, dembelizmi.mashtrimi dhe vjedhja keto ke bere kudo qe ke punuar do ta shofesh oferten diten e zgjedhjeve bej durim dhe nje jave.
Po flet Luli, Luli qe premtoi: – kartat e studentit
-krijimin e hapsirave te gjelberta
-hapjen e qendrave rinore
-hipotekat per qindra apartamente
-Tramvajin
-Terminalin multimodal etj, asnje nga keto nuk i realizoi. Per kater vite Tirana u drejtua nga nje pertac i cili nuk beri asgje tjeter vec udhetimeve ne Holande dhe dhenies se lejeve abuzive per ndertim, nje nder te cilat ja dha vetes se tij ne kundershtim te plote me ligjin.
eshte per tu cuditur se si Lulzim Basha mund te flasi per ndeshkim ndaj korupsionit kur vet ai eshte i zhytur kemb e koke ne ate. vetem milionat qe ka vjedhur nga rruga e kombit ai duhet te denohet me burgim te perjetshem! le te mos flasim per partie e vet qe e futi shqiperine ne listen e zese te korupsinit.
ish qeveria e ish kryeministrit berisha perfhsire dhe bashen si minister u zhtuti shqiperin ne korupsion, fakt i pamohueshem qe vertetohen dhe nga vlersimi i organizatave nderkombetare si tranparency international. tashme pavaresisht punes qe ende duhet bere, kjo organizate vlereson punen e qeverise ne luften kunder kurrupsionit ndersa ketijt papagallit i ka mbetur kaseta po aty!