Kandidatja e Partisë Demokratike për bashkinë e Durrësit, Grida Duma shpalosi programin në zonën e ish Kënetës.
Duma tha se si kryebashkiake do të jetë mbrojtësja e pronave të tyre, ndërsa u shpreh se plani i saj integron të gjitha ndërtimet.
“Legalizimi nuk mjafton të themi që ta lemë siç është gjendja reale. Unë mendoj që nëse zona sot ka një godinë 3 apo 4 kate dhe nëse ka mbi 50 % godina të kësaj lartësie, edhe ai që e ka shtëpinë 2 katëshe, me perspektivën e zonës që do miratohet deri në 4 kate, unë mendoj që duhet dhënë leja për 4 kate dhe kur të vijë radha le ta bëjë 4 kate, por e dimë që këtij procesi nuk do i kthehemi më dhe biem rehat njëherë e mirë. Në projektin tonë nuk ka shembje, por vetëm axhustim. Kur ju them këtë të jeni të bindur që nuk do të ketë më frikë nga pushteti. Prandaj do të më keni mbrojtësin kryesor të pronës tuaj”, tha Duma.
Lidhur me furnizimin me ujë të pijshëm që është edhe shqetësimi kryesor i zonës, Duma tha se brenda një viti e 8 muaj do të zgjidhjet çështja e kanaleve dhe do zgidhet përfundimisht furnizimi me ujë të pijshëm.
Po ashtu, Duma tha se do t’i shpallet luftë papunësisë për të pasur së paku nje person nga çdo familje të punësuar.
“Në një vit e 8 muaj do të kemi zgjidhur të gjithë problemin e kanalizimeve kudo që e keni ju nëpërmjet fondit të miratuar prej 85.7 milionë dollarësh, i cili zgjidh përfundimisht problemin e ujësjellësit, kanalizimeve dhe ujit të pijshëm. Papunësisë do t’i bëjmë luftë frontale. Një person në çdo familje do të jetë i punësuar. Ky do të jetë rezultati absolut pas katër viteve mandat”, tha ajo.
Gjithashtu ajo premtoi se çdokush që hap një biznes të ri dhe punëson dy veta, ka taksa zero për 3 vite dhe çdo kompani që punëson mbi 10 të rinj do të ketë subvencion të paketës sigururuese nga bashkia.
Kandidatja e djathtë u shpreh më tej se, zhvillimi nuk do të jetë më vetëm beton, por do të respektohen të gjithë parametrat.
“Kudo që ne shkojmë shikojmë vetëm beton tek plazhi dhe detin nuk e shikojmë askund.Ne do të respektojmë detin dhe bregdetin, si dhe gjelbërimin si një fashë e detyruar e largësisë nga deti”, u shpreh Duma.
Taksa zero eshte plotesisht nje genjeshter dhe praktikisht e pamundur. Mund te perfitojne disa individ nese i kompenson me rrogen e saj.
Taksa zero, edhe nese ben vaki te behet, ndihmon vetem nje bisnes qe ka vetem nje person, se po u bene dy, eshte njesoj si taksat qe paguhen aktualisht. Te zerosh taksat do te thote te vegjetosh ne krye te Bashkise, prandaj kjo eshte genjeshtra me e keqe qe propogandohet.
Kaq shume ulje taksash premtojne keta te PD-se, saqe s’e di se me cfare do t’i bekan (?!) te gjitha ato gjera qe kane premtuar, nga do t’i nxjerrin ato leke? Apo ketyre bizneseve do tu hiqkan taksat dhe pastaj zero sherbime per biznesin, dhe do t’i lene keshtu ne meshire te fatit. Megjithese keta thone do heqim taksat, e pastaj i fusin gjoba pafund bizneset dhe me shume do t’i bien ne qafe bizneseve se sa do t’i lehtesojne.
S’kam çiflik e s’kam pallate,
S’kam dyqan me kater kate,
Po e dua Shqiperine per nje vajze gjeraqine.
Po kujt i hyjne ne pune pallatet me kater kate mi Grida, shqiptaret kerkojne nje strehe per te futur koken, tu legalizohet ajo, c’ben premtime do sjell qiellin ketu, kur ju s’po i lini as ne toke. Betonizim dhe vetem betonizim, aty e keni mendjen, se aty fitoni, aty keni mundesi te zhvasni. Ik mi delenxheshe, sic erdhe ne Durres te shpia e dajos ne plazh, ashtu do ikesh, weekend-et aq zgjasin.