Kandidati i “Aleancës për Shqipërinë Europiane” për Bashkinë e Lezhës, Viktor Tushaj i shoqëruar edhe nga deputetja e qarkut, Monika Kryemadhi zhvilloi një takim me banorët e Fshatit Pllanë, pjesë e komunës së Zejmenit.
Gjatë bashkëbisedimit, banorët e Pllanës ngritën si shqetësim mungesën e infrastrukturës, ujit të pijshëm, energjisë etj.
Deputetja e LSI-së, Monika Kryemadhi garantoi banorët e zonës se deri në fund të verës, rruga aq problematike për ta, do të rikonstruktohet. Ajo bëri thirrje për mbështetje ndaj kandidatit, Viktor Tushaj, si garancia më e mirë për zhvillimin e zonës.
“Problemet më emergjente që janë, ne do t’i bëjmë duke filluar që nga rruga e varrezave që është bërë një gangrenë për zonën tuaj. Jam e bindur se shumë shpejt, brenda kësaj vere ajo do të bëhet. Është një moment që ne nuk duam të fokusohemi të premtimet elektorale, se sa duam të fokusohemi te përgjegjësia që ne duam të marrim përpara jush”, theksoi Kryemadhi.
Kandidati i ASHE-së për Bashkinë e madhe të Lezhës, Viktor Tushaj, garantoi banorët se jo vetëm rruga, por dhe shumë probleme e shqetësime të banorëve do të marrin zgjidhje shumë shpejt. Tushaj theksoi faktin se këto nuk janë premtime elektorale, por detyrime morale për t’u realizuar.
“Shërbimet kudo do të barazohen, do të standardizohen në mënyrë që shërbimet në shkolla të mos ketë dy standarde. Në shkollën e Pllanës një standard tjetër dhe në shkollën në qytet një standard tjetër, në qendrën shëndetësore të Pllanës një standard tjetër dhe në qendrën e qytetit një standard tjetër. Mandati i ardhshëm i Kryetarit të ardhshëm të bashkisë, por dhe administrata do të fokusohen shumë më tepër në bujqësi, tek pastrimi i kanaleve kulluese, tek vënia në eficenë e sistemeve të vaditjes për të cilat unë jam i bindur se edhe Pllana dhe banorët e saj kanë vuajtur në harkun e këtyre 25 viteve”, tha ai.
Por, sipas tij, edhe shërbimet të tjera bazike, siç është shërbimi me ujë të pijshëm që është një shërbim i munguar edhe për shkak të copëtimit të interesave, ku asnjë komunë nuk ka arritur që ta zgjidhë cilësisht furnizimin me ujë të pijshëm të banorëve.
“Të votojmë “Aleancën për Shqipërinë Europiane”, me qëllim që në datën 22 qershor të mos humbim asnjë sekondë kohë, por të startojmë me projektet tona për t’i garantuar bashkisë së madhe, me resurset një klimë të mrekullueshme, t’i sigurojmë zhvillimin ekonomik të munguar”, tha Tushaj
Sipas zonjes Kryemadhi qenka mire te behen zgjedhjet 1 here ne vit, se keshtu u zgjidhken problemet shpejt. Me nje miting qe mbajti kjo zonje, u zgjodhen te gjitha hallet e popullit. Keto mashtrime behen ne te gjithe rruzullin toksore. Po te mos ishin keto mashtrime popujt nuk do kerkonin te emigronin nga nje shtet ne tjetrin, por do te emigronin ne planetet e tjera.
Monika po perpiqet ta shnderrojë Lezhen ne nje çiflik te vetin. ? Ajo ka mbledhur rreth vehtes banditet e gjithfare sos e sorollopi, por nga testimet e bera nga ajo vetë, ka rezultuar se Viktor Tushaj merr vetem 35 perqind te votave. E tmerruar nga ky sontazh, ajo ka angazhuar ne fushate edhe mediat qendrore si dhe polic e ish polic si fjala bie Shemsi Premçi e me the e te thashe. Me sa duket Dod Doçi, te cilit i dha lagunen e Vainit pak kohe me parë nuk po e ndihmon dot, po ashtu dhe Ded Maluta te cilit i dha tenderin 15 milon Euro te ujsjedhsit te Lezhes. Tani se mbrami i paska kerkuar ndihme edhe zotit Baze!!!! ?
Harroje Lezhen, Voren Kukesin dhe Gjirokatren moj Mona. Madje edhe Berati eshte rrezik Corovoden e ke te sigute, sic na vine lajmet nga Skrapari.
Monika, shpresen e fundit e ka tek Eurot qe do shperndaje tre ditet e fundit, sipas haberreve, shuma eshte 150 Euro per votë. ?
Nga ana tjeter ka kercenuar Viktor Tushen dhe Arben Ndoken se do i fus ne burg ne rast humbjeje te ketyre zgjedhjeve! ? ? ?
Lezhen e ka te mbaruar, sipas sondazhit qe eshte bere kotet e fundit nga ca studente te Italise. Sipas ketij sondazhi flitet qe Viktori nuk merr dot as 40 % me gjith blerjet qe do bejne ditet e fundit,
Dihet qe Monika ka futut Ded Maluten e Dod Docin bashke me ca halabake te tjere ne Lezhe po pergatiten te blejn vota, po kan harru se nga ana tjeter vota per Frokajn eshte popullore. Jane duke bere te gjitha gjerat e mundshme per ta fituar Lezhen, futen Salvadorin se kujtojne se ka vota ne Shengjin, po mundohen me ble vota ne shenkoll po kan harru qe i kan lek te hedhme ko, po perdorin mediat qendrore per te bere propagande po prape nuk po u ecen. Po e dini pse ndodh gjith kjo? Sepse Lezha ka risurse shume te medha, Kryesorja eshte turizmi verore dhe ndertimet, pastaj eshte peshkimi qe ka miljona lek te ardhura duke e krahasuar gati edhe me ndertimin, pastaj vijn tokat bujqesore qe jane shume fertile dhe kta duan ti marrin per vete duke kamufluar biznesmene, pervec kesaj nga zonat malore te Lezhes ka edhe minerale si baker dhe ar pra ne lezhe luhen interesa shume te medha qe do ti marre Likja me Moniken dhe te behen zot te saje. Lezha mund te konsiderohet si bashki me e rendesishme se Elbasani apo Korca pamvarsisht se kto jane me te populluara, ktu bahet fjale per interesa gjigande. Po ta dini se po ta marre Tushaj prape Meta behet mbret ne gjith veriun, por kjo gje shyqyr zotit nuk do te ndodhe.
Viktori, te vetmen veper serioze qe ka bere ne Lezhe eshte pallati i djalit te xhaxhait te tij ne lulishten ne qender te qytetit.
Pordha me e madhe qe ka leshuar Viktori ne keto 8 vite te qeverisjes se tij ne Lezhe eshte premtimi i tij qe nga viti 2007 per ndertimin e nje PARKU INDUSTRIAL!
Ne debatin qe u zhvillua pak dite me pare ne nje televizion lokal ne Lezhe ndermjet kandidatve, u pa nje debat me tolerance e mirkuptim (me qetesi e dashuri), por andej nga fundi debati u ndez sepse Viktorit i erdhi nje SMS nga Mona ku i thoshte: “Sulmo mor legen se je ne dizavantazh”. Po çfare te sulmoje Viktori i shkrete, ai aq di aq bën. Une them se e moren ne qafe qe e kandiduan aty ne ate zone me elektorat 60 perqind te djathte e me marrinat e Viktorit tash sa mote aty pari!