Luan Rama i përgjigjet me letër të hapur Patozit: E ftoj të denoncojmë zyrtarisht në Prokurori çdo provë që cënon procesin zgjedhor

14 Qershor 2015, 16:27Politika TEMA

Sekretari i Pergjithshem i LSI, L uan Rama ka nisur një letër të hapur si përgjigje ndaj asaj të deputetit të PD-së Astrit Patozi, lidhur me procesin zgjedhor në vend.

Në letër, ai fton Patozin që së bashku të të denoncojmë zyrtarisht në Prokurori çdo provë që cënon procesin zgjedhor.

Letër e hapur e Sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së Luan Rama drejtuar:

Presidentit të Republikës, zotit Bujar Nishani!

Kryeministrit, zotit Edi Rama!

Prokurorit të Përgjithshëm, zotit Adriatik Llalla!

Ministrit të Brendshëm, zotit Sajmir Tahiri!

Kryetares së KQZ, zonjës Lefteri Luzi!

Shefes së Misionit Vëzhgues të OSBE-ODIHR-it për zgjedhjet e 21 qershorit, zonjës Andrey Glover!

Ambasadorit të SHBA në Tiranë, zotit Donald Lu!

Ambasadores së BE në Tiranë, Romana Vlahutin!

Të nderuar zonja dhe zoterinj!

Duke besuar se keni gjetur kohë të njiheni me letrën e hapur që ju ka drejtuar deputeti i Partisë Demokratike Astrit Patozi, i cili përmes saj, siç vetë e shpjegon, donte “të ndante me ju një problem të madh për vendin”, duke ju informuar se “…vetëm 13 km nga qendra e kryeqytetit është duke u konsumuar m’u para syve tanë më së paku një krim i frikshëm elektoral”, më lejoni që në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së, përkatësisht edhe si drejtues i fushatës zgjedhore të LSI-së për bashkinë e Vorës, t’ju bëj me dije se jam i gatshëm që bashkë me Astrit Patozin të denoncojmë zyrtarisht me shkrim në organet e zbatimit të ligjit, çdo fakt e çdo provë, çdo emër dhe mbiemër që mund të rezultojë i implikuar në shkelje të ligjit, pa bërë asnjë dallim në janë emra nga rradhët e mazhorancës apo të opozitës.

Standardi i zgjedhjeve, qytetaria dhe transparenca e fushatës, korrektësia dhe luajaliteti i garës zgjedhore në përputhje me parimet e OSBE-ODIHR-it, për LSI-në janë prioritare dhe të panegociueshme.

Kështu kane qenë për LSI-në edhe katër vjet më pare kur ishim aleatë me partinë ku zoti Patozi ishte kryetar i grupit parlamentar, kështu është edhe sot kur jemi rivalë me partinë ku zoti Patozi nuk është më kryetar i grupit parlamentar. Pra, në Vorë, por edhe në Tiranë, në Shkodër e gjithkund ne Shqiperi, LSI është investuar maksimalisht për të kontribuar per te realizuar zgjedhje të ndershme, korrekte, të lira e të barabarta; më të mirat që mund të jenë mbajtur ndonjeherë në Shqipëri.

Por meqë letra e hapur e zotit Patozi i ka marrë indiciet nga Vora, ku sipas tij “…është duke u konsumuar m’u para syve tanë më së paku një krim i frikshëm elektoral”, pa hyrë në polemikë, por duke qenë komplementar me të, e gjej me vend t’ju bëj me dije se në bashkinë e Vorës janë rregjistruar qindra qytetarë që nuk janë votues në Vorë, por që janë rregjistruar vetëm për të votuar në favor të kryetarit aktual të bashkisë së Vorës Fiqiri Ismaili, që është edhe kandidati i Partisë Demokratike për këtë bashki.

Vetëm një noter që quhet Shaban Gjoka, mik i kryetarit të bashkisë së Vorës, ka lidhur rreth 500 kontrata qiraje midis personave të ndryshëm, qytetarë me banim në bashkinë e Vorës në cilësinë e qiradhënësit, me qytetarë nga bashki të tjera të vendit në cilësinë e qiramarrësit. Pas këtij veprimi, noteri Shaban Gjoka ka plotësuar dokumentacionin e nevojshëm ligjor që këta shtetas të merrnin lejen e banimit në bashkinë e Vorës.

Dy qytetarë, Daut Tafa nga fshati Karbunarë, Lushnje dhe Shpëtim Bashalli nga fshati Lin i Pogradecit, emrat e të cilëve gjenden ne listat e votuesve të Vorës kane denoncuar publikisht në një televizion të pavarur se nuk kanë asnjë dijeni që kanë marrë shtëpi me qira në Vorë dhe që nuk kanë asnjë dijeni që figurojnë të rregjistruar ne listat e votuesve në bashkinë e Vorës. Madje ata kanë dëshmuar që as nuk e njohin noterin Shaban Gjoka, ç’ka nënkupton se aktet noteriale janë bërë pa praninë e palëve, gjë që përbën një shkelje flagrante të ligjit.

A e di zoti Patozi këtë fakt? A ka dijeni apo jo zoti Patozi për aktet noteriale te noterit Shaban Gjoka, pasojë e të cilave është fallsifikimi i listave të zgjedhësve nuk di ta them, por jam i prirur të mendoj se po ta dinte, do ta kishte shënuar si fakt në letrën e vet të hapur, e madje i shtyre nga parimësia dhe jo thjeshtë për të çliruar veten nga një detyrim moral dhe politik, do ta kishte denoncuar noterin Shaban Gjoka në prokurori, siç kam bërë unë.

Por, ndërkaq nuk ma do mendja që zoti Patozi të mos e kuptojë, (nëse vërtetë nuk e di!!!) që për të gjitha këto që përbëjnë dukshëm shfaqje të korrupsionit elektoral, apo nëse i referohem përcaktimit të tij “krim i frikshëm elektoral”, më e pakta, ka dijeni edhe i mbrojturi prej tij, kryetari i bashkisë së Vorës. Sepse, më e shumta në bindjen time, ai është përgjegjësi kryesor.

Ndryshe nuk ka se si të shpjegohet fakti që në këtë “krim të frikshëm elektoral që është duke u konsumuar m’u përpara syve tanë” janë të përfshirë punonjës të bashkisë së Vorës, familjarë të tyre apo njerëz që punojnë në bizneset e kandidatit të PD-së.

Ndryshe, nuk ka se si të shpjegohet që vetë noteri Shaban Gjoka ka lidhur kontratë qiradhënieje për 19 shtetas që referuar deklaratave të vendqëndrimit banojnë në shtëpinë e tij, ku ai banon vetë i shtati me familjen e tij!

Ndryshe nuk ka se si të shpjegohet qe Safet Ciku, kunati i kryetarit të bashkisë së Vorës, alias edhe kandidati i PD-së për këtë bashki, ka lidhur kontratë qiradhënieje për 15 shtetas që sipas deklaratave të vendqëndrimit (edhe sipas listave te votuesve) banojnë në shtëpinë e tij, përveç pjestarëve të familjes së tij.

Ndryshe nuk ka se si të shpjegohet që edhe Lulëzim Vrana, kryetari i PD-së në Vorë ka bëre të njejtën gjë, pa u zgjatur më tej në emra, sepse do të na dalin që dhjetëra votues nga bashkia e Tiranës midis të cilëve edhe të afërm, miq e familjarë të deputetëve të PD-së, janë ç’rregjistruar si votues të zotit Halim Kosova në Tiranë, dhe janë “trafikuar” përmes akteve noteriale te noterit Shaban Gjoka si votues te Fiqiri Ismailit ne Vore.

A ka dijeni apo jo zoti Patozi për këtë lloj trafiku elektoral, nuk di ta them, por mund të them me bindje se pasi ta mësojë që kështu ka ndodhur do ta konsiderojë “krim të frikshëm elektoral që është duke u konsumuar m’u përpara syve tanë” dhe me siguri do te distancohet publikisht prej kesaj veprimtarie të kundërligjshme, e ma do mendja do t’ju informoje edhe ju!

Katër vjet më pare rezultati i zgjedhjeve për bashkinë e Tiranës u nda me 10 vota. Si do te ndjehen deputetet e PD-se apo edhe funksionarë të tjerë të saj që kanë ndihmuar apo që kanë dijeni për lëvizjet e votuesve nga Tirana në Vorë, nëse rezulton që zoti Halim Kosova të humbasë me diferencën e ketyre votave?! Apo për ta është më e rëndesishme bashkia e Vorës nga ajo e Tiranes?!

Sipas njoftimit zyrtar të policisë së shtetit, rezulton qe disa shtetas me banim ne Vorë, kanë denoncuar përpjekjet e kryetarit të bashkisë për t’ju kerkuar votën në këmbi të zarfave me lekë apo të thasëve me miell. Për sa kohë kjo çështje është nën hetim, çdo koment është i tepërt dhe i pavend. Madje është i dëmshem.

Por akoma më i dëmshëm është presioni politik mbi policinë dhe prokurorinë, të cilët duhen lënë e duhen mbeshtetur të kryejnë detyrën e tyre me korrektesë dhe transparence. Është e dënueshme që të deputetët të PD-së apo funksionarë të saj të pengojnë që punonjësit e policisë së shtetit apo të prokurorisë të kryejnë detyrën e tyre, siç ka ndodhur ditët e fundit në Vorë.

Nëse një a disa punonjës të strukturave të shtetit rezultojne te sillen në kundërshtim me ligjin siç pretendon zoti Patozi në letrën e vet të hapur, kjo nuk është arsye për të mbuluar me miell realitetet e dhimbshme të bashkisë së Vorës prej tragjedisë së përgjakshme të Gërdecit e deri tek njerëzit e natës që lëvrijnë me ndonjë thes miell në kurriz.

 Të nderuar zonja dhe zotërinj!

Në letrën e hapur me të cilë ju është drejtuar Ju, zoti Astrit Patozi paralajmëron dhe ju fton të bëni diçka, siç nënvizon ai; “… për ta ndalur marrshimin e së keqes që po vringëllin armët e krimit vetëm 13 km larg qendrës së Tiranës”!

Nëse nuk është spekullim a shpifje qëllimligë cfarë prisni?!…

Cfarë pret zoti Prokuror i Përgjithshëm?! Përse nuk ka reaguar ende, ndërkohë që janë bërë mbi 24 orë nga apeli publik i zotit Patozi?!

Dje dhe sot gjithë ditën unë kam qenë në Vorë. Kam takuar me dhjetëra e dhjetëra qytetarë dhe askush prej tyre nuk me la të kuptoja se dikush diku po vringëllin armët e krimit. Ndoshta ja kanë thënë zotit Patozi! Ndoshta!

Ndaj, zoti Prokuror i Përgjithshëm ftojeni zotin Patozi t’ju ndihmojë që ju të bëni detyrën.

Në një shtet normal demokratik ka institucione qe ligji i ngarkon me përgjegjësi për të ndëshkuar cilindo qe vepron në kundërshtim me ligjin. Demagogjia, spekullimi dhe me keq akoma fallsifikimi e genjeshtra e veshja e tyre me petkun e parimësisë, nuk bejnë gjë tjetër por stimulojnë atë që zoti Patozi e percakton ne letren e vet si “krim i frikshëm elektoral”.

Qe kjo të mos ndodhë në Vorë dhe as ne të gjithë Shqipërinë te nderuar zonja dhe zotërinj, dhe që Shqipëria te realizojë zgjedhje ne përputhje me standardet dhe parimet e OSBE-ODIHR-it, une ju siguroj në emër të LSI-së, në bashkëpunimin dhe mbeshtetjen e plotë dhe ju ftoj të monitoroni e vëzhgoni gjithçka gjatë kësaj jave dhe deri në çertifikimin përfundimtar të rezultatit të zgjedhjeve.

Me konsideratën më të lartë për të gjithë ju;

 Luan Rama

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së

 

13 komente në “Luan Rama i përgjigjet me letër të hapur Patozit: E ftoj të denoncojmë zyrtarisht në Prokurori çdo provë që cënon procesin zgjedhor”

  1. Likja says:

    Ti je nje mafioz o Luan Kapedani. Per kete cka shkruan zotrote populli thote “Hajduti bertet kapeni Hajdutin”. Kush nuk po e kupton qe LSI eshte kanceri i ketij vendi, le te shkoje e ta votoje.

  2. Tiku says:

    Nje gje nuk kuptova njeri nga karbunara dhe tjetri nga pogradeci kane bere denoncim se ju eshte vene emri per te votuar ne vore keta nga e dine kete jane vene emrat me zore dhe ata persona do votonin me forc nuk kuptoj shiko se mos na cojne dhe ne me zor atje

    1. Vizioner says:

      Jo mor zoti Tiku,jo.
      Ato te dy do votonin dy here.
      Nje here me koshience ne vendin ku jetojne dhe,nje here ne Vore. Por,ne Vore nuk do votonin vete por,dikush tjeter ne emer te tyre.

      A se kupton?! Eshte shume e thjeshte,e kupton dhe Bufi!

      Keshtu kerkojne te fitojne Kriminelet e PeDe-res,por kete here ka shtet,dhe nuk i lejon sic ka bere gjithmon Kryekrimineli Sali Berisha. Ai maskara ska fituar asnjehere ne Votime,vec i ka vjedhur ato.
      Kete here ne te s’emes do te shkoje ai dhe gjithe organizata Kriminele e PeDe-rave.

      1. Sit back.. and ..relaks says:

        Nuk behet dot qe te votojne dy here, dublikimet ne lista nuk ndodhin me, nqs ndodhin fajin e ka komisioni qendror i zgjedhjeve qe perpilon dhe kontrollon listat finale dhe dublikimet ne to. Pra eshte thjesht e pamundur qe nje person te votoje dy here. Mund te perdoren emrat e personave qe jane ne emigrim per te votuar persona te tjere per ta, kjo po ndodh, por nje person dy here ne dy vende te ndryshme nuk ndodh pasi listat kontrollohen dhe pastrohene prej dublikimeve nga komisioni qendror i zgjedhjeve.

  3. ! ! ! says:

    Meqë ka qënë edhe ministër rendi ky surrat le te shkoje ne kavaleshencën e MB-së ne Durrës dhe ti heqe me dorën e tij posterat e Vangjush Dakos te ngjitura ne dyert e kësaj qëndre pushimi.

  4. Tili says:

    Kjo punë vajti te degjojme ty dhe Patozin zot o zot

  5. ERMAL says:

    O LUAN O TE QIFSHA ROBT E CA KE NE SHPI PILLMOTRE DO TE VIJ DITA TY BASHKE ME METEN NE BURG DO SHKONI KSHU SI PO BENI TANI

  6. islam says:

    mire more po kete duhet ta beni ligj ai qe do votoje duhet te kete bere venbanimin 1 vit perpara dites se zgjedhjeve,ata qe qe e bejne pa mbushur 1 vit te votojne ne rrethin ku ishte me pare.

  7. Essa says:

    Pyetje per juristet?
    Cilin nen te cilit ligj ka shkelur noteri?
    Ne cilin nen te ligjit te noterise nuk lejohet deklarata noteriale per te marre shtetas ne banesen tende?
    Z. Luan Rama, mos u bej fallsifikator deklaratash. Ju si lsi, jeni hajduto bastardo-kriminele dhe doni te fitoni Voren me cdo cmim, pasi duke qene se eshte investuar like floriri ne Vore, humbja do te ishte ndaj like floririt dhe jo ndaj Sallakut. Voren do ta fitoni Luan, ti e di se je pjese e krimeve qe po ndodhin ne Vore.

    1. sefer ziu says:

      Essa, pse beni te gjithe sikur jeni te çmendur. Noteri ka shkele ligjin qe thote se qytetari banon ne lagjen x, ne rrugen y, apartamenti nr z, kati f. Tjeter ligj qe ka shkele noteri: Ketu ku banoj une, perveç çiftit qe duhet te kete dhome te veçante, po te kesh djale dhe vajze te rritur, duhet te kete seicili dhomen e tyre, ndryshe eshte shkelje ligji dhe nuk ta aprovon komuna vendbanesen per te te regjistruar. Ndersa , si lexoj shkrimin, aty noteri ka noterizuar qe banonjne ne banesen e noterit dhe ka lidhur 500 kontrata si qiradhenes. Thua se ky noter ka 500 apartamente per ti dhene me qira dhe po i pati te verifikohet shume thjeshte qe ai paguan taks shtetit per keto apartamente qe i jep me qira? Bile me firmen e tij shteti duhet ta proçedoje per evazion fiskal, ndersa ai duhet te haje burg per kete plus pagesen qe duhet te beje. Kryetari komunes ne qoftese ka firmosur per keto duhet te shkoje ne burg dhe te arrestohet me nje here per dokumenta fiktive. Dhe ka shume gjera te tjera shume te thjeshta qe nuk ka nevoje per komente te budallenjeve. Prokuroria te beje detyren, shteti po ashtu dhe dyerte e burgut duhet rrine hapur deri sa te futen brenda trafikantet. Te fala mendjes te gjithe atyre qe duan te gjejne vrima per te shkruar e folur.

  8. Ju z.Luan Rama dhe Ai tjetri thinjoshi qe sja kujtoj emrin tani jeni altopolante te Ilir Metes qe bertisni “KAPENI HAJDUTIN, KAPENI” Dje dhe Sot Ti ke qene ne VORE gjith diten e gjith naten,I dashur…….mos shko atje ,leri njerezit (popullin e zones ne hallet e tyre,mos delegoni tencione ,e presione qe ju e vertetoni me GOJEN TUAJ)Le
    te mendojne dhe te veprojne plotesisht te lire.Z.Ilir Meta per JU kam nje kujtese; WHAT GOES ARROWND COMES ARROWND” STOP cdo lloj shantazhi politik,ekomik dhe fizik.Vota e lire i perket qytetarit te lire.RROFTE SHQIPERIA.

  9. POPULLI... says:

    LSI-ja eshte kanceri i politikes shqiptare…..Eshte kjo “parti” kunder se ciles ripjellja mobilizoi gjithe popullin me 21 janar, pasojat e asaj dite dihen boterisht….Kjo “parti” qe permbledh interesat parave te pista dhe te grabitura, ka shtrire metastazat kancerogjene ne te gjitha sherbimet publike, ku me se shumti populli gjobitet e grabitet perdite…Kujtojme hipotekat, sherbimet spitalore, sektorin e koaludimit te makinave, sherbimet rrugore te shfrytezimit te automjeteve, etj etj….Eshte e vetmja “parti”, qe çdo vote deri tani e ka blere, dhe rrjeti i celulave te saj ne te gjithe vendin kane bere “oferten” edhe per keto zgjedhje….Nga rrezikshmeria qe paraqet kjo lloj “partie”, me plot gojen mund te quhet…fatkeqesi kombetare….Por fatkeqesia me e madhe, eshte kur ripjellja e ka ricikluar, duke zhgenjyer thelle te gjithe ata njerez qe besuan me sinqeritet ne rilindjen e vertete….

  10. toni says:

    Rroft Rama qe s pranoi te ishe minister ne kabinet ti surrat I ndyre, hajdut e mashtrus.ku je o Edi rama, robt LSi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje