Mesazhi i Magna Carta-s për Shqipërinë e sotme

14 Qershor 2015, 17:18Politika TEMA

Nicholas Cannon*

Saktësisht tetëqind vite më parë, më 15 qershor 1215, në një vend të quajtur Runnymede, pranë lumit Tamiz në të dalë të Londrës, një grup baronësh dhe kalorësish të rebeluar rrëmbyen mbretin John dhe e detyruan të nënshkruante një dokument që quhej Magna Carta. Ky dokument i lashtë ka sanksionuar parimet themelore të shtetit të së drejtës, integritetit e pavarësisë së gjyqësorit dhe demokracisë parlamentare anembanë botës anglisht-folëse, por edhe më gjerë. Ai vazhdon të jetë edhe sot frymëzim i rëndësishëm politik dhe ligjor. Por përse ky dokument është kaq domethënës dhe çfarë rëndësie ka për Shqipërinë sot?

 

Më 1214 Mbreti John u mund nga francezët, duke humbur për rrjedhojë Dukatin e Normandisë. Për të financuar atë që do të ishte beteja e tij e fundit, ai pat rritur taksat dhe kishte sekuestruar tokë e pasuri të shumtë nga baronët dhe kalorësit e kohës. Veç kësaj, sundimi i tij përshkruhet si veçanërisht i keq; ai vendoste tarifa për shtetasit në këmbim të aksesit në gjykata, e trajtonte ligjin si pronën e vet personale dhe sistemin gjyqësor si një biznes fitimprurës. Kësisoj, me humbjen e luftës baronët e detyruan mbretin të bënte lëshime, të cilat çuditërisht nuk bazoheshin në kërkesa politike, por në disa parime. Me nënshkrimin e Magna Carta-s, mbreti John u detyrua të pranonte se do të respektonte të drejtat e shtetasve të tij. Atij iu desh të pranonte se mbreti dhe qeveria nuk qëndronin mbi ligjin dhe se sistemi gjyqësor duhet të jetë i pavarur e të mos i nënshtrohet ndikimeve personale, politike dhe financiare. Ai u detyrua t’i garantonte akses në gjykata të gjithë njerëzve të lirë dhe të pranonte se do të këshillohej me baronët përpara se të ndryshonte ligjin.

Thuajse pa e kuptuar, këta baronë mesjetarë krijuan konceptin e shtetit të së drejtës dhe hodhën bazat e demokracisë parlamentare. Gjatë këtyre tetëqind viteve këto parime kanë evoluar në strukturat dhe konceptet që ndeshim sot në botën perëndimore. Magna Carta është përshkruar si dhurata më e madhe që Britania i ka bërë botës.

Një javë më parë ekspertë të lartë të Komisionit mbi Reformën në Drejtësi, pas një pune disa mujore për analizimin e sistemit gjyqësor në Shqipëri paraqitën gjetjet e tyre kryesore. Në dokumentin 400-faqësh, ku identifikohen hollësisht problemet e gjyqësorit në vend, ndër të tjera listohen rryshfetet që paguajnë gjyqtarët, prokurorët apo oficerët e policisë gjyqësore për t’u punësuar, transferuar në poste më fitimprurëse ose për të ndryshuar masat e arrestit. Sipas një sondazhi të cituar nga Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri vetë gjyqtarët besojnë se sistemi është i korruptuar dhe nën ndikimin e partive politike.

Raporte të tilla dëshmojnë pikërisht për domethënien e Magna Carta-s për Shqipërinë. Me nene si 40, 41 dhe 45 Magna Carta sanksionon ekzistencën e një sistemi ligjor, të cilit njerëzit mund t’i drejtohen besimplotë se të drejtat e tyre nuk do të nëpërkëmben. Neni 41 ndalonte çdo ndërhyrje nga ana e mbretit në sistemin gjyqësor, duke shprehur bindjen se pa ndërhyrjen e tij, gjyqtarët e emëruar në bazë të nenit 45 do t’i administronin çështjet shpejt, në përputhje me ligjin dhe të pakurruptuar. Besimi i qytetarëve tek gjykatat mund të vendoset vetëm nëse respektohet parimi themelor i pavarësisë së gjyqësorit. Funksioni i gjykatave është të mbrojë interesat e të drejtat e qytetarëve dhe autoriteti i tyre bazohet pikërisht në besimin që qytetarët kanë në vendimet e tyre.

 

Koha gjatë së cilës mbretëroi John-i ishte koha e historive të Robin Hood-it, banditit që luftonte padrejtësitë dhe vidhte të pasurit për t’iu dhënë të varfërve. Armiku më i madh i Robin Hood-it ishte sherifi i Nottingham-it, një gjykatës i korruptuar që shtypte të varfërit dhe njerëzit e ndershëm. Ai merrte rryshfete për të shtrembëruar dhe keqpërdorur ligjin. Sherifi i Nottingham-it është shembulli letrar dhe mitik i gjithë të këqijave ndaj të cilave baronët e Magna Carta-s po përpiqeshin të luftonin. Në Shqipëri, ku beteja për drejtësi vazhdon ende, ka disa njerëz të klasës politike që ashtu si mbreti John besojnë se janë mbi ligjin. Ka nga ata gjyqtarë që besojnë se ata vetë mund të mos e zbatojnë ligjin. Ka të tillë që blejnë ose shesin drejtësi dhe shtypin të varfërit siç bënte sherifi i Nottingham-it. Prandaj, parimet dhe fryma e Magna Carta-s mbeten të rëndësishme për Shqipërinë, teksa vendi vazhdon në rrugën e tij drejt reformave demokratike dhe të sistemit të drejtësisë.

*Ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri

17 komente në “Mesazhi i Magna Carta-s për Shqipërinë e sotme”

  1. tfgs says:

    Albanistan,15 /6/1215…………..

  2. anananananananna says:

    Nuk eshte se s’dime mo shoku ambasador, po ku te le likja te besh shtet!

    1. anticensurë 12756 says:

      or lali ai po të thotë drejt e shkurt!!
      likja,rama,berisha ehd ai çuni ilegal i ilir hoxhës janë =me mbretin xhon!
      ti dhe ne të tjerët jemi masa që ju bashkua kalorësve për ti vënë koqet në bigë mbretit xhon!
      kalorësit anglezë=elita intelektuale shqiptare=0.00
      kështu që “mbreti xhon”bën ligjin në shqipëri!!
      ne dimë të themi se muti i sotëm është më pak i qelbur se muti i djeshëm!!
      ne mjaftohemi me kaq,me pa!në një kohë qe e dimë fare mirë se mund ta pastrojmë mutn!!ta hedhim në hale!!
      ne pjellim diktatorë!!ne sulmojmë si të çmëndur ata që i kundërshtojnë!!
      rastin blushi!!
      ku injoranca sillej si argument për ta sulmuar!!

  3. WTF says:

    Po te ishim vend normal ky artikull duhej te kishte komente pa fund,paradoksi ,shikon tituj idiote e tema banale qe komentohen me qindra here ,ketu pothuajse ZERO!Per te ardhur keq.

    1. Opinionisti says:

      Sepse nuk e kuptojne çka do te thote autori.
      Ne vijme nga nje sistem piramidal bizantino-otoman ku ne maje te piramides eshte perandori, sulltani, Mbreti, Enveri, Saliu, Nano, Rama etj.

      Truri i shqiptarit funksionon ne kete menyre. Ketu fus edhe gjykatesit te cilet nuk e kuptojne pushtetin qe kane. Ata mendojne se pushteti i tyre eshte mbi te gjithe pervec se mbi sulltanin.

      Shiko edhe ne cdo institucion. Atij qe ka siper i lêpin menderen kurse atij qe ka poshte i Q.. nenen.
      Kam pershtypjen se shqiptaret nuk behen dot njerez te lire. E duan nje sulltan mbi koke perndryshe nuk funksionojne.

    2. deus says:

      Shume dakord me parafolesin. Injoranca e madhe po na dominon. Vetem dhurate nga zoti presim qe keta qelbesira (gjasme politikane) ti shfarose me ndonje semundje.

    3. une says:

      WTF.. vendi ku jetojme eshte shum normal dhe i mbrekullueshem, por problem jemi ne banoret e permoshem te keti vendi.

  4. kolaq dangëllia says:

    Mesazh i mrekullueshëm, megjithëse në kohë pak i vonuar ( por më mirë vonë se kurrë- thotë populli ).Si duket edhe në Shqipëri më në fund do… çeli mimoza.Falenderime për shkëlqesinë e tij Nikolas Kennon, ambasador i UK në Shqipëri.

  5. Beni says:

    Ke shume te drejteWTF.Keta qe komentojne ketu nuk dine shqip ti kerkon te japin opinionin e tyre per nje artikull te tille.
    P.S. Jo te gjithe pjesa me e madhe…

  6. pse says:

    Z.Ambasador,po kur me ligjin bejne si te duan qytetare amerikane si psh,vellezerit ULAJ,pse nuk nderhyni?

  7. andori says:

    Ne radhe te pare duhet te goditet Avokatia ne Shqiper;avokatet kane ber gjema,prandaj populli duhet te qelloje me arme ne sallat e gjykimeve mbi ta.te dytet jane politikanet qe shqiperine e kane nje ciflik privat per tu pasuruar,gjithe nje me mbeshtetjen e avokateve;te tretet qe quhet te qellohet me arme mbi ta ne sallat e gjykimeve,jane gjyqtaret,te katert qe duhen ndeshkuar jane prokuroret keta duhet te tridhen dhe te lidhen me tel garbian,te lisi me milingona,bisht kuqe.Ne se behet kejo Shqiperia dhe populli Shqipetar do shpetoje;ne se nuk e beni,sa te jete balua gjalle shqiperia er e keqe do bjere,m.

  8. REALITETI i HIDHUR! says:

    Zoti Ambasdor !
    Është interesant fakti se neni 41 i Magna Carta-as të 15 qershorit 1215 në Mbretërinë e Bashkuar, përkon plotësisht me nenin 41 të Kushtetutës Shqiptare që shpjegon dhe kërkon respektimin e të drejtës të pronës së trashëguar i cili arbitrarisht, brutalisht dhe qëllimisht po shkelet nga të gjitha qeveritë e këqia të këtyre 25 viteve «demokraci». Dhe nëse tek ne, kudo mbretëron krimi dhe korrupsioni, shkaku kryesor dhe themelor është mohimi dhe grabitja e pronës së trashëguar, pasi papërjashtim të gjithë politikanët dhe pushtetarët e 25 viteve, vrapojnë të pushtojnë e të grabitin tokat e trashëguara të të tjerëve, dhe asqë nuk kanë pyetë e asqë pyesin më për Kushtetutë të cilën fatkeqësisht për ne pronarët e kanë kthyer vërtet në një «paçavure», dhe komentuesi «WTF» ka plotësisht të drejtë, pasi njerëzit që bredhin rrugëve të Botë si emigrantë kur u bie rasti mund që të shkruajnë një koment, ndërsa pjesa dërmuese e atyre që nuk komentojnë që sot jetojnë të «qetë» në Shqipëri mbi pronat e trashëguara të të tjerëve, duke shkelur në mënyrën më flagrante, parimet themelore të së drejtës, dhe më kryesoren dhe më themeloren, pronën/tokën e trashëguar, janë pikërisht pasardhësit e «njeriut të ri socialist» të kohës së diktaturës komuniste, që sot politika dhe pushteti i kanë «pagëzuar» me emrin përkëdhelës «pronari i ri», dhe për ironi të fatit tonë si antipronë e antipronar që janë sipas ideologjisë komuniste ne na «pagëzuan» me emrin tjetër «përkëdhelës» ish pronarët. Prandaj pa shkuar prona tek pronari trashëgimtar autokton, (them pronari trashëgimtar autokton, pasi tek ne ka paradokse të tmerëshme, se, edhe bejlerët dhe agallarët e kohës së Turqisë veten e tyre e quajnë trashëgimtarë mbi pronat e të tjerëve, që për shërbimin e bërë ndaj Portës së Lartë ato toka ua bënë dhuratë Sulltanët, ashtu si vepruan e po veprojnë sot «sulltanët» tanë !) tek ne nuk do ketë Shtet të së Drejtës i cili automatikisht «pjell» Shtetn Ligjor, por do vazhdojë si deri më sot krimi dhe korrupsioni. Në fakt ne po jetojmë akoma si më 15 qershor të vitit 1215, ku tek ne vërtet duhet një Robin Hood, ndryshe politikanët dhe pushtetarët tanë të pacipë asqë duan t’ja dinë, pasi edhe ish Kryeministria Juaj e ndjera Margarit Theçer kur e pyetën tha : Lereni Shqipërinë kopësht zoologjik se demokracia atje do vijë pas 30 vjet, ku edhe 5 vjet duhen të mbrijmë «limitin» dhe demokracia nuk po duket gjikundi, veçse duken vetëm «miliarderët tanë» !
    Respekt Zoti Ambasador i Mbretërisë së Bashkuar për shkrimin tuaj tepër domethënës!

  9. anananananananna says:

    Ne nuk eshte se nuk dime, por s’na len likja te bejme shtet!

  10. WTF? says:

    OPINIONISTI,UNE,BEN,jam shume dakord me komentet tuaja,vec ne 2015 me eshte shume e veshtire (deri ne absurditet)ti shpjegoj vetes pse sqenkemi ne gjendje te pakten te fillojme te mendojme ashtu si te tjere homo sapiense bene me 1215,sna mungon si popull as vitaliteti as intelekti e kete e sheh se si jashte vendit kolege e bashkatdhetare hecin e integrohen ne cdo fushe,te jetes kudo qofshin ,pse jo atje?? P.S REALITETI I HIDHUR,nuk do hiqja asnje presje nga komenti juaj,respekt!

    1. lloqe lloqe says:

      Pse-ne e shpjegon evolucioni social-civil. Te qenit Homo Sapiens eshte kusht I domosdoshem, por jo I mjaftueshem. Ajo qe bene anglezet 800 vjet me pare ishte nje ngjarje ne rrjedhen e nje evolucioni te shoqerise. Ishte momenti kur individet e popullit anglez reaguan si shoqeri civile angleze dhe bene ate qe nje shoqeri civile ben, vendos rregulla funksionimi:
      1. ndermjet anetareve te shoqerise
      2. ndermjet shoqerise dhe anetareve
      3. ndermjet makinerise qe ka ndertuar shoqeria(shteti)e anetareve
      4. mdermjet makinerise qe ka ndertuar shoqeria(shteti)e shoqerise

      Shoqeria civile vete eshte nje produkt I evolucionit te jetes komunitare (urbane e jo urbane). Ne Shqiperi e ne pergjithesi ne Europen Lindore, perfshi tere zonen Ballkanike sebashke me Greqine shoqeria civile eshte embrionale. Ne rastin me te mire shoqeria civile eshte e inspiruar, e financuar e sponsorizuar nga perendimi. OJQ-te, grupimet professional, organizimet kulturore, organizmat sportive jane kopje te modeleve perendimore – e shikohen e perdoren ne Europen Lindore si vende pune e jo si makineri ku shoqeria farketon idete e ideon zgjidhjet per problemet.

      Per momentin shtetet ku ka thjesht popuj e kombe, por akoma jo shoqeri civile – edhe problemet do zgjidhen ne nje kualitet te ulet e pa principe. Prandaj individed nga Europa lindore jan te suskseshem kur jetojne ne perendim, por nuk munden te prodhojne vlera kur jetojne ne vendet e tyre.
      Prandaj nje popull I madh e I talentuar si ruset nuk shkojne askund historikisht, por jane salduar ne modelin e qeverisjes bizantine e jane bere kontrapedal historik. Rusia me gjithe burimet qe ka- ne vend qe te ishte nje pionier e pishtar per njerezimin sic eshte perendimi eshte nje vend represiv per individin e tij e jo me per boten.
      E perbashketa e te gjith ketyre vendeve te Europes Lindore eshte se kane: popull shqiptar, popull grek, popull bullgar, popull rus, popull kroat, popull boshnjak – por nuk kane akoma shoqeri civile shqiptare, shoqeri civile greke, shoqri civile bullgare, shoqeri civile ruse, shoqeri civile kroate, shoqeri civile boshnjake.

      Evolucioni pra e shqiperuar zhvillimi (e shqiperuar) eshte per tu respektuar. 800 vjet mbrapa nuk jane tragjedi – ka popuj kryesisht ne lindjen e mesme e lindjen e larget qe jane akoma ne fazen e krijimit te popujve (mos e ngaterro me shtet). Me fjale te tjera jane akoma edhe me mbrapa. Nuk jemi te vetmit e nuk jemi te fundit keshtu qe qeshni e gezoni ?

      1. anticensurë 12756 says:

        shkëlqyeshëm!!
        shoqëria civile është përparimi ishtetit!respektimi i të drejtave të njeriut!!shoqëri civile do të thotë as më shumë e as më pak se:të ngrihesh në këmbë për të mbrojtur të drejtat e TJETRIT!!
        ne nuk jemi akoma në fazën e mbrojtjes së të drejtave tona!!

  11. toni says:

    “To none will we sell, to none will we deny, or delay, the right of justice” – Askujt nuk do te ja shesim, refuzojme ose vonojme e drejten per drejtesi. Thuhej atje para 800 vitesh,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje