Pas lajmit për urdhër arrestin e lëshuar nga Prokuroria e Tiranës, për Franceso Becchetin, qarkullon një shqetësim i madh.
A do të mbyllet Agoni? Televizioni shqiptar që transmeton në Itali është kufiri i ri i zhvendosjes, imagjinata e shndërruar në realitet.
Në faqen e saj online, gazeta italiane “Corriere della Sera” shkruan një artikull ironik me titull: “Francesco, Agon Man, Becchetti ricikluesi i lavdive të vjetra”.
Jo, Agon nuk është në agoni, madje po ritransmeton të gjitha intervistat e Sabrina Ferilit me të ftuarit e shquar italianë.
Dhe Beccheti nuk dorëzohet shkruan Corriere della Sera.
Sipas saj, pavarësisht nga mandat arresti për pastrim parash dhe falsifikim dokumentash, nuk ka asnjë qëllim për të mbyllur televizionin e tij, të vendosur në një kapanon, në Tiranë.
“Është një sajesë, nuk kanë prova, me janë vënë kundër, sepse televizioni im është i lirë”, eshte shprehur Beketi.
I lirë, po me të vërtetë i lirë, pergjigjet Corriere.
“Shqetësimi i dytë lidhet me reagimet e yjeve, të lirë dhe të fortë, Pupo, Sabrina, Simona Ventura, Veronika Maja, Luisella Kostamanja, Monika Seta, Lori del Santo, Madalena Korvalia.
Më i shqetësuar duket Pupo-shkruan Corriere Della Sera që ka rinisur të punojnë në RAI.
Në Shqipëri vazhdon më tej artikulli Beccheti udhëtonte me një eskorte dhe makinë të blinduar, i ulur mbi një pasuri, të ndërtuar nga plehrat, (mes televizionit mbeturinë dhe plehrave, lidhjet janë githmonë të ngushta), energjisë së erës dhe prodhimit të kartonxhesit, nënvizon Corriere della Sera.
Dicka duhet të ketë shkuar keq- thotë gazeta italiane- meqë tani duan ta fusin në kafaz. E akuzojnë për riciklim.
“Corriere della Sera” e mbyll shkrimin me pyetjen. E akuzojnë për riciklim parash apo riciklim të figurave të vjetruara të televizionit italian?
Tema;Artikulli ne cds eshte:Becetti riciklues i parave apo i vjetersirave te televizionit Italian dhe jo ky titull qe keni dhene ju,dmth cds ka thene apo dhe jo dhe sic e prezantoni ju me dashje qe i ndryshon krejt kuptimin fjalise.Jeni dezinformues.Po veprohet njejte sikur dikur me median tuaj ne kohen e berishes,por ndryshimi i vetem eshte qe pronari i agon eshte i huaj dhe i lire ndersa ju jeni sherbetor maskin i te gjitha pusht’eteve deri sa te flakin si i pa’nevojshem sic beri dhe saliu
Nuk besoj se nuk e kuptoni ironine e artikullit ne italisht, thjeshte doni te keqinformoni.
Eshte i vetmi kanal qe nuk i ben furçe qeverise prandaj po i vejne fshesen. Po kthehemi ne origjine, ne diktature. Tamam kete po kerkon edhe kryeministri cdo dite, monizmin asgje tjeter. Nje te mire ka Edi Rama, qellimin nuk e fsheh. Nese populli e voton, e ka merituar 100%.
Becchet eshte nje njeri i deshtuar ne itali, nje mashtrus ordiner ai perfaqeson mafjen italiane ne shqiperi dhe gjithashtu familjen berisha ku e cila zoteron gjysmen e aksioneve te italianit,beccheti taqi oil dhe familja berisha jane trkendeshi i bermudes ne shqiperi ,shkaterrojeni kete trekendesh dhe shqiperia do jete e lire