Një grua për Ketin e Shkodrës

14 Qershor 2015, 20:59Politika TEMA

Fizikante, shkencëtare e profesoreshë, deputetja Mimoza Hafizi flet për dashurinë e saj të madhe individuale dhe politike: Shkodrën. Qyteti i madh i veriut i ka dhënë asaj mandatin e deputetes nën siglën e të majtës dhe ajo beson se ka ardhur koha që ai të ndryshojë. Duke nisur që me këto zgjedhje lokale, me një kryetare të re bashkie si Keti Bazhdari. Ajo thotë se Keti është “…një vajzë shkodrane me profil të lartë menaxhues, që i jep sigurinë të gjithë ofertës sonë për Shkodrën”. Hafizi gjithashtu flet për të gjitha epërsitë e kandidates së majtë, të mbështetur nga PS, LSI e gjithë partitë e tjera të koalicionit të tyre, por shton edhe se fakti që Keti vjen nga shtresa të përndjekurve politikë, i jep kandidaturës së saj një përmasë edhe më të gjerë sesa vetëm e majta dhe e djathta.

Hafizi është e bindur se Shkodra meritojn shumë më shumë. Sipas saj, Shkodrës: “…nuk i mungon asgjë ! Duhet veçse një politikë që t’i hapë rrugë energjive pafund e talentit të shkodranëve »

 Nga Lorenc Vangjeli

Fushata është në kulmin e saj dhe kësaj rradhe, një nga kulmet realë të saj duket se ndodhet në Shkodër. Çfarë ka të veçantë qyteti që ju dha mandatin e deputetit?

Ka zonjat shkodrane me zërin ku kumbojnë nazet e del fjala e butë plot me ledha. Ka burrat shkodranë me gazin e zhurmshëm, në garën për barcaletën a bejten më të fortë në tavolinën e darkës me miqtë. Ka një vibrim muzike që endet ditënatë në ajrin e qytetit, në ajrin që fryn nga alpet e shkrihet me lagështirën e liqenit, Bunës, Drinit e Kirit. Ka lulet që i vënë emrin çdo stine që vjen e ikën pambarim, poshtë bedenave të kalasë Rozafa. Kjo është përjetësia e Shkodrës, të tjerat lindin e ikin zakonshëm, si në çdo qytet tjetër të këtij planeti.

Po kërkohet që Shkodra të qeveriset në nivel lokal nga e majta. Çfarë oferte afron më shumë ajo, ndryshe nga e djathta që tradicionalisht e ka konsideruar këtë zonë si një bastion të sajin?

E majta ku unë bëj pjesë kërkon ta meritojë qeverisjen lokale të Shkodrës, tashmë një bashki i madhe ku qyteti përbën vetëm gjysmën, një bashki që fillon nga buzëdeti i Velipojës, ngrihet mbi liqen e lumenj e mbaron në alpet mahnitëse të Thethit. Kemi paraqitur një program ndryshimi e zhvillimi të ndjeshëm, me objektiva të qartë e bindës. Kemi ndërtuar një ekip të mirë, të mishëruar në listën e këshilltarëve bashkiakë, njerëz të spikatur e profesionistë, emra qytetarë, me përfaqësim të plotë gjeografik. Konkurojmë me një kandidate, zonjën Keti Bazhdari, vajzë shkodrane me profil të lartë menaxhues, që i jep sigurinë të gjithë ofertës sonë për Shkodrën. Edhe ne deputetët kemi qenë gjithë kohën e fushatës pranë njerëzve, duke dhënë besimin për mbështetje nga ana e mazhorancës.

Kurse e djathta, më shumë se të administrojë qytetin, synon të ruajë pushtetin lokal si një rutinë 25 vjeçare, rutinë në fakt e konsumuar e ndryshkur keq gjatë viteve e dekadave.

Çfarë është bërë keq, sipas jush në nivel politik dhe të administrimit në qytet dhe cilat janë nevojat më emergjente të tij?

Politikisht i është fryrë përçarjes, frymë që ka dëmtuar ecjen përpara të qytetit. Eshtë krijuar një kastë e pandryshuar pushteti, që ka degraduar besimin e qytetarëve te bashkia. Institucioni ka funksinuar minimalisht, më shumë ka fjetur i qetë në gjumin e hipnotizuar nga siguria që votat nuk ia luan kush, në gjumin e mungesës së konkurencës që zhbën çdo rregull demokratik.

Emergjencë në qeverisjen e Shkodrës është transparenca e konkurenca në qeverisje. Eshtë politika larg ekstremizmave të pabukë.

Çfarë i mungon Shkodrës për të rimarrë shkëlqimin e dikurshëm; në fillim të shekullit të shkuar quhej porta hyrëse në Evropë?

Nuk i mungon asgjë ! Duhet veçse një politikë që t’i hapë rrugë energjive pafund e talentit të shkodranëve.

Në garë janë dy zonja për postin e kryetares së bashkisë. Si do t’i gjykonte ato një zonjë tjetër si ju?

Keti e Voltana i përkasin një brezi më të ri se unë, por vërej se ndryshimi mes nesh nuk është aq i ndjeshëm. Të tilla kanë qenë nënat tona, të tilla besoj se janë edhe vajzat tona, ndonëse koha sjell gjithsesi të renë e vet edhe tek vajzat e Shkodrës.

Te Keti çmoj shumë forcën e veprimit, vendosmërinë për të përmbushur projektet e veta, përvojën e gjatë menaxhuese e njohjen shumë të mirë të terrenit ku punon, të biznesit e detajeve të tij. Këto cilësi ajo do t’i sjellë edhe në qeverisjen e Shkodrës. Keti vjen nga një familje e persekutuar, rritur në diskriminimin e pamëshirshëm nga sistemi i egër diktatorial. Kurajo e saj për të dalë mbi sfidat e jetës e bën të veçantë në të gjithë grupin e kandidatëve që Aleanca për Shqipërinë Europiane ka paraqitur para shqiptarëve në këto zgjedhje lokale.

Pse mendoni se Keti Bazhdari do të fitojë në Shkodër dhe a mendoni se një sukses individual është kusht i domosdoshëm për sukses edhe në një nivel të tillë?

Besoj se shkodranët do të çmojnë me votë forcën, vendosmërinë, përvojën e karakterin luftarak të Ketit. Shkodranët do të shohin tek Keti veten e vet, do të shohin gjithësecilin prej nesh që punon nga mëngjezi në darkë për begatinë e familjes. Të rinjtë do të shohin shoqen e shokun që ia del të përmbushë objektivat e jetës. Burrat e gratë do të shohin njeriun me përvojë në betejat e jetës, të cilit mund t’i besohet administrimi i qytetit. Prandaj Keti do të fitojë në Shkodër.

Suksesi individual është padyshim kushti i parë për të fituar besimin e njerëzve. Keti është modeli i suksesit individual. Prandaj Keti do të fitojë në Shkodër.

 Keti është kandidatja e përbashkët e një koalicioni shumë më të gjerë se koalicioni qeverisës i të majtës. Si reflektohet kjo në bashkëpunimin në fushatë mes PS-së dhe LSI-së si dy partitë kryesore të koalicionit?

Keti vjen nga shtresa e të persekutuarve politikë, e cila tradicionalisht ka mbështetur të djathtën, për arsye historike. Ky tipar i jep asaj një bazë shumë të gjerë përkatësie, përtej asaj çfarë ofron koalicioni mes dy forcave të majta.

PS dhe LSI janë gjithësesi baza e suksesit në këto zgjedhje në Shkodër. Janë dy forca politike që japin sigurinë e fitores, forcën e organizimit, masivizimit e stabilitetit në fushatë.

Ka pasur shumë akuza, kryesisht për Shkodrën për shitjeblerje vote, cili është opinioni juaj për një akt të tillë kriminal e të dënueshëm?

Kam vetëm neveri dhe zemërim për çdo tentativë cënimi të votës së shkodranëve Shteti, qeveria, strukturat, çdo qytetar, duhet të jenë aleatë për të ruajtur votën nga deformimi. Vigjilenca e mprehtë dhe vullneti i fortë për të ruajtur zgjedhjet e 21 qershorit nga çdo lloj degjenerimi është kontributi që secili jep për qytetin e vet. Kush nuk e bën këtë detyrë qytetare, le ta mbyllë përgjithmonë gojën e të hedhë në kosh të drejtën e vet të fjalës, e të drejtën e vet të protestës kundër varfërisë a papunësisë. E drejta e tij morale si qytetar ka marrë fund !

Javanews.al

15 komente në “Një grua për Ketin e Shkodrës”

  1. Feniksi says:

    Keti është figura më interesante, më ideale dhe unikale në këtë fushatë zgjedhore.
    Keti Bozhdari, sinonimi i politikanes së ardhme, që i duhet jo vetëm Shkodres po edhe gjithë Shqipërisë

    1. @Feniksi says:

      Ti as emrin nuk di ti shkruash sakte dhe e mbush me levdata. E njeh gje ti se kush eshte e cfare ka bere Keti Bazhdari?

      1. s says:

        gabim shpejtesie ia njof mire emrin dhe mbiemrin..Keti Bazhdari PER KENAQESINE TENDE.

  2. prasi per... says:

    Shembulli i nje zonje e nderuar si z hafizi eshte nje shtyse e madhe per elektoratin shkodran qe te votojne bazhdarin.te shohim 21 erdhi dhe si dhe nga vete analiza e shprehshmeria e zonjes hafizi japin ide te qarta per pozicionimin majtas te elektoratit shkodran.

  3. s says:

    I uroj fitore Ketit por kjo zonja ketu ka 0 kontribut per Shkodren, per bazen socialiste. Per fushaten qe ben mimoza & co me 10 vota kishte dal Keti. Po duhet thane fale mbeshtetjes dhe besimit qe i ka dhene Rama ka fitu shume pike Keti, fale meshtetjes se socialistave te vertete ne vite ka fitu besueshmerine e elektoratit socialist , plus qe keti asht mjaft e zonja ne bizneset e saja si dhe nje figure simpatike dhe dashtun qe rezaton miresi !

    1. Erton says:

      Nuk e njoh mire situaten ne Shkoder,por them qe nje situate e tille per punesimin e elektoratit socialist eshte ne gjithe Shqiperine, kjo ka ardhur nga parimi i gjithperfshirjes,pra te mos hiqen te Pd-se per te punesuar te PS-se. se cfare efekti do jape kjo gje ne zgjedhje,veshtire te thuhet.

    2. elona says:

      Nuk ka sens te behet diference nese ka efekt mbeshtetja e Rames apo e deputeteve sepse te njejten force perfaqesojne, Rama ka ne dore ekzekutivin,deputetet jane perfaqesues, gjerat behen ne bashkepunim.

    3. Nevila says:

      Mimoza nuk eshte e kategorise se Ketit..eshte shume me lart,ja perse te duket ty sikur nuk ben fushate per te!!Kjo femer i duhet Shkodres,Mimoza Hafizi…e jo biznesmenja e shoqatave!!

  4. Artur says:

    keqardhje por Ketin juaj nuk ka asnje shans te fitoje ne Shkoder. Voltana Ademi ne te gjitha cfare thoni ju per Ketin eshte me diference perpara saj. E njohin mire shkodranet, kush ben per to. Votat e blera te 23 qershorit nuk do i bejne pune Ketit.

  5. Z/Kallami says:

    Komente ka te shumta.Por di te them qe me zgjedhjen e Keti Bazhdarit Kyrebashkiake.Keti nderon Shkodren dhe Shkodra e ka per nder Ketin.Askush tjeter nuk mudn ta kombinojne ma mire e ma bukur binomin Keti Bazhdari dhe qyteti i Shkodres.

  6. Me sa di une kontributet e z hafizi per bazen socialiste nuk jane te vogla dhe te mos harrojme se pjesa me e madhe e kesaj baze u lidh me tom doshin dhe per kete ju erdhen trute me vonese kurse per te tjera mos te harrojme se z hafizi ka me pak se dy vite deputete por shkodra ka patur deputete 20 vjecar si topalli bushati troshani te cilet kontributet me te medha i kane per shkaterrimin e shkodres.z hafizi pervec intelektualizmit rrezaton miresi kulture dhe eshte nje ze konkret per shkodren ne parlament.

  7. Ti s do te jesh nje doshist.une jam nje pjesmarrese e regullt ne fushaten elektorale te partise soc per bashkine dhe them se pjesmarrja aktive e z hafizi ne kete fushate ka prure nje kontribut cilesor shume pozitiv per bazhdarin nga ana tjeter z hafizi eshte nje figure e shquar e qytetit tone ne fushen e shkences kultures intelektualizmit e qytetarise por ne jemi mesuar qe te perfaqesohemi me injorante si topalli e te tjere.

    1. s says:

      me keqardhje te them se jam anti-doshist ..keqardhje per ty dhe servilizmat. Une po flas realitetin jo laperosjet qe beni ju si ne realitet edhe tani ne internet ..

  8. Lexuesi says:

    Sec kam nje ndjesi qe kjo “s” eshte e porositur nga “S” alias KB,qe po te ishte per vlerat qe bart dhe fushaten qe ka zhvilluar rezultati i dy javeve me pare te Ora News do te ishte “lule”.
    Ka qene dhe eshte mbeshtetja e gjithe strukturave te PS dhe personaliteteve te nderuar ne Shkoder e me gjere qe ka ndikuar ne permiresimin e imazhit te saj.
    Gjithesesi s’mbulohet dot dielli me shoshe,shkodranet dine te gjykojne per seicilen e te vleresojne.
    Tregojne per nje vjeher ketu ne Shkoder qe kishte dy nuse dhe kur e pyesnin shoqet si sillen nuset e djemve ajo u thoshte qe njena eshte e keqe tjetra e mire .
    Po pse?-e pyesnin ato
    Po ja nusja e keqe sa here flas me thote : Ha m..t kurse ajo e mira kur flas me thote :Mos ha m..t
    Ju ftoj te votoni per nusen e mire jo ate te keqen ,ca te bejme eshte zgjedhje e detyruar.

  9. Eliverta says:

    Nje opinion per S:
    Nder keto 10 vota perfshiheni edhe ju? Cuditem se si e nençmoni znj. e nderuar Mimoza Hafizi. Cfare keni pritur nga kjo zonje? A nuk eshte figura e saj e larte morale, qytetare e ajo e deputetit me kontribute, nje garanci per fjalen plot autoritet te profesoreshes? Pak ju duket prezenca e saj kudo perkrah Ketit? Znj.Hafizi eshte nje personalitet i shquar ne fushen akademike, eshte nje shembull i figures se paster te socialiste duke perfaqesuar modelin e vertete jo vetem te qytetarise por edhe te njerezve me vizion per te ardhmen. Me personalitetin e saj ka ndikuar drejteperdrejte qe kjo fryme e shendoshe e te majtes moderne te transmetohet ne te gjitha strukturat e PS-se ne Shkoder. Kjo fryme eshte transmetuar ne bashkebisedimin e gjere me elektoratin e Qarkut te Shkodres duke ngritur ne vlerat me pozitive, besimin e votuesve jo vetem per Ketin por edhe per kandidaturat e tjera ne V.Dejes, Pukes, F.Arres, M.Madhe.
    Te komentosh me keqdashje nje artikull serioz te znj. Hafizi ne mbeshtetje te Ketit s’eshte asgje me pak se nje perpjekje per te ulur deri ne 0 mbeshtetjen per Ketin, e pikerisht tani, ne prag te votimeve. Eshte miopi ti urosh fitoren Ketit me nje perpjekje per perçarje!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje