Kandidatët e Lëvizjes Socialiste për Integrim për anëtarë të Këshillit Bashkiak të Tiranës gjatë një takimi me banorë të Dajtit, evidentuan problematikat e tyre, ndërsa theksuan se platforma e koalicionit të majtë është e duhura për zgjidhjen e tyre pas 21 qershorit.
Kandidati për anëtar në këshillin bashkiak të Tiranës, Shezai Rrokaj vuri në dukje se Tirana meriton t’i kthehet dinjiteti i saj. Ai veçoi se mbrojtja e mjedisit, mbështetja ndaj rinisë dhe gruas janë parësore për zhvillimin e kryeqytetit.
“Vetëm 6 ditë nga ndajnë nga fitorja e madhe në gjithë ndarjen e re administrative të Tiranës. Kjo do të jetë një fitore për gjithë koalicionin për Shqipërinë Evropiane. Do të jetë një fitore për kryetarin e ri të bashkisë z. Erion Veliaj, po mbi të gjitha do të jetë një fitore për numrin 47, më të shenjtin numër që i takon LSI. Ndaj, kaq sa jemi këtu por më të shumtë në numër, derë më derë, qytetarë më qytetarë t’i shpjegojmë përse ne e kërkojmë votën e tij. ne votën e tij nuk e kërkojmë për idealizëm, ne votën e tij e kërkojmë sepse duam t’i kthejmë Tiranës atë që i ka munguar rininë, rininë e saj, bukurinë, bukurinë e saj, t’i kthejmë Tiranës gjelbërimin, pastrimin”, tha Rrokaj.
Rrokaj evidentoi faktin se me ndarjen e re territoriale-administrative Dajti do të marrë të njëjtin shërbim si çdo zonë e Tiranës.
“Ndarja e re administrative është ndarja për ta njehsuar Tiranën, për ta bërë njësh nga qendra e deri në periferi, në mënyrë që qytetari i Dajtit të mos ndihet inferior, por të ndihet i barabartë me atë që banon në qendër”, tha Rrokaj.
Këtë model, u shpreh ai, duhet ta ndërtojmë së bashku , duke i shtrirë arteriet e Tiranës edhe në Komunën aktuale të Dajtit, e cila do të jetë pjesë integrale e Tiranës.”
“Në këtë mënyrë, ne do të shikojmë se e gjithë kjo njësi e madhe administrative me 11 njësi aktuale të Tiranës, dhe 13 njësi të tjera që do ti bashkohen, që nga Farka, Bërzhita, Petrela etj.
Të gjitha këto njësi duhet të bëhen pjesë e një koncepti të vetëm organik ku të kemi prodhime të cilat duhet të jenë prodhime të garantuara për tregun, prodhime që prodhohen nga bujqit e Dajtit, dhe të kthehen në një kulturë të veçantë, të cilën ta përçojmë në vizita që do të bëjmë në malin e Dajtit.
Tirana jonë do të jetë më e gjelbër, më çlodhëse, por edhe një Tiranë e cila nuk meriton vetëm shërbim, meriton edhe zhvillim e punësim”, tha Shezai Rrokaj.
Ndërsa nga ana e saj kryesuesja e listës së kandidatëve të LSI-së për anëtar në këshillin bashkiak, Erisa Xhixho tha se Dajti ka nevojë për më shumë shërbim dhe punësim, veçanërisht për gratë dhe vajzat e reja.
“Ne kemi një plan konkret për integrimin dhe punësimin e të gjitha grave dhe vajzave të komunës Dajt, që përmes ofrimit të kurseve profesionale ato të përvetësojnë një profesion të caktuar, dhe me ane te kredive të buta të mund të hapin një biznes të ri këtu në Dajt”, u shpreh Xhixho.
Ajo vuri në duklje se “në 21 qershor ne kemi mundësinë e kthimit të një faqeje të re në qeverisjen lokale.
“Është e rëndësishme që në 21 qershor ne të vendosim dy vota që do të qeverisin katër vjeçarin e ardhshëm; vota e parë shkon për Erion Veliajn që drejton “Aleancën për Shqipërinë Evropiane”, i cili është një djalë energjik, i cili do të sjellë një vizion të ri për qeverisjen lokale. Por, padyshim vota për LSI-në, vota për numrin e 47 është garancia e zbatimit të të gjithë projekteve të “Aleancës për Shqipërinë Evropiane”.
o ilir kanceri