Haxhinasto takime në Cërrik/ Plane konkrete për infrastrukturën

15 Qershor 2015, 15:58Politika TEMA

Kandidati i “ASHE”-së për Bashkinë e Cërrikut, ‎Altin Toska‬ i shoqëruar nga Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, ‎Edmond Haxhinasto‬ prezantoi programin me grupet e interesit dhe me të rinjtë e sportistët e qytetit.

Toska u shpreh se një ndër plagët më të mëdha në qytetin e Cërrikut është punësimi dhe për këtë ai premtoi se do të mundësonte duke bashkëpunuar me qeverinë, gjenerimin e mundësive të reja.

“Nëpërmjet planeve konkrete ne do të ndërhyjmë në infrastrukturë dhe në fasadat e pallateve”, tha ai.

Së bashku me agrobiznesmenë italianë dhe institucionet shtetërore, vijoi Toska, do të realizojmë kurse specializimi profesionale, diplomat e të cilave do të njihen jashtë shtetit.

Kandidati i ASHE-së e vijoi takimin edhe në komunën e Gostimës.

“Punësimin do ta realizojmë duke ju krijuar dhe kushte më të mira në infrastrukturën bujqësore, siç është hapja e aktiviteteve të agrobiznesit të përpunimit të produkteve bujqësore që të maksimalizojmë të gjithë frutin e punës tonë dhe të mos i shesim produktet bujqësore poshtë kostos së vet.”

Një ndër zotimet para fermerëve të Gostimës nga kandidati i ASHE-së për Cërrikun ishte dhe sistemimi i kanaleve kullues dhe vaditës.

Ministri i Transportit Edmond Haxhinasto, vlerësoi programin e ofruar nga kandidati Toska për zhvillimin e zonave rurale, duke e cilësuar alternativë të vetme për të pasur një zhvillim të fshatit lënë në harresë nga keqqeverisja e vendorëve në vite.

“Duan ujësjellësin, duan punë, duan qendrën shëndetësore më të mirë, duan që në Cërrik të jetë shkolla më e mirë profesionale e bujqësisë, duan që të punojnë fason që do sjellë Altini, duan që të jetojnë si europianë, prandaj të gjithë do të votojnë Altinin”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje