Nëse qytetarët do të shprehnin sot vullnetin e tyre më votë, sipas sondazhit të institutit italian Prestigjioz Piepoli, kandidati i së majtës Erion Veliaj do të shpallej fitues i Bashkisë së Tiranës.
53.5 % e të anketuarve kanë votuar pro Veliaj si kryebashkiak, ndërsa pas tij me 34.5 % radhitet kandidati i së djathtës Halim Kosova, një diferencë mes tyre prej 19 %.
8 % kanë votuar për të pavarurin Gjergj Bojaxhi, 2.5 % për Sazan Gurin dhe 1.5 % për Arben Tafajn, gjithashtu kandidat i pavarur.
Gjithashtu, nëse zgjedhjet në rang kombëtar do të bëheshin sot, koalicioni i majtë do t’i fitonte ato.
Kështu mendojnë 60 % e të anketuarve, në sondazhin e tretë dhe të fundit para zgjedhjeve të 21 qershorit i zhvilluar nga Instituti Italian Piepoli.
Referuar sondazhit të parë më 15 maj fitorja e koalicionit të majtë është vlerësuar me 1.5 % më shumë. Bie në sy se në krahasim me zgjedhjet e përgjithshme të 2013-ës ku aleanca e majtë fitoi me 59.3 %, nëse këto zgjedhje do të përsëriteshin në 2015, koalicioni do të fitonte me 0.7 % më shumë.
Ndërsa koalicioni i djathtë ka pësuar rënie me 0.5 % krahasuar me dy sondazhet e para. Vetë PD-jaka pësuar rritje me 0.5 % por ajo që e penalizon është Partia Republikane e aleatit Fatmir Mediu, e cila sipas të anketuarve në sondazhin e tretë ka zbritur me 0.5% .
62 % besojne Ramen si lider, 36 % Bashën
Besimi në liderin shqiptar. Në këtë pyetje të sondazhit të Institutit Italian Piepoli vlerësimin më të lartë e merr Kryeministri Edi Rama ( 62 %), pas tij aleati në qeverisje Ilir Meta (40%), më tej kryedemokrati Lulzim Basha (36 %) e së fundi lideri historik i Partisë Demokratike Sali Berisha (30 %), me një diferencë shumë të ngushtë me liderin e opozitës.
Në grafikun e mëposhtëm paraqiten edhe rezultatet e sondazhit të parë të kryer nga ky institut me të njëjtat kategori qytetarësh por jo me të njëjtët persona. Bie në sy se nga 28 maji kur është kryer sondazhi i dytë deri më 13 qershor kur është përmbyllur ky sondazh, liderët politikë kanë marrë të njëjtat vlerësime nga qytetarët (edhe pse anketues të ndryshëm) përveçse për kryeministrin Rama besimi ndaj të cilit është rritur më 1 %.
Edhe pse nuk ka marrë pjesë në fushatën e zgjedhjeve lokale të 21 Qershorit, ish-kryeministri Berisha vijon të mbetet një pjesë aktive në jetën politike shqiptare, ku 30 % e anketuesve janë shprehur se kanë besim tek ai si lider.
Puna e Rames si kryeminister: 55 % nga 800 anketues e vleresojne mire
Si e vlerësoni punën e bërë deri më sot nga kryeministri Edi Rama? 55 % e 800 të anketuarve në të gjithë Shqipërinë e kanë vlerësuar mirë punën e kreut të qeverisë Rama në thuajse dy vjet në pushtet, 55 % e tyre mjaftueshëm, 19 % dobët dhe 1 % nga këta anketues kanë dhënë përgjigjen “nuk e di”.
Ajo që bie në sy nga detajet e këtij sondazhi siç janë mosha dhe profesioni, është se kryeministri Rama ka marrë vlerësime të mira për punën e tij me 48 % në anketues që jetojnë në fshat, dhe 44 % nga qyteti. Po ashtu, kategoritë që e kanë vlerësuar më shumë qeverisjen e shefit të mazhorancës Rama, janë ajo e studentëve me 70% dhe pensionistët me 66 %. Sipas analistëve në studion e A1 Report kjo lidhet edhe me faktin e reformave të ndjekura për këtë shtresë të shoqërisë nga ish-ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Erion Veliaj, tashmë kandidat i së majtës për Bashkinë e Tiranës.
Ndërkohë kategoria që ka shprehur vlerësimin “dobët” për kryeministrin Rama është ajo e personave që banojnë në qytet me 40 %, ndryshe nga fshati ku ka marrë vetëm 23 % për vlerësim negativ.
Puna e Lulzim Basha si lideri i opozites: 25 % e 800 anketuesve e vleresojne mire
25 % e të anketuarve nga Instituti italian Piepoli e kanë vlerësuar mirë punën e liderit të opozitës Lulzim Basha si kryetar i Partisë Demokratike, 27 % e tyre mjaftueshëm, 45 % dobët dhe 3 % nuk e di.
Duke ju referuar kategorisë së anketuesve që Basha ka marrë vlerësimet më pozitive, në radhë të parë shfaqen të rinjtë e moshës 18-24 vjeç dhe punonjësit me kohë të plotë. “Goditjen” Basha e ka marrë nga kategoria e moshës 25-34 vjeç ku 54 % e tyre e kanë vlerësuar të dobët punën e Bashës në udhëheqjen e opozitës, si dhe nga pensionistët 50 % e të cilëve kanë dhënë të njëjtin vlerësim.
Zgjedhjet I fiton komandanti dhe shoku Ilir Shehu me 99.99% te votive. Vetem ndonje legen aty-ketu do te votoj kundra.
ky sontazh i fundit verteton edhe nje here cfare shte thene pergjat gjithe fishates, qe partia socialiste dhe aleanca per shqiperine evropiane do fitojn masivisht bashkite e gjithe vendit ndersa kryeministri i vendit eshte njeriu i duhur te rilindur vendin
partia socjaliste dhe kandidatet e sasj e meritojne kte fitore por edhe me te thelle se kaq … e kane rimekembur me mund dhe me djerse kte vend qe prej dy vitesh . E meritojne per reformat dhe projktet qe kane ndermare ne teresi , e duan kte vend dhe sebashku po shkojme drejt Europes
nuk ka se si te mos mbeshtetesh nje qeveri dhe nje kryeminister qe e ka cuar shqiperine ne drejtimin e duhur, edhe pse PD-ja mendonte se kishte rritje, ne krahasim me 2 vite me pare ka renie me 3%, shifer shume e madhe ne kaq pak kohe, kreare qe kemi nje qeveri qe ka mbeshtetjen e te gjitheve
nuk vjen si rrufe ne qell te hapur. dihej prej kohesh qe partia socialiste dhe aleatet e saj do fitojn zgedhjet. shpresoj qe y sontazh te japi mudeisne e partise demokratike te cohet nga gjymi dhe te refletoj per zgjedhjet e ardhsme
Shqiptaret votebesojne puene e kryer nga qeveria deri me tani. Reformat e marra te vazhdohen me tej e te dergohen deri ne fund. Jemi te vetedijshem se reformat kane koston e tyre mirpo shume shpejt do japin efekt pozitiv. E rendesishme eshte qe jemi ne rruge te mbare. Te mos harrojme se ne ç’derexhe u katandis vendi si pasoje e keqqeverisjes tete vjecare te PD.
TIrana e lene ne harrese prej kater vitesh ka nevoje per nje drejtues te zotin. Kreativiteti, energjia, aftesite drejtuese e menaxhuese jane elemente qe karakterizojne Erion Veliajn. Puna e mire e bere ne MMSR deshmon me se miri aftesite e tij. Besimplote se do drejtoje ne te njejten menyre edhe qytetin e Tiranes.
Rama eshte i vendosur per te bere shtet, ne kemi besim tek ai, se deri me sot asnje kryeminister nuk eshte ulur mes qytetareve, per t’i degjuar dhe per tu angazhuar per t’i zgjidhur problemet e tyre. Sot me shume se kurre, kur shohim si eshte degraduar pd-ja, jemi te bindur qe vetem Rama dhe e majta mund t’i japin Shqiperise drejtimin e duhur.
Rama ka madheshtine e nje lideri dhe perulesine e nje njeriu te thjeshte, ai na nderon dhe mbron dinjitetin kombetar ne cdo arene nderkombetare, por njekohesisht eshte me kembe ne toke, dhe e di se megjithese po jep me te miren, duhet te behet akoma me shume. Jemi krenar per gjithe c’ka bere deri me sot dhe jemi optimist per te ardhmen nen drejtimin e tij.
E majta, pervecse eshte e bashkuar me shume se kurre, ka shume per te ofruar. Sot kemi nje te majte me demokratike se cdo parti demokratike, nje e majte qe ka sjelle figura te spikatura nga jeta civile per te bere politiken per qytetaret dhe me qytetaret. Nen drejtimin e te majtes, kane filluar reforma te rendesishme per te bere shtet dhe tashme mund te shohim drite ne fund te tunelit per te ardhmen e Shqiperise.
Kam pershtypjen se rezultati do jete dhe me i thelle dhe ps do shkoje ne rritje sepse ka mbajtur premtimet nga 2013 dhe po realizon cdo reforme per zhvillimin e vendit dhe kjo ka dhene impakt te drejtperdrejt ne zhvillimin e vendit duke e rikthyer serisht ne rritje ekonomike pas nje regresi shume vjecar nga e djathta.
Me Ramen kryeminister vendi po shkon ne drejtimn e duhur dhe po realizohet cdo premtim dhe ky eshte mesazhi i duhur per qytetaret e ketij vendi qe do votojne dhe me masivisht Ramen dhe qeverine e tij qe kjo fryme te zgjerohet dhe ne administrimin e qyteteve.
kjo diference e madhe midis kryeministrit edi rama edhe liderit te opozites lulzm basha reflekton mo se mire diferencen e tyre si lider. edi rama eshte nje lider mban premptimet e veta dhe eshte njeri i punes ndersa lulzim basha eshte njeri i fjaleve dhe turismit.
diferenca e madhe per vleresimin e punes se edi rames dhe luzlim bashes eshte prova me e mire su kush genje ne kete fushate. kurr diferenca eshte dyfish ne favor te edi ramas , kjo trego se ishte luli aj qe genjente kush ka bere me shume pune dhe vepra
Per kryeqytetin as qe diskutohet, nga njera ane kemi nje keqqeverisje te se djathtes ne kater vite ku kryebashkiaku Basha ra ne letargji totale prej kater vitesh nderkohe qe per Tiranen kemi nje alternative si ajo e Erionit nje njeriu me energji te pashteruara dhe vizion te qarte per Tiranen.
Persa i perket bilancit te qeverise ai eshte serish pozitiv per faktin se jane kryer nje sere reformash e jane ndermarre nje sere masash, nuk jemi akoma aty ku duhet por me kete ritem do arrijme aty ku deshirojme.
se di une ca thote piepoli,une shof ca behet ne realitet! blej vota me 3000 leke per llogari te lsi-s dhe ps-s. 2000 tjeter e mar pervete. ky njoftim nuk eshte i rreme. eshte mese i vertet dhe eshte kryefjala e ktyre votimeve. kush eshte i interesuar te me kontaktoj!
ca kuptimi ka sondazh 5 dite para zgjedhjeve?????
edhe ne angli dhe ne izrael ne zgjedhjet e fundit sondazhet gabuan 100%.
a thua keta tanet jane me te sakte se englezi dhe cifuti???????????
heren e kaluar ishin te sakte…
ku ka sondazh tia kapi menjen shqiptarit. shqiptari cmen kompjuterin e jo me ate qe ka bo kompjuterin.
rama jo 62% por 99% SI xhaxhi enver
Une me nder Dinjitet
Edhe nje here votuesi shqiptar e tregon veten te pagabueshem. Me vjen keq per opoziten qe eshte katandisur ne nje nivel te tille, qe edhe ata qe e votojne, e ndjejne veten te turperuar me te.
Nje pyetje. Ju lutem mu pergjigjni.
Po qe se humbja e PD ne keto zgjedhje do te jete, sipas sondazhit do te jete kaq e madhe, cfare do te beje “illi ne ngritje”, Lul Bashberisha ????????
A ka bith e shpatulla per te mbajtur pergjegjesine e humbjes ???????