Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar me 7 vota pro dhe dy kundër vendimin e Këshillit të Ministrave dhe Këshillit Kombëtar të Territorit të marrë më 22 gusht të 2014-ës ku në pikën 3 të vendimit pezullohej dhënia e lejeve të ndërtimit deri në konstituimin e organeve të reja të pushtetit lokal të cilat do dalin nga zgjedhjet e 21 qershorit.
Vendimi mban datë 12 qershor 2015 dhe është zbardhur vetëm këtë të martë nga gjykata kushtetuese nga e cila rezulton se mendim pakice janë gjyqtarët Fatos Lulo dhe Besnik Imeraj.
Vendimi i KKT-s që ndër të tjera pezullonte dhe lejet e ndërtimit dhe ato zhvillimore u ankimua në kushtetuese nga shoqata e bashkive të Shqipërisë, shoqatë kjo e cila drejtohet nga kreu aktual i bashkisë së Tiranës Lulzim Basha.
Në pikën 31 të vendimit gjykata kushtetuese shprehet si më poshtë, “Gjykata vlerëson se pretendimet e paraqitura nga Shoqata e Bashkive të Shqipërisë janë të bazuara pasi vendimi i KKT-së objekt shqyrtimi ka cenuar parimet kushtetuese të decentralizimit dhe të autonomisë vendore dhe se pushteti qendror, me miratimin e vendimit nr. 1/2014 të KKT-së, nuk ka respektuar standardet kushtetuese dhe parimet e Kartës Evropiane të Autonomisë Vendore.”
Padia e shoqatës së bashkive është pranuar pjesërisht vetëm me shfuqizimin e vendimit numër 1 të KKT pasi ndër të tjera ishte kërkuar dhe Zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencave ndërmjet qeverisjes vendore (Bashkia Tiranë) dhe pushtetit qendror (Këshilli i Ministrave/Këshilli Kombëtar i Territorit).
Për të arritur në këtë konkluzion gjykata kushtetuese ka dashur plot 8 muaj, pasi padia e shoqatës së bashkive është pranuar dhe procesi gjyqësorë për këtë padi ka nisur më 25 nëntor të vitit të shkuar.
Demin ekonomik kush e paguan ???
Tamam ne kohe si vendim! Kryekaret e komunave dhe bashkive kane mundesi te bejne qokat e fundit para se te thyejne qafen…
Eshte fitore e Bashkise se Tiranes dhe e pushtetit vendor ne teresi.
fitore ligjore pasi lejet e ndertimit perseri nuk mund te jepen .
Qeveria sigurisht qe do rrezohej me ato vendime te paligjshme . Juristet e qeverise qofte apo te bashkise qofte te maten mire kur bejne vendime se pastaj del nji jurist me i mire dhe jua fiton . apo do thoni ju , te njejtet juriste jane . disa vite shkojne ne qeveri disa vite shkojne ne bashki.
shume mire
Qeveria kishte si qellim pezullimin e lejeve deri ne formimin e organve te reja te qeverisjes vendore.Qellimi i saj u realizua . Levizje ligjore qe perdoren nga gjithe juristet. Fitorja morale kujt i vlen ?