Milo: Kryebashkiakët e rinj të mos përdorin pushtetin për përfitime vetjake

16 Qershor 2015, 14:51Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, gjatë turit të tij elektoral për zgjedhjet vendore të 21 Qershorit 2015, zhvilloi një takim në Pukë, me anëtarët dhe simpatizantët e Partisë Demokracia Sociale.

Ai u foli atyre për programin e PDS dhe alternativën që ajo përfaqëson në politikën shqiptare.

“E rëndësishme është që ju të zgjidhni njerëzit që janë për ju, që janë mbi të gjitha shërbëtor të komunitetit, të mos e përdorin pushtetin vendor për të marr të mira materiale dhe për të krijuar favore për vehten”, deklaroi Milo.

Për Milon kandidati duhet ta shikojnë pushtetin vendor si një instrument të natyrshëm të qeverisjes dhe të shërbimit ndaj qytetarëve.

“Kjo është cilësia e qeverisjes që ne ofrojmë si alternative e aleancës së Shqipërisë Evropiane”, deklaroi ai

2 komente në “Milo: Kryebashkiakët e rinj të mos përdorin pushtetin për përfitime vetjake”

  1. ben says:

    Sa gjë te mençur paska thene Paskali.Do jete menduar shumë vallë?

  2. Peco says:

    Po pse e the kaq vone, or Paskal, t’u befsha! Ta kishe thene me pare kete fjale qe askujt nuk i ka vajtur mendja ta thote, kushedi sa te mira materjale do ishin kursyer per fukarenjte. Por, prap gjene mire ka vajtur, perseri tek nje pjese e popullit kane shkuar te flamosurat, nuk eshte se u be qameti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje