A do fitojë dot e majta më shumë se 45 bashki?

16 Qershor 2015, 10:58Politika TEMA

Nga Sokol Balla*

Tashmë kur kanë mbetur vetëm katër ditë fushatë, tonet janë ashpërsuar dhe strategjitë e të gjitha palëve janë në pikën kritike: ku takimet, mitingjet reklamat, fletëpalosjet apo edhe “ofertat” e tjera janë bërë dhe këto 150 orë, janë më shumë ankthi për stafet dhe kandidatët: ku kanë gabuar? Cfare kanë tepruar? Kë kanë bindur dhe kë kanë neveritur me një milion premtime, të cilat nëse realizohen 50 përqind, do ta kthejnë Tiranën në Paris, Vorën në Nju Jork, Lezhën në Hamburg apo Shkodrën në Venecia (atë të vërtetën dhe jo të përmbytjeve)?

Një gjë është e sigurt: të dy kampet kanë ndezur motorrët në maksimum, dhe sigurisht makineria e pushtetit duket se ka shumë karburant në trenin Rama- Meta, ndërsa makina blu, ka varur gjithë shpresat në energjinë diellore të buzeqeshjes së Bashës. Sondazhet e të dyja palëve tregojnë të dhëna të kithëta: të majtët kanë besim se objektivi prej 45 bashkish do arrihet dhe mund të kalohet, kur të lënë të kuptosh se në veri, veç konfirmimeve në Lezhë, Bulqizë, janë në rrugë të mbarë për Shkodrën, Kukësin dhe Peshkopinë. Por të djathtët buzëqeshin dhe thonë se veç këtyre, do të marrin mbrapsht edhe Burrelin dhe në jug, do fitojnë në Berat, Gjirokastër e Pogradec, ndersa nuk vënë në dyshim Sarandën, Delvinën apo Konispolin. Në qytetet e mëdha situata është pak më  ndryshe. PD nuk e dëgjon shumë të flasi për fitore në Korçë apo Elbasan, por te Durrësi, tetë pikët para sipas PS, të Dakos, përplasen fort me 14 pikët para të Dumës, sipas PD. Tirana është histori më vete si gjithmonë. Lënia vetëm e Kosovës nga Basha dhe përfshirja jo e zakontë e Ramës në spotin e Veliajt, nuk përputhen në logjikë as me atë që tregojnë sondazhet e pavarura, as me logjikën e thjeshtë të numrave, që i japin një avantazh kandidatit të majte me mbi 50 mijë vota, pa llogaritur ato që mund të marrë nga PDIU, FrD dhe PDK. Tek të dyja kampet vihet re pa shumë mundim një ankth për të nxjerrë votuesit e TYRE në 21 qershor për të hedhur votën në kuti.

Në fakt është hera e parë që nga korriku 1992, që Lokalet zhvillohen në verë, bile në solstic. A do të jenë të motivuar shqiptarët të dalin në masë të votojnë në ditën më të gjatë të vitit, në zgjedhje që nuk kanë teorikisht rëndësinë politike të zgjedhjeve të përgjithshme? PD thotë PO. Basha në intervistë në Top Story i quajti këto zgjedhje, parathënie të atyre të parakohshme, ndaj po premton ulje taksash, falje kamatash dhe ulje të çmimit të energjisë. Rama i përgjigjet në distancë se kjo është non sens, siç edhe duhet të jetë. Por nga ana tjetër nuk ka një alternativë non-no sense, për ofertën e Bashës. Kjo qeveri në dy vite ka marrë përsipër disa aksione antipopullore, dhe e ka aq seriozisht rikthimin e fokusit tek zbatimi i ligjit, sa arrestimet për fatura energjie të vjedhura apo të papaguara si dhe prishje me tritol të ndërtimeve pa leje, kanë vazhduar edhe në ditët e fushatës. Por a do t’i japë kjo qeverisjes një faturë të lartë në këto zgjedhje, siç shpreson PD?

Në të gjithë demokracitë funksionale, middterm elections, pra zgjedhjet në mes të mandatit, siç janë kryesisht kudo Lokalet, i japin një shuplakë qeverisë, kryesisht nga votuesit e saj. Kjo jo domosdoshmërisht sjell fitore të opozitës në zgjedhjet e mëpasme politike dhe këtë më shumë se kurrë e treguan zhvillimet në Britaninë e Madhe. Shqipëria, që vlerësohet nga raportet ndërkombëtare ende si Demokraci hibride, gjithsesi nuk ka bërë përjashtim nga ky trend. Në korrik 1992, fituan të majtët. Në tetor 1996 dhe qershor 2000 janë përjashtimet e vetme kur pushtetin lokal e fitoi partia që kishte pushtetin qëndror, por duhet thënë se në lokale, vihej pas dy zgjedhjeve të përgjithshme aspak normale, siç ishin ato të 1996 dhe 1997. Në çdo herë tjetër, në 2003, 2007 dhe 2011, pushteti qëndror në zgjedhje lokale ka marrë një goditje serioze nga votuesit në Lokale. Por a do të ndodhë sërish kështu në 21 qershor?

Duhet thënë se zgjedhjet e 2013, pavarësisht se ishin të “zakonshme”, nuk ishin aspak normale. E para sepse e majta u bashkua, duke i dhënë një mbështetje matematike, Rilindjes së ofruar nga Rama, pas dy mandateve me oshilacione të Berishës, i cili nga 2011 e këtej, nuk duroi dot dhe përjetoi një rikthim në origjinë, me 21 janarin, procesin e numërimit në Tiranë, si dhe vendosjen e njerëzve të tij të afërt në Gjykatë të Lartë, Kushtetuese, Presidencë dhe SHISH. Shtuar këtu edhe lidershipin ndryshe të Bashës, shtyjnë shumë analistë të besojnë se është ende tepër herët për të folur për një rikthim të PD në kuota që të rrezikojnë pushtetin e të majtëve. Por aksionet me dorë të fortë të qeverisë, plus një ekonomi që ende nuk jep shpresë të fortë, përtej atyre që thotë Ahmetaj, janë logjikshëm një përrua potencial votash për opozitën, ose në rastin më të mirë një shkretëtirë votash abstenuese për mazhorancën.

Të gjithë këto faktorë, më bëjnë të krijoj përshtypjen (jo bindjen) se 21 qershori duket nuk do të jetë as një rast i zakonshëm si precedentët e mëparshëm elektoralë lokalë kur qeveria merr një dackë nga votuesit por as edhe një momentum i pastër i rikonfirmimit të mazhorancës qëndrore. Kjo sepse jo për të parë, u duhet të zgjedhin mes një opozite që ka argumenta, por nuk bind në lojë dhe një qeverie që e votuan vërtet për vullnetin e rivendosjes së ligjit, por edhe për shpresën për të jetuar më mirë.

Një zgjedhje e vështirë për këdo, aq më tepër për një votues mesatar, të cilit i duhet të ndajë jo pa mund perspektivën e fëmijeve të tij, pa menduar shumë sesi të mbyllë muajin e llogarisë së parave të ekonomisë së familjes së vet. Ky më duket, se është testi i vërtetë i maturisë se zgjedhësve. Një test që deri më sot, ata e kanë kaluar me sukses. Pavarësisht sesi ka qënë rezultati, votuesit shqiptarë nuk kanë zgjedhur asnjëherë gabim. Këtë duhet ta kenë parasysh të gjithë, edhe ata që mund të habiten nga rezultati i 21 qershorit.

*Javanws.al

32 komente në “A do fitojë dot e majta më shumë se 45 bashki?”

  1. Nardi says:

    Po qe ka filluar te shkruje mire ky Koli tani..

    1. Rezi says:

      Po pra, ka filluar shkruan mire dreqi….edhe thone pastaj qe kur “shkarkohesh nga emocionet” nuk te ben mire …

      1. Pilo Lala says:

        Fatkeqesisht per shkak te asaj opozite cope-cope, Edi Rama do fitoje 61 Bashki.
        Mbase njerezit e ndershem ne PD do arrijne te permbysin rregjimin e Berishes dhe klaneve te tij ne PD, per te krijuar nje opozite te denje te marre pushtetin mbas 7-8 vjetesh.

        1. Erind hykaj says:

          Shpresojme qe te “fitoje” sikur berishici ne 96-ten.Mos harroni dhe nguliteni mire ne mendje:Te gjithe paperjashtim luftojne per te shumfishuar kontot e tyre dhe te njerezve te tyre te afert,ndersa populli do ngelet me gishte ne goje dhe duke duartrokitur si ne kohen e “xhaxhit” pervers.O popull debil e shume i djallezuar,mos u ankoni me vone per varferi dhe skamje,vetes ia keni bere gropen gjithnje.

          1. Renata says:

            E majta ka kandidatura shume te mira dhe kam besimin se administrimi i qyteteve do shkoje masivisht per ata qe kane program dhe pune konkrete per qytetet dhe jo per ata qe nuk ofrojne aegje per to. Te gjithe duam nje qytete me te paster me me shume sherbime dhe me drejtues qe punojn.

        2. sit back ...and.. relaks says:

          pervec 61 bashkive rama do fitoje edhe bashkite e shkupit, prishtines, podgoricen, do jete ne balotazh tek bashkia e athines dhe eshte ne diskutim bashkia e barit dhe ajo e brindizit.

    2. statisticien shqiptar says:

      52-9, ja rezultati I bashkive

    3. tcetce says:

      Kur i krijohet ndonje pauze… ky edhe shkruan.

    4. fiq me shumice says:

      Ik e futi nai Dorjana se sje per kte pune

      1. Renata says:

        Un kam mendimin se do fitoje shume me teper se kaq sepse dhe ata qe kane qene skeptik per te majten sot pas 2 vitesh qeverisje jane mese te bindur se e vetmja forc politike qe ben diferencen eshte partia socialiste me Edi Ramen ne krye.

    5. 45 says:

      pyetja nese e majta shqiptare do fitoj me shume se 45 bashki eshte mese e thjesht per tu pergjigjur pasi partia demokratike ka humbur totalisht besimin edhe midis ateyre qyteteve qe tradicionalisht ka pasur mbeshtetje te madhe duke filluar nga shkodra.

    6. ndryshimi says:

      nuk ka piken e medushjes askush qe partia socialiste, aleanca per shqiperine evropiane dhe kandidatet e tyre te perbashket, do fitojne mbi 90% e qyteteve shqiptare pasi ato jane alternativa e vetme qe qytetaret mund te mbeshteten.

  2. kaurri realist says:

    Ne kjofte se temperatura politike e Shqipnise shifet te shendeti politik i Gadishullit Apenin, atehere PS+LSI nuk marrin aq vota sa para 2 vjetesh. Zgjedhjet e fundeme ne Itali i dhane nji dush te ftofte Renzi-t, i cili ka krye reforma te dukshme, e megjithate nuk i heci.
    Cilat jane reformat e kesaj “qivirije” pa busull e pa moral, qi me i shtye njerezit me e rivotue si para 2 vjetesh?

  3. koco says:

    Populli ne mbare vendin , duhet qe te bashkuar dhe ne Unitet te plote me Aleancen Per Shqiperine Europiane , te vetedijshem edhe per veshtiresite qe po kalon vendi , me optimizem e besim te plote se ky koalicion do ta bejme Shqiperine Zonje e Shqiptaret zoter ne vendin e vet .

  4. ??? says:

    As mish as peshk! Flet shume e nuk thote asgje.

    1. anonim says:

      Gazetar pa Bosht. me kujton dike ne fhastin tim, kur ju thoshte zogisteve, ne Zogun e duam por edhe pa Berishen s’rrime dot.

  5. TJ says:

    Koli eshte si te gjithe gazetaret shqiptare!I pajisur me te gjitha karkteristikat e keqija te gazetareve shqiptare Koli ka ditur me dinakeri te behet drejtuesi i Top Story! Por gjerat nuk jane ashtu sic duken ,ndonjehere! Prapa Kolit pas paraqitje se tij egziston nje Balla i pa edukuar dhe inatci! Te pakten kjo nuk eshte vetem pershtypje por edhe e vertete personale me Kolin! Por mos u cuditni shume! Kjo eshte e verteta e hidhur shqiptare!

  6. lazarati says:

    Pse kam pershtypjen se PD do pesoj nje humbje te frikshme keto zgjedhje.

    Po sme shqeteson kjo gje, se atyre mire tu behet perderisa menduan vem per veten e tyre.

    Ajo qe me shqeteson eshte fakti se e majta do fitoje frikshem saqe me

    voten e marre do justifikoje cdo veprim te forte qe do ndermarri me tutje.

    E pastaj hajde se folim. Gjerat mund te na kthehen per keq me nje pushtet apsolut.

  7. FBI says:

    Nuk ka Gazetar te standarteve Shqiperia, jane te gjithe Medioker, 99% Funderina, Sahanlepires, etj, etj, dhe ky Legeni Sokol Balla ketu hyn, eshte 100% Idiot!!!!

  8. Meta hajduti says:

    A thua do mari 45, jo sa mund te marri. Pamevaresisht se duket tendencioze per mua me mire do ishte ti mernin te gjitha te tjerat perveç tiranes ne meyre qe ti jepte giditje fatale PD-s dhe te hapej plotesisht.

  9. Berlin says:

    jepi SALLAKSI !

  10. astons says:

    kujt i plasi k.. c shkruan koli e gjith te tjeret gjera qe i shkruan dhe nje femije 10 vjec ktu ka me kile gazetar e analista dhe na cajne t.. per dite droge per popullin nga mengjeis ne darke SA TURP per nje vend qe do ti bashkohet famijes europiane kta vipa koli kengetare analista poltikan t gjith n i thesh e ne det a lume aty e kane vendin kujt i plas per kot votime si njeri si tjeteri i soj jane u msuam 23 vjet .

  11. hello says:

    Eshte fatkeqesi nqs fitojne demokratet, tashme te shtrydhur ,shkaketar te katrahures .
    Rama i ka planet per te bere rregullime ne te gjitha qytetet e Shqiperise ,te cilat jane lene ne harese nga keta demokratet ,qe sot po i premtojne boten qytetareve .
    Premtimet i mban ai qe ka fondet ne dore dhe jo demokratet qe do te katandisen si Lulzimja .

  12. arber says:

    edhe komenti i “mengjarashit” na duhet per nje tablo te politikes se degjeneruar shqiptare

  13. Nardi says:

    Po me mire me Kolin se sa me ca Hoxhallera e Halilera qe shkruajne hartime per klasen e pare. Meqe ra llafi ate Bledi Manen ku e keni se ka kohe qe nuk degjohet. Kontrollojeni se mos ka vdek nga ndonje overdoze ngaqe nuk e zgjodhen per kryetar bashkie.

  14. une says:

    si ka mundesi qe sa here shikoj fytyren e ketij me krijohet imazhi i nje te semuri qe del rrugve dhe i bie me dore!? Ka te tjere qe mendojne kshu apo jam vetem?

    1. Arber says:

      Mos shkruaj me se i ke thene te gjitha. Kur i thone anal-ist edhe ketij mediokri kupton se ku eshte gjendja e gazetarise tone.

  15. BENI says:

    UNE AHAHAHA SA BUKUR E KE THON ME PELQENKOMENTI YT AHAHAHA KTO FTYRA T PESHTIRA SI KY N FOTO KOLI TE SHPIFET I KA RA DHE ME DORE NE MES TE SHESHIT DHE INTERNETIT ME VIDEO E ZE DUKE U PRISH TA SHIKONIN T GJITHE O MOJ E MJERE SHQIPNI ME KTA MORRA GAZETAR.

  16. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Sokoli me sa duket,nuk eshte specialist i fushatave elektorale.
    Ne keto votime,duhet nje analize e Zaloshnjes,duke bere bashkime zonash elektorale ne tavoline,sepse kemi riformatim te zonave zgjedhore.
    Ne keto votime,me e favorizuar eshte opozita,ajo humbjen e ka me vete,sa do te marre fitore quhet per te.
    Fitoren ne keto zgjedhje do ta vendosin ruralet ,megjithse fushatat zhvillohen per bashkit.

  17. vezhgues says:

    Pavaresisht se niveli ekonomik i shqiptareve eshte me i ulet se dy vjet me pare, pavaresisht se papunesia eshte rritur, pavaresisht se shume shqiptar kane perfunduar neper burgje per gjera koti e qesharake, une mendoje se PS do te fitoje dhe fitoren e saj nuk e lidh me punen e PS apo te Rames ,megjithese duhet thene qe eshte nje nga kryeministrat me te mire te tranzicionit krahasimisht me paraardhesit e tij. Fitorja e PS ka te beje me oranizimin e keq te PD. PD nuk mund te fitoje jo sote por as me vone duke patur ne krye nje person qe i eshte shmangur drejtesise dhe realisht ka probleme me drejtesine ,si rruga e kombit, vrasjet kur ishte minister rendi, firmosja per ujerat detare ne favor te greqise etj.dhe nga ana tjeter vijon nje politike qe nuk e ka ndeshkuar politiken e berishes e menjanimin e tij nga politika e dorezimin e tij ne gjykate. Ne krye te PS duhet nje radikal,me nje politike gjithperfshirese per te bindur njerzit per te votuar per te.Me nje organizim tjeter PD mund te vije ne pushtet ne zgjedhjet e ardhshme. PD ka probleme me vetveten, natyrisht simbas kendveshtrimit tim.

  18. mirel says:

    Te majten perdor dhe per te shkruar?

  19. Shefqet Hulo says:

    Ta paska ngulur keq Ed Rama apo ata bossat e TCH o Kol Lavatricja qe nuk le dite pa shkruar ti perversi i gazetarise se Tiranes? Ik q.. o surrat bythe…!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje