Idrizi në Kashar: PD-PS në 25 vjet përcanë shqiptarët

16 Qershor 2015, 10:51Politika TEMA

Kreu i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi gjatë një takimi elektoral të mbajtur në Kashar ka akuzuar partitë që dominojnë skenën politike në Shqipëri prej 25 vitesh për ndasitë që i kanë shkaktuar shqiptarëve.

Idrizi u shpreh se Partia Demokratike dhe ajo Socialiste kanë arritur që t’i ndajnë shqiptarët në të majtë dhe të djathtë.

“Ne kemi parë se dy partitë e mëdha politike kanë 25 vjet që janë shumë të zonjat, edhe në parlament çdo të enjte t’i ndajnë shqiptarët në të majtë e në të djathtë. Ne nuk kemi nevojë për këtë sherrnajë. Më 22 qershor do të ulen flamujt e partive politike, do të ngrihet flamuri i Shqipërisë, do të ngrihet flamuri i qytetarëve.

Ne i duam të gjithë shqiptarët bashkë pa asnjë lloj dasie. Kjo është ajo çka na bën ndryshe nga të tjerët. Prandaj, ju kërkoj të votoni për Partinë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, të votoni për nr. 34, që minimalisht do t’ju bëj krenarë që jeni shqiptarë”, tha kreu i PDIU.

Idrizi gjithashtu tha se, PDIU është e vetmja parti që ka dalë me program në këto zgjedhje, duke vendosur theksin mbi krijimin e Agjencive Rajonale të Zhvillimit Ekonomik.

PDIU kandidon në Tiranë me listë shumëemërore për Këshillin Bashkiak si pjesë e koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Evropiane”.

1 komente në “Idrizi në Kashar: PD-PS në 25 vjet përcanë shqiptarët”

  1. monı says:

    Mıre, or race e qelbet, PS dhe PD percane popullın, po tı fytyre e keqe, nuk ke qene pjese e tyre keto 25 vjet??????!!!!!.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje