Deputetët në fushatë, Kuvendi shtyn seancën e së enjtes

16 Qershor 2015, 11:48Politika TEMA

Seanca plenare e radhës e Kuvendit të Shqipërisë nuk do të zhvillohet këtë të enjte për shkak të mosmbledhjes së komisioneve parlamentare dhe mosshqyrtimit prej tyre të projektligjeve të planifikuara, thuhet në një njoftim për shtyp të parlamentit.

Angazhimi i deputetëve për fushatën e zgjedhjeve të 21 qershorit ka ulur ritmin e punës së komisioneve të përhershme, të cilat prej ditësh kanë shtyrë shqyrtimin e drafteve ligjore të qeverisë, të depozituara në Kuvend.

Javët e fundit, seancat plenare në parlament janë bërë arenë e përplasjeve politike mes palëve, të nxitura nga situata parazgjedhore, gjë që ka devijuar rendin e ditës së punimeve.

2 komente në “Deputetët në fushatë, Kuvendi shtyn seancën e së enjtes”

  1. FBI says:

    Hajde vend Hajde, te vesh duart ne koke te ulerish dhe te ikesh me vrap, rruga drejt kartelit eshte e hapur se ne Evrope nuk na fut njeri neve me kete mendje qe kemi!!!!!!!!!!!!

  2. Likja says:

    Like Floriri eshte i zene me pune. Rrofte Mona!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje