Dako me banorët e ish-Kënetës: “Këtu do të realizoj projektin e jetës”

16 Qershor 2015, 11:04Politika TEMA

Kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane për bashkinë e Durrësit, z. Vangjush Dako, është takuar sërish me banorët e zonës së njohur me emërtimin ish-Këneta, apo Durrësi i Ri sikurse e quan kryebashkiaku Dako.Përveç sfidës së urbanizimit të kësaj zone, kandidati socialist ka edhe një projekt për gjelbërimin intensiv të saj.

Në çdo banesë, bashkia do të mbjellë 2 rrënjë pemë, të cilat brenda 3 vitesh lëshojnë shtat dhe bëhen 15 m të larta. Projekti, i cili do të nisë në janarin e vitit të ardhshëm quhet “Projekti Paulounia” dhe është “Projekti i Jetës i Vangjush Dakos”, – siç u shpreh për banorët kryebashkiaku i qytetit bregdetar.

Ndërkohë që do të vazhdojë puna në mënyrë që në këtë zonë të mos ketë asnjë kanal të hapur dhe asnjë rrugë të pashtruar, është shprehur Dako, teksa renditi projektet e realizuara këto 4 vjet nga Bashkia e Durrësit në zonën e ish-Kënetës.

“Takohemi përsëri këtu pas 4 vjetësh dhe ju jeni dëshmitarë të transformimit të madh që ka ndodhur në këtë zonë”, – tha Dako, duke theksuar se “ato rrugë të cilat i premtuam se do t’i asfaltonim, janë bërë tashmë realitet. Janë ndërtuar trotuare, është përmirësuar furnizimi me ujë, janë mbyllur kanale dhe janë bërë investime për urbanizimin e kësaj zone, për ta transformuar e sistemuar këtë zonë që e kemi quajtur Durrësi i Ri. Kjo sepse për ne qytetarët janë të gjithë njëlloj dhe meritojnë shërbime të njëjta,” – tha Vangjush Dako.

Më pas, Dako shtjelloi për të pranishmit projektin e tij që synon gjelbërimin e kësaj zone me intensitet të lartë ndërtimi. Ai tha se, “përpara dy vitesh, ish-kryetari i bashkisë së Nju Jorkut hapi një konkurs për të gjithë kryetarët e bashkive të botës, për t’ju dhënë një ide se si do mund të zhvillonin qytetet e tyre. Unë i shkrova dhe i dhashë një ide për zhvillimin e të gjithë zonës informale të cilën kur e shikon nga lart vëren vetëm godina, vetëm objekte,” – tha Dako.

“Mendova që të gjithë këtë zonë ta mbjell me pemë, dhe kur ta vështrosh nga sipër të shikosh vetëm ngjyrën e gjelbër. Po kërkoja ta zhvilloja këtë projekt, por ai kishte një kosto shumë të lartë dhe kërkonte shumë kohë. Megjithse nuk e fitova këtë projekt,  që nga ajo kohë mendja ime ka punuar vetëm për realizimin e tij.

Dhe një ditë të bukur takova këtë zonjën italiane, e cila më tha se ne kemi një bimë, një pemë, e cila rritet për 3 vjet dhe arrin 15 m lartësi. I thashë se kam gjetur zgjidhjen e duhur, se unë këtë e kam projektin e jetës sime, duke synuar që të mbjell territorin e zonës informale me këtë pemë. Këtë projekt do ta bëjmë realitet që në fillim të vitit të ardhshëm. Në janar, me një investim prej rreth 100 mijë dollarë, ne do të realizojmë të mbjellim në çdo shtëpi nga 2 pemë,” – tha Dako.

10 komente në “Dako me banorët e ish-Kënetës: “Këtu do të realizoj projektin e jetës””

  1. liza says:

    Projekte konkrete per jetesen e banorve te durrsit duke rregulluar rruge edhe shkolla. projekte qe ngrihen ne baze te nevojave te banorve edhe jo ne saj te klaneve klienteliste. durrsi nuk ka nevoj per oratore fushate si grida po ka nevoj per nje administrator qe di te punoj edhe ta coj ne drejtimin e duhur!`

    1. klajdi says:

      Ne 18 muaj vangjush dako e beri model qytetin e durrist duke e kther ne nje pike turistike qe kte vit do pres me mijra turist. imagjino ca do ndodhte me durrsin nqse sali berisha mos ti vidhte fondet publike per familjen edhe per fazllicin , po ti investonte neper qytet turizmi ne shqiperi do priste me miliona njerez neper shiperi qe do ndikonin drejt per drejt ne ekonomine shqiptare!

      1. Elma says:

        Durresi ka ndryshuar ne keto dy vite duke ofruar nje qytet model per qytetaret dhe me shume investime madje me shume se ne 6 vite ku Saliu i bllokonte financimet nga qeveria qendrore dhe i trajtonte bashkite ne te majta dhe ne te djathta por kjo gje ka ndryshuar ne keto 2 vite dhe cdo bashki pavarsisht drejtuesit ka mare finacime nga qeveria qendrore.

    2. anonim says:

      Durresi dhe durrsaket gjithmone kane bere zgjedhjen e duhur sa here u eshte dashur te caktojne drejtuesin e qytetit te tyre. Edhe kesaj radhe durrsaket do votebesojne Vangjush Dakon i cili ka bere shume per Durresin. Jemi koshiente qe ka nevoje per ende me shume pune por e rendesishme eshte qe edhe Durresi po ecen ne rruge te mbare.

    3. Patrioti says:

      Punoni per Durresin z. Vangjush, i gjithe Durresi eshte krah teje te mbeshtet. Gjate drejtimit te Durresit nga ju qyteti eshte transformuar rrenjesisht dhe faktet flasin vete per kete. Numri i turisteve te huaj e vendas ne Durres ka ardhur progresivisht ne rritje. Me mbeshtetjen e qeverise qendrore por edhe me punen e palodhur te z. Dako, ne Durres investimet do jene edhe me te medha.

    4. Erdogan says:

      Me ndarjen e re territoriale Bashkise se Durresit i bashkangjiten edhe zona te tjera perreth. Per pasoje kompetencat e kryetarit te Bashkise zgjerohen por zgjerohen edhe pergjegjesite. Projektet konkrete qe Vangjush Dako ka per keto zona si zhvillimin e infrastruktures dhe ujesjelles e kanalizime, do bejne te mundur integrimin e ketyre zonave me qytetin. Qytetaret e Durresit do votojne Vangjush Dakon per me shume investime.

    5. Klaudio says:

      E keni te fituar garen z. Dako. Kerkojme nga ju qe punet e nisura qe nuk u derguan deri ne fund per shume arsye, te mbarohen. Projektet e hartuara per kater vjecarin e ardhshem kane aprovimin dhe mbeshtetjen e qytetareve. Punoni me zell e perkushtim per nje qytet te bukur si Durresi qe ka nje rendesi te vecante.

    6. dadako says:

      drejtimi i duhur per durresin, vangjush dako, me mbeshtetjen e partise socialiste dhe aleances per shqiperine evropiane, do coj perpara projektet e nisura per durresin per ta bere are nje qytet dinjitoz per te gjith qytetaret e vet!

  2. ishk says:

    Kryebashkiaku vangjush dako ka treguar me vepra konkrete qe ka plan konkret per te zhvilluar te gjithe qytetin e durresit perfshi qytetin e vjeter dhe te ri, qytetaret e vjeter dhe te ri. me mbeshtetjen e fuqishme te qeverise qendore kete projekte se shpejti do marre form!

  3. ERGIS says:

    Vangjush Dako u shpreh për banorëtse neë çdo banesë, bashkia do të mbjellë 2 rrënjë pemë, të cilat brenda 3 vitesh lëshojnë shtat dhe bëhen 15 m të larta. Projekti, i cili do të nisë në janarin e vitit të ardhshëm quhet “Projekti Paulounia” dhe është “Projekti i Jetës i Vangjush Dakos”, –..ky projekt mendoj se do te kete shume vlere per banoret e qytetit te Durresit ,,e ku ka gje me te mire se gjelberimi ,gjelberimi eshte frymemarrja jone dhe e falenderoj qe ka marre nje nisme kaq me vlere per qytetin e Durresit!! Respekte z-Dako dhe nje fitore te bindshme !!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje