Pas drejtuesve të klubit të futbollit “Tirana”, edhe grupimi i ish të përndjekurve politikë kanë shprehur mbështetjen e tyre të plotë për kandidatin e koalicionit të majtë në garën për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj. Në një takim me kandidatin Veliaj, ish të përndjekurit politikë kanë dhënë vlerësimet e tyre pozitive veçanërisht për nisjen e procesit të dëmshpërblimit për këtë shtresë, e cila për 8 vjet kishte mbetur në vendnumëro, si dhe hartimin e ligjit historik për hapjen e dosjeve të ish Sigurimit të Shtetit.
Duke e konsideruar punën e kandidatit Veliaj si ministër i Mirqenies Sociale dhe Rinisë, në dy vitet e fundit, si një mbështetje të madhe për shtresën e ish të përndjekurve politikë, Drejtori i Institutit të Integrimit të ish të Përndjekurve Politikë, Bilal Kola, tha se “arriti që me një skemë të re solidare, të shpërndajë 5 këste për të gjithë ata ish të përndjekur që jetojnë sot dhe bëri të mundur që shumë prej atyre që janë në grahmat e fundit të jetës të paktën të marrin ato lekë që u takojnë si e drejtë ligjore”.
Ndërkaq, ish i përndjekuri Ilir Vata e falenderoi kandidatin Veliaj për dëmshpërblimin e të burgosurve politikë, si dhe për transparencën për ligjin e dosjeve, çka sipas tij do t’i japë fund një kalvari 25 vjeçar. “Tani njerëzit flasin se si morën këstin e pestë, nuk flasin pse nuk morëm asgjë. Të falënderoj edhe për transparencën për ligjin e dosjeve, një kalvar gjatë 25-vjeçar, ku ish persekutorët, ish komunistët, mëkatarët, na drejtonin, na merrnin ne votën, na degjeneruan si na kanë bërë deri më sot. Ne të mbështesim, do t’ju bëjmë thirrje të gjithë të përndjekurve të votojnë Erion Veliajn si një risi në Tiranë”, tha ai.
Edhe shkrimtari dhe ish i përndjekurit politik, Daut Gumeni, tha se “për ata që kanë shumë merak pse ka edhe ish të përndjekur që e urojnë z.Veliaj të bëhet kryetar Bashkie, unë u them vetëm kaq: e marr unë përgjegjësinë, jo vetëm timen por edhe tuajën, se kemi 25 vjet mes dy të majtave dhe unë pëlqej gjërat reale, më mirë me të majtën që s’i vjen turp të thotë e majtë, sesa me repartin më të qelbur të Partisë së Punës që hedh valle mbi varrezat e së djathtës”.
Në bisedën me ish të përndjekurit, kandidati Veliaj vuri në dukje se edhe Tirana ka nevojë që të jetë dëshmi e faktit se ne nuk harrojmë, por në fakt prej historisë mësojmë se çfarë nuk duhet të bëjmë në të ardhmen. “Dua t’ju falënderoj për mbështetjen në këtë sipërmarrje të re dhe do të propozoja të kishim një përfaqësi të shoqatës, e cila bashkë me bashkinë, si pjesë e një komiteti që vlerëson idetë që vijnë nga artistët, arkitektët apo urbanistët, të gjejmë një hapësirë, ku edhe të kemi një memorial për ish të përndjekurit, si një simbolikë e fortë dhe e fuqishme”, u shpreh ai.
Nga ana tjetër, ish të përndjekurit propozuan që Piramida e diktatorit të jetë një multimuze, ashtu si vendet e tjera të lindjes, për të gërshetuar historinë e komunizmit, në mënyrë që të gjithë të mësojnë se çfarë ka ndodhur në Shqipëri.
Bravo kandidati Veliaj,qe me votat edhe te MIJRA ISH USHTARAKEVE u bere minister,por qe nuk e hape gojen per TRAJTIMIN KRIMINAL te pensioneve tona!
Tani me plot fakte PS-ja e EDI RAMES eshte bere me e DJATHTE se PD-ja e Berishes dhe si rrjedhoje me ARMIKE NDAJ ISH USHTARAKEVE se ajo!!!
U keni dhene 5 keste ish te perndjekurve ,ndersa ish ushtaraket vazhdojne te paguajne cdo muaj nga 20% te pensionit MJERAN me ligjet ANTI KUSHTETUESE TE FASHISTIT SALI BERISHA!!!
ASNJE VOTE PER PS-ne NE 21 QERSHOR!!!
PS-ja ka TRADHETUAR TE MAJTEN dhe punon per SUNDIMIN E OLIGARKEVE TE VET qe zevendesuan FASHISTET E Berishes!!!
EDI RAMA!!
JE TREGUAR ME ARMIK me ne ish ushtaraket se Sali Berisha!
NA KE NGULUR THIKEN PAS SHPINE!!!
qafsh nanen Fenikso,mos e etiketo keshtu Ramen se fillon e perlotet pastaj
ligji i dosijeve eshte premtimi me i hershem i sali berishes dhe aprtise demokratike per te dhene drejtesi ketij komuniteti aq te diskriminuar. ky premtim ishte vetem nje mashtrim i radhes e demkrateve. erion veliaj tregoj se atij mbeshtet realisht kete kategori shoqerore me masa konkrete!
erion veliaj padiskutim do jet fitues i ketyre zgjedhjeve. dhe me mbeshtetjen e te gjitheve. me ne fund do kemi nje kryetar te zgjedhur nga qytetaret e tiranes, jo si ky qe po iken te cilin nuk e zgjodhi populli por partia ne pushtet ne ate kohe. me erion veliaj do shohim shume pune per qytetaret.me shum sherbime dhe mireqenie
ja pra qe puna e ministrit veliaj po vleroshet nga shume shtresa dhe sidomos ato qe kishin drejt per drejt lidhje me ministrin e tij. kjo eshte puna qe pd nuk sulmon dot dhe i kthehet familjes se veliajt. suksesi i tij do jet i padiskutueshem edhe ne krye te bashkise, duke rritur sherbimet dhe duke i dhen zgjidhje problemeve te qytetareve
tirana ka nevoi per nje njeri qe do punoi dhe qe ka rekrde te mira si drejtues institucioni. e pam bashen qe erdhi si i deshtuar dhe i korruptuar dhe si deshtoi dhe vazhdoi me leje pallatesh dhe me tendera te minutes se fundit. qytetaret e tiranes e shohin zgjodhjen vetem te erioni dhe me padurim presin qe qyteti i tyre te kthehet ne drejtimin e duhur
erion veliaj eshte i duhuri per tiranen. ai ka aftesi dhe ka shume energji per te ndryshuar gjendjen aktuale te bashkise. dhe ai jam i bindur se do arrij te bej pune te mira ne bashki. ai do jet kryetari ideal per tiranen. ska asnje rival, sepse rivalet e tij jan sa per gare, skan as program e as platform
cdo vote do jet per erion veliaj. rezultati do jet bindes dhe i thelle. dhe jam i sigurt se cdo premtim i erion veliaj do mbahet, sepse ai di ti mbaj premtimet, mos harroni se ne 18 muaj ne ministri beri me shume se 8 vite sa qeveria e berishes . prandaj votoni per me te mirin ne tirane, votoni per projektin e nje bashki moderne te erion veliaj
qytetar nese doni me shume sherbim dhe mireqenie ateher votoni per erion veliaj. nese doni nje qytet te paster, dhe me shume sherbime per qytetin tuaj ateher votoni per erion veliaj. nese doni nje qytet te flej dhe te rrij ne kete gjendje qe eshte, te piset dhe pa sherbim ateher votoni per cdo kandidat tjeter pa program. koha erdhi te vendosim per te ardhmen e tiranes
25 vjet pd beri fushate duke genjyer per hapjen e dosjeve, beri fushate 25 vjet per te demshperblyer ish-te perndjekurit dhe sot te gjitha keto i beri mazhoranca e majte dhe konkretisht erion veliaj, per te cilin pd po shpif cdo gje per familjen e tij, pikerisht se ska asgje qe ta sulmoje ne punen e tij. kjo eshte e verteta dhe se shpejti qytetaret do votojne qe ky njeri te rikthej bashkine ne sherbim te qytetit pa florenca dhe pa trama
ne 21 qershor duhet te bejm detyren tone, te rikthejm tiranen ne pune. dhe ta zgjojm nga ky gjum 4 vjecare qe e ka ven kryetari me i deshtuar qe ka pas tirana. dhe te vendosim ne krye te detyres erion veliaj, qe te hapi dyert e bashkise, dhe te filloj menjeher nga puna.
Ate qe Erion Veliaj beri per ish – te perndjekurit ne vetem nje vit e gjysme, nuk u be ne 23 vite. Partia Demokratike qe e kishte obligim demshperblimin e te perndjekurve i braktisi aty madje u arrit deri ne veteflijim. Erioni i ka dhene thuajse te gjitha kestet. Gjithashtu hartimi i ligjit per hapjen e dosjeve eshte nje tjeter arritje dhe pune e mire e bere per ish te burgosurit politike.
Iu premtua demshperblimi disa here nga e djathta, asnjehere nuk iu dha. U arrit deri ne ate pike sa te digjnin veten. Erion Veliaj u premtoi dhenien e kesteve dhe e mbajti kete premtim edhe pse me vetem nje vit e gjysme ne krye te ministrise. Shpresojme te punoje me kaq zell e perkushtim edhe per Tiranen.
une e kam vendosur. vota ime shkon per erion veliaj. e kam vendosur kryetari im i bashkise duhet te jet erion veliaj. eja dhe ti ne drejtimin e duhur. eja dhe ti te rikthejm tiranen ne pune, dhe ti hapim rrugen e investime per nje kryeqytet model europian. mos ta lem kryeqytetin ne duart e keqija te bashes dhe kandidatit te tij
puna e perkryer e bere nga Erion Veliaj ne kohen kur drejtonte ministrine e mireqenies sociale dhe rinise, jep frytat e saja. te gjitha ata te partise demokratike te cilet e akuzonin ate duhet te kerkojn tani ndjese dhe ti vij turp nga vetja pasi lane ne harrese kete group qytetaresh dhe ishte vetem Erioni ai qe i dha mbeshtetje!
erdhi dita e vendosjes. erdhi dita te rikthejm tiranen ne krye te punes. erdhi dita te shohim kryetarin qe rri zgjuar dhe punon 24 ore per te zgjidh problemet e qytetareve. prandaj ne kemi vetem nje rruge, te votojm per erion veliaj. energjik dhe i afte te realizoj cdo projekt per tiranen.
erion veliaj eshte i vetmi politikan nga te gjitha sferat i cili ka dhene mbeshtetje konkrete ndaj ish perndjekurve politik duke i dhene atyre disa keste nga deshmermblime ne nje kohe ku partia demokratike i la ato ne tete vite ne harrese. kjo eshte prova me e mire qe erioni eshte drejtimi i duhur dhe qe qytetaret do e votojne masivisht!
fitorja do jet e sigurt dhe e thelle. nuk ka qytetar te tiranes qe nuk do te shohi bashkin qe punon per te ardhmen e qytetareve te saj. prandaj cdo vot do jet per erion veliaj. i vetmi qe mund te bej ndryshime dhe pun te medha ne kryeqytet,. jemi ne rrugen e duhur per ta cuar tiranen ne drejtimin e duhur, edhe pak dite, dhe fitorja do jet e bukur
te mos lodhemi kot dhe te merremi me politiken e bashes, ne do ecim perpara ne drejtimin e duhur me erion veliaj dhe me qeverin rama. vota jon do jet per erion veliaj . do jet aty ku duhet. do jet per te miren e femijeve tane dhe per te miren e familjeve tona. prandaj mos ngurroni., por votoni per erion veliaj
21 qershori po afron , dhe aty ku do ndahet e kaluara nga e ardhmja, . prandaj merrni pjes ne votime, behuni dhe ju pjes e ndryshimit , bashkohuni dhe ju fitores se padiskutueshme te erion veliaj. ti japim celsat e bashkis njeriut te duhur . prandaj rruga e vetme eshte drejtimi i duhur
Me ne fund ish te perndjekurit po zgjohen nga genjeshtrat, mashtrimet dhe talljet e fundurrinave me te medhenj qe ka njohur kombi shqiptare te cilet per 20 e ca vjet vecse kane ngrene ne kurriz te tyre duke i bere demin me te madhe kesaj pjese te shoqerise. Edhe Enver Hoxha po te ishte gjalle nuk do jua bente me keqe!
Veliaj sikur te jete robi me i keqe qe ka Tirana per ate e beri per kete pjese shoqerise meriton respekt sepse kestet e parave qe kane marre nuk jane vecse nje detyrim financiar ( ne disa raste behet fjale per buken e femijve) por edhe detyrim moral. Perkundrazi, mbase shlyherjes se kesteve te filloj ndonje skeme e vecante pensioni per ti ndihmuar shtresat me te varfera te kesaj pjese se shoqerise.
13 KOMNETE DERI TASHTI!!
përveç feniks të gjithë janë nga e njëjta dorë!!të gjithë janë agjitacion e propagandë!!të gjithë janë një tregues i qartë i propagandës së ndyrë!!
që saliu ka për të humbur keqas kjo nuk do të vërtetohet,por që ai po e bën vet një gjë të tillë,po kërkon humbjen!?prap nu k a nevojë për vërtetim!!
e keqia është se ata që dotë marrin këtë pushtet pothuaj të pakufizuar kanë vetëm një përfundim!!autoritarizmin!!
mund të themi se në ’13 votuam për rilindjen dhe fituam autoritarizmin e radhës!!
shpresojmë që të mos përfundojmë në diktaturë!!
gjasat janë!!
faktet po e tregojnë!!makina e tyre propagandistike mbyt çdo zë jashtë të lejuarës!!
Ej po kur eshte fitues pse nuk i tregon shpenzimet e fushates. Mos u hidhni perpjete dhe thoni se eshte fushate me pak shpenzime ( aq sa ka kursy mami). Para ca muajsh pyeta per punen time per pagesen e nje ekrani led 3 me 5 metra per nje dite dhe pagesa ishte 1500 euro. Po spotet ne tv, brandimet flamuj broshura e tjere ? Pse ka kaq shume nevoje per fushate kur Basha nuk beri asnje pune dhe Halimi nuk ben per kete pune? Keto gjera Tirana i di dhe nuk ka nevoje ti tregoje Erjoni gjithe diten dhe ti trumpetoni edhe ju me mesazhe ketu dhe ne portale te tjera. Transparenca eshte dhe duhet te jete A-ja e demokracise.
O Eri edhe te provuam dy vjet bashke me qeverine tende se ca jeni te afte te beni, keshtu qe pa merak ben mire qe ja kujton popullit cfare te zgjedhi sidom ish te perdjekurve qe i din mire ci ke mashtruar.
Paska dal prap ky ndrrikulla i Rame-s, tek ish te perndjekurit tablo e bukur, se sdi cti genjej me pas atyre genjeshtrave qe u keputi kur ishte “minister”
Premtues mashtrues dhe figure e denigruar, Erion Veliaj. Stop kesaj lloj politikberje dhe ketyre “figuarsh” shqiperia qe duam vjen vetem me modelet e llojit Halim Kosova, vlere e shtuar ne politike dhe uroj te gjitha partite te promovojne sa me shume mode te sitilit H.Kosova.
Po ky vec se mashtrues nuk eshte gje tjeter un se kuptoj pse I jepni kaq sh rendesi qe merreni me te. Ky eshte turp per vendin dhe PS-ne qe e nxjerrin per kandidat, jo me ta cosh ne mend me e votu.