Gjergj Bojaxhi: Veliaj ka shpenzuar 2.5 milionë euro, peng i financuesve

16 Qershor 2015, 14:38Politika TEMA

Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Gjergj Bojaxhi ka tërhequr sërish vëmendjen për financimet e fushatës elektorale.

Ai theksoi se është e qartë se gara elektorale për Bashkinë e Tiranës është fushata më e shtrenjtë në historinë tonë.

Nga përllogaritjet e ekspertëve vetëm gara e Veliaj ka kushtuar mbi 2.5 milionë euro, një shumë marramendëse e harxhuar në një teatër propagande të shfrenuar.

“Paratë me të cilat është financuar fushata e Veliaj kanë ardhur në rastin më të mirë nga biznese që kërkojnë favore prej tij dhe në rastin më të keq nga burime të dyshimta apo të paligjshme që duan të kontrollojnë politikën dhe qeverisjen. Ata që kanë dhënë këto financime do i marrin mbrapsht disafish paratë që kanë dhënë, me favore, leje dhe kontrata nga Bashkia e Tiranës. Asnjë program, i asnjë kandidati nuk merr vlerë kur negociohet në tryeza klientësh partiakë”, tha Gjergj Bojaxhi.

Sipas  tij, një kandidat që kërkon të vijë në pushtet me një mal me borxhe ndaj interesave private, do të jetë i kapur dhe peng i financuesve të tij.

Një kandidat i tillë , tha  Bojaxhi, nëse vjen në pushtet do të korruptohet dhe do t’u shërbejë klientëve e financuesve por  jo qytetarëve.

Ai theksoi se ky është një ndër shkaqet kryesore të korrupsionit dhe keqqeverisjes në Shqipëri.

“Nëse nuk do t’i themi stop këtij modeli, nuk do të ketë kurrë ndryshim. Modeli jonë është ndryshe.

Për hërë të parë në historinë ë fushatave elektorale kemi bërë publike çdo shpenzim dhe i kemi kërkuar të gjithë kandidatëve të bëjnë diçka të tillë”.

Një ditë më parë, Gjergj Bojaxhi theksoi se duhet guximi qytetar dhe angazhimi i intelektualëve për të ndalur padrejtësitë e klasës politike.

6 komente në “Gjergj Bojaxhi: Veliaj ka shpenzuar 2.5 milionë euro, peng i financuesve”

  1. antikamunist says:

    Miku jone i shtrenjte .Pas humbjes se pedes ne keto zgjedhje ,dhe tendes ,duhet ti japesh nje dorjane te forte qe te jesh i qete para kandidimit per kreun e pedes.Duhet te falenderosh veliajn dhe ne votuesit e majte ,qe po te japim guximin dhe mundesine te kandidosh per udheheqes te pedes ,megjithe friken tende kundrejt ish mentorit tend politik ,kryeministrit tend ,sals.Keep it real.

  2. PO PSE ME CFARE BEHET FUSHATA ME PRESH DHE KUNGUJ

  3. Nardi says:

    Kujdes Tema mos nxirr keshtu lajmesh se zemerohet Eri.. Ka kursy mami per kete dite….. Shikoni tani komentet jane per Gjergjin… Nuk u shkeput dot edhe Eri nga oligarket….

  4. Nardi says:

    Sa shpejt e hoqet…

  5. Gerti says:

    Ka kursy mami per kete dite!

  6. cun tirone says:

    velo ato lek i ka lek djerse.ca turpi .shqiptaret nuk kan buk edhe ai ben fushata milionshe.po domosdo se i ka bo me fiqt qe ka shit .jan kursime te nje pune te madhe.si mund te tallen ne kete menyre me leket e shqiptarve te varfer te cilet kur vjen puna per te paguar detyrimet perfundojne edhe neper burgje si te ishin kriminele.ku eshte shteti qe ketyre progresistave iu ka verbuar syte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje