Luan Sallaku: Më 21 Qershor, nis epoka e punësimit

16 Qershor 2015, 13:04Politika TEMA

Kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane për Bashkinë e Vorës, ‎Luan Sallaku‬ i shoqëruar nga Ministri i Bujqësisë, ‎Edmond Panariti‬ dhe Zv.ministrja e Arsimit ‎Nora Malaj‬ u takuan me banorët në qendër të Bërxullit.

Kandidati Luan Sallaku tha se ka evidentuar të gjitha problematikat që shqetësojnë banorët e Bërxullit dhe se ka një program konkret për zgjidhjen e tyre.

“Ne i njohim nga afër problemet tuaja dhe kemi gati planin konkret për një zgjidhje të shpejtë. Ne nuk kemi pritur 21 qershorin, por prej javësh kemi nisur punën për zgjidhjen e problemeve që shqetësojnë banorët sot.

Me mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë kemi ndërhyrë dhe kemi bërë të mundur ndërhyrjen për pastrimin e kanaleve kulluese, një problem që banorët e vuanin prej shumë vitesh. Kemi ndërhyrë në infrastrukturë dhe angazhimi jonë madhor është ndërtimi i rrugëve me standarde europiane. Kemi filluar zgjidhjen e problemeve të legalizimit dhe brenda vitit do t’i japim zgjidhje përfundimtare kësaj çështje”, tha Sallaku.

“Koha jonë ka filluar. Transformimi ka filluar. Me 21 qershor nis zyrtarisht epoka e punësimit dhe shërbimit për qytetarët e Vorës”, theksoi ai.

Ministri Panariti u shpreh se sfida jonë e parë do të jetë ndërtimi i një tregu agro-ushqimor me standarde europiane në qendër të Vorës.

“Gjithashtu do të ndërtojmë tregje ambulante në gjthë zonën. Si ministër i Bujqësisë do të japë mbështetjen maksimale dhe për ndërtimin e një qendre grumbullimi për prodhimin bujqësor” .

Ndërsa zv.ministrja Nora Malaj tha se për Vorën do të nisë një transformim rrënjësor që do të garantojë punësim dhe shërbime për të gjithë qytetarët e saj.

“Më 21 qershor, qytetarët e Bërxullit me votën e tyre do t’i thonë JO varfërisë dhe PRO progresit dhe mirëqenies”, tha Nora Malaj.

Sallaku‬ së bashku me Ministrin e Bujqësisë, .Edmond Panariti u takuan edhe me banorët e fshatit Picar.

“Motoja jonë ne, forca e fjalës së mbajtur. Javë më parë kur isha këtu në Picar u njoha me problemin e mungesës së një mbikalimi dhe falë ndërhyrjes sonë ky mbikalim është vendosur, duke zgjidhur një problem serioz që kërcënonte jetën e banorëve, nga aksidentet fatale për shkak të kalimit të rrugës përmes makinave. Do të punojmë fort për thithjen e investimeve të huaja. Kemi dyert e hapura nga qeveria për zhvillimin e Vorës dhe çdo qytetar i Vorës do të ketë të hapura dyert e bashkisë për zgjidhjen e problemeve të tij”, iu drejtua Sallaku banorëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje