Ambasadorja e Bashkimit Europian Romana Vlahutin i ka drejtuar një apel të rinjve të shkojnë të votojnë por dhe të denoncojnë rastet e manipulimeve.
“Blerja e votës është kriminale. Denonconi rastet që manipulojnë demokracinë.
Në rast se ka prova, do të përmenden të gjitha. që dikush të paguajë dikë për votën, duhet të ekzistojë edhe dëshira e shitjes.
Prandaj nuk duhet të bëheni pjesë e këtij transaksioni. nuk ka çmim që të mund ta blejë votën”, nënvizoi diplomatja.
Apeli i Ambasadores së BE vjen 5 ditë përpara zgjedhjeve vendore të 21 Qershorit, ndërsa nuk kanë munguar rastet e denoncimeve kur qytetarëve i janë ofruar para nga kandidatët apo shtabet e tyre elektorale.
Lidhur me kandidatët e inkriminuar në këto zgjedhje, Vlahutin tha se ka pasur indicje që persona të inkriminuar janë pjesë e listave, por është e treguar e kujdesshme duke mos përmendur emra konkretë.
“Ende nuk ka legjislacion që mund të na tregojë se kush mund të kandidoje ose jo” ka thënë diplomatja duke shtuar se ” Kjo është në dorë të votuesve të mos i zgjedhin.
Nuk duam që në këto zgjedhje të kryhen votime familjare”, u ka thënë ambasadorja e BE-së studentëve të Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër gjatë një takimi që u zhvillua me ta.
“Zgjedhjet vendore janë të rëndësishme pasi përcaktojnë cilësinë e jetës. Vota është liria juaj për të zgjedhur”, theksoi Ambasadorja.
Leri te lire partite te zgjedhin dhe do te shohesh qe pas dy pale zgjedhjesh do te kesh 90 % e deputeteve dhe Kryetareve te Bashkis kriminele te klasit larte per veprat penale qe gjykohen nga Gjykata e Krimeve te Renda. Ilir Meta per shkak te vidios se korupsionit katerfishoj votat.
Ketu ne Shqiperi eshte i nderuar ai qe vjedh, ai qe blen votat, ai qe manipulon zgjedhjet. Shikono Ilir Merten dhe nxirreni vet konkluzionin.