Autoritetet shëndetësore në vend po shikojnë mundësinë e hapjes së hetimeve rreth një projekti për fuqizimin e Sistemit të Urgjencës në Spitalin Rajonal të Shkodrës, i kryer nga “Shoqata italiane për bashkëpunimin mes popujve” (AISPO) nga viti 2009 deri në fund të vitit 2011. Projekti, i cili ka kushtuar rreth 1,4 milion euro, dyshohet se është shumë larg objektivave që ka pasur për fuqizimin dhe mirëpaisjen e sektorit të urgjencës, falë një fryme kompromisi mes ish-prefektes së Shkodrës në atë kohë, Voltana Ademit, dhe kreut të shoqatës në fjalë Filip Vila, një njeri shumë i afërt me zonjën Ademi, që thirrej në rrethet e ngushta si “italiani” i Voltanës, për shkak të miqësisë së fortë që kishin mes tyre.
Falë këtij klientelizimi, nga një vëzhgim i sotëm në urgjencën e Shkodrës, mund të verifikohet lehtë se shumë nga pajisjet e pretenduara me çmime të larta, janë shumë larg realitetit dhe se investimi në burime njerëzore, specializime, si dhe trajnimet, janë larg asaj që është pretenduar.
Projekti është konceptuar si një ndërthurje e donacioneve për paisje, trajnim të personelit mjekësor, vizita në spitale italiane, si dhe fuqizim në terren të shërbimit, por rezulatet janë shumë larg pritshmërisë.
Gjendja e sotme e Urgjencës në spitalin rajonal, jo vetëm që është larg rezultateve që duhet të jepte ky projekt, por është dhe problematike, pasi konsiderohet si një strukturë e investuar, ku nuk mund të investohet më.
Abuzimet dyshohen se janë bërë dhe në aktet e dhurimit të medikamenteve që kanë qenë po ashtu të paguara nga donatorët e projektit, si dhe aktet e dhurimit të disa prej paisjeve, që nëse i verifikon, janë shumë larg çmimeve dhe përshkrimeve që kanë në projekt.
Përmbajtja spekulative e projektit
Aktivitetet kryesore të projektit kanë qenë paisjet e spitaleve Shkodër dhe Pukë, blerja e një seti autoambulancash, 2 për Shkodrën dhe 1 për Pukën, blerja e medikamenteve dhe mjeteve të konsumueshme, nisja e objektit të urgjencës në Pukë etj. Cilësia e blerjes së paisjeve është për të ardhur keq, ndërsa zërat e tjerë të shtuar në projekt janë thuajse justifikim shpenzimesh.
Në projekt janë përfshirë trajnime personeli, vizita në Itali, ardhja e disa mjekëve italianë në Shkodër. Përzgjedhja klienteliste e mjekëve dhe ardhja pa ndonjë objektiv konkret e disa mjekëve italianë, duket se kanë qenë zëra që kanë konsumuar fondet e projektit. Në të njëjtën mënyrë në projekt janë përfshirë zëra që kanë të bëjnë me riorganizime konceptuale dhe shkëmbime përvojash, që faturojnë vlera të paverfikueshme dhe pa efekt në terren.
Projekti në tërësi është sot një nga problemet e rrjetit spitalor publik në Qarkun e Shkodrës, pasi përveçse nuk ka ndihmuar gjë, është çështje delikate për hetim, pasi prek ndjeshmërinë e donatorëve.
Mbulesa kryesore e projektit ka qenë në atë kohë prefektja Voltana Ademi, e cila duke qenë mike e afërt e Dr.Filip Vila, ka krijuar dhe mundësinë e legalizimit të këtij projekti, i cili kërkon një hetim të hollësishëm, ndoshta dhe nga organet e drejtësisë.
qyteti i shkodres deri ne fund te menzhmit nga demokratet eshte duke u abuzuar deri ne piken e fundit ne pritje te humbjes se tyre. pas ketij moment qyteti do vazhdoj rrugen e nisur per rilindjen e ketij qyteti bashke me mbeshetjen e qeverise qendrore.
te gjitha qeverite qe partia demokratike ka pasur, edhe pse ata kane pasur mbeshtetje masive nga populli, arriten deri ne nje pike ku qytetaren e saj me 23 qershor 2013 vendosen te kthejn historin e qytetitet te tyre gje qe do bejne edhe ne zgjedhjet e 21 qershorit
Mjerë kush ka nevoje per urgjencen e spitalit rajonal te Shkodres , perveç dy shtreterve te vjeter dhe dy batanie te vjetra nuk te shef syri asgje tjeter , se ku i kane çuar parat qe shkruani pyteni pa dyshim Volltanen se si i kane nda parat e shkogranëve tash 25 vjet drejtusat lokal dhe drejtoret shoket e partise se Volltanes .
Mjerë kush ka nevoje per urgjencen e spitalit rajonal te Shkodres , perveç dy shtreterve te vjeter dhe dy batanie te vjetra nuk te shef syri asgje tjeter , se ku i kane çuar parat qe shkruani pyteni pa dyshim Volltanen se si i kane nda parat e shkodranëve tash 25 vjet drejtusat lokal dhe drejtoret shoket e partise se Volltanes .
Shpresojme te flase e para zonja Ademi, se ajo eshte projektuesja e ketyre iniciativave per shendetin e shkodraneve
e vetmja gje qe voltana ademi ka ofruar deri tani tek fushata zgjedhore tek qytetaret eshte aheng per kryeministrin edi rama dhe kryeparlamentarin ilir meta. kjo nuk eshte politik serioze dhe kjo mungese respekti per qytetaret do e coj ate ne nje humje te thelle!
“rama-meta ka maru ka maru”, kjo ishte motoja e voltanes ne fushaten e saj per te bindur qytetaret e shkodres pasi ajo vet skishe asnje program tjeter. me kete lajm tani kjo tregon qe ajo eshte komplet e papershtatshme per drejtimin e kesaj bashkie!
Per te vertetuar dyshimin e mesiperm mund te shihni sarajet e dretorit Namik Kameri ne Shkoder.
Pse mo,si ka mundesi! Te jete ba me saraje Namiku i Kamberit ne Shkoder.
Une e kam te veshtire ta mendoj nji gja te tille.Mjeket kane shpirtin human dhe i sherbejn me devotshmeri mbrojtjes se jetes se njeriut.
Ku hyn Voltana ketu.Prefekti nuk ka asnje kompetence ne kete fushe.Per kengen e mbani mend nje pallosj te gjate qe kendonte me dajre ra SALA prej fiku
urgjenca e Shkodrës është skandal por jo më pak kandidatja e së djathtës Voltana Ademi .Kjo nuk është hera e parë që është e përfshirë në afera korruptive dhe mjerë Shkodra po ja dha votën.Sa për Filif Vilën, ai njihet se është më shumë se mik i ngushtë për Voltanën, madje tepër,tepër i ngushtë.Ai është personi që e riktheu në politikë Voltanën pasi PD e largoi më 2007, por Filip Vila me anë të Liri Berishës për fondacionin e të cilës pastron paratë Filipi e vuri prefekte e më pas në[ listë fituese për deputetën.Filipi është “truri”i Voltasnës në këtë fushatë ndërsa kandidimi i saj nga Basha ka të tjerë njerëz prapa që dhe pse shkodranë jetojnë në Tiranë dhe po duken së fundmi duke ndihmuar në fitoren e saj që më pas ta vjelin.Voltana me fodullekun e saj është kandidatja më e gabuar për Shkodrën
Kush nuk e kupton gjendjen e Shkodres ne kte momemnt fatal ku nhijenat po presin me goje hapur mbas volltanes per te shfrytzu fudullekun e saje dhe per te rjepur çdo pasuri te shkodraneve ,.
kush don te ardhmen e Shkodres e te femijeve te tije voton Keti
Jam i mendimit se zgjuarsia do te trumfoje mbi marrine 25 vjeçare dhe shkodranet do te votojne me shumice Keti Bazhdarin dhe nr 23 PSne per te ringritur Shkodren dhe per te siguruar te ardhmen e femijeve te te gjthe shkodranve pa dallim partish .
Urgjenca e Shkodres dhe ne spitalin e Shkodres jane ba investime te medha , Spitali rajonal eshte shume cilesore , kuptohet pa ilace se done me vjedhe beqja me hajnat tjere.
Per realizimin e nje projekti, pavaresisht nese e paska perkrahur prefektja e kohes, duhet te mbajne pergjegjesi investitori dhe marresi ne dorezim, pra drejtori i spitalit Namik Kameri. Prefektja ka bere shume mire qe e ka pelqyer ne fillim projektin se vendi ka shume nevoje per to, por ajo nuk mban pergjegjesi si eshte zbatuar.
Persa i takon dy kanditateve per Shkodren mjafton te themi vetem nje gje: Voltana ka eksperience ne punen ne administraten shteterore dhe sidomos ne bashki, ndersa Ketit i duhen pak vite per tia marre doren. Te drejtosh nje biznes nuk do te thote se meriton te drejtosh bashkine e qytetit. Nuk dua te flas keq per kandidaten e pozites, por Voltana eshte me lart si person, eshte me shume intelektuale dhe kete nuk mund ta hedhe poshte njeri. Ndersa Keti perfaqeson nje force politike qe ne fakt nuk po hyn akoma ne drejtimin e duhur, qeveria akoma nuk ka bere nje pune te rendesishme keto dy vite ne Shkoder, perkundrazi ka ka humbur disa pike ne mosmbajtjen e premtimeve. Atehere, meqe qeveria nuk po mban premtimet, perse duhet te votojme perfaqesuesit e saj per kryetar bashkie?
Nuk qenka mire puna e Bazhdarevickes, shihet kollaj nga ky shkrim, llapni o rilindsa te dhj… se po e gjeni, ju ka lene dhe Toma, mendoni ku jeni e ku do te perfundoni