Meta: Më 21 Qershor, i themi PO ndryshimit që nis në Tiranë

17 Qershor 2015, 20:08Politika TEMA

Lëvizja e Gruas për Integrim prezantoi kandiatetet e kësaj force politike në këshillin bashkiak të Tiranës.

I pranishëm në këtë takim, kreu i LSI-së Ilir Meta tha se më 21 Qershor të gjithë së bashku do t’i themi një po të fortë, një ndryshimi të rëndësishëm që do të nisë në gjithë Tiranën dhe ne te gjithë Shqipërinë.

Kreu i LSI-së foli edhe për reformën administrativo-territoriale, e cila, sipas tij, do e bëjë Shqipërinë t’i afrohet standardeve europiane përsa i përket shërbimeve ndaj qytetarit.

“I kërkojmë të gjithë qytetarëve që asnjë të mos mungojë për zgjedhjet e 21 qershorit pasi do ketë gjithmonë zgjedhje, por këto janë të veçanta sepse e ndajnë Shqipërinë nga një keqorganizim territorial-adminsitrativ dhe e fusin në një epokë të re të reformës administrativo-territoriale

Duke nisur nga 22 qershori, qeveria do të ketë 61 partnerë që do të punojnë dhe bashkëpunojnë me të për të ofruar më shumë punësim dhe shërbim për qytetarët tanë dhe jo për të ofruar më shumë konflikte dhe debate shterpë”, tha Meta

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim deklaroi  se në vitin 2017, mazhoranca qeverisëse ka për qëllim që numri i femrave në Kuvend të jetë i barabartë me atë të meshkujve.

“Mazhoranca jonë i ka besuar grave dhe vajzave. Në këshillat bashkiakë do të kemi barazi të plotë gjinore, ndërsa pas zgjedhjeve, kemi objektiv që të kemi barazi gjinore edhe në Kuvend. Shqipëria do të jetë vendi i parë në rajon që fuqizon në mënyrën më të drejtë gratë dhe vajzat”, tha ai

4 komente në “Meta: Më 21 Qershor, i themi PO ndryshimit që nis në Tiranë”

  1. sit..d back..and relaks → says:

    po qe i shkonte shendeti ketij koklopes, tani ka marre pamjen si plak sevdalli

  2. FBI says:

    Po mo Funderine Po, ty duhet te ishe te 313 Tani!!!!!

  3. Skrapari says:

    Legjenda respekt

  4. Lomi says:

    Lulelakra e Sallates se Injoranteve!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje