Rama: Ne në dy vjet realizuam reformat më të mëdha, PD s'ka marrë veten nga humbja

17 Qershor 2015, 20:03Politika TEMA

“Dallimi ynë nga Partia Demokratike është se ne ndërmorrëm reformat më të thella për zhvillimin e vendit, ndërsa PD, dy vjet nga humbja, nuk ka marrë dot veten dhe shkon në drejtim të paditur, duke bërë avokaten e rrënimit që i bëri vendit”.

Kështu u shpreh Kryeministri Edi Rama në mitingun përmbyllës të PS në Librazhd, ku ka nënvizuar se, pas 21 qershorit 50 për qind e kuvendeve të reja vendore do të përbëhen nga gratë dhe vajzat.

“Në këto zgjedhje fshati ka më shumë arsye se asnjëherë për të votuar, sepse fshatarët do të kenë më në fund derën ku do të trokasin për zgjidhjen e problemeve që bartin ndër vite, për furnizimin me ujë, për kanalizimin e ujërave të zeza dhe për të mos pasur më përmbytje”, ka deklaruar Rama.

Ndërsa ftoi qytetarët që të votonin kandidatin e ASHE-së, Kastriot Gurra, Rama tha se pas 21 qershorit do bëhet më shumë se në 25 vite bashkë.

Si asnjë herë më parë familjet që jetojnë në fshat do të kenë më në fund derën ku të trokasin. Aleanca e Shqipërisë Evropianë është më e vendosur se kurrë për të bërë realitet shtetin që shqiptarët kanë nevojë.

PD pasi e rrënoi shtetin dhe pasi mori atë që meritonte në zgjedhjet e kaluara, ka dy vjet që nuk merr dot veten dhe bën avokatin mbrojtës të atij pushteti që ishte.

Ky dallim është i qartë këtu, midis Kastriotit, një djali shumë energjik dhe administratori shumë të aftë. E kam njohur kohë më parë dhe kam pasur mundësi ta vlerësoi dhe në opozitë dhe në qeverisje.

Kandidati tjetër të vazhdojë në Elbasan si pediatër, pasi s’kemi luksin të humbasim një mjek, se nuk duam një të paaftë në krye të bashkisë.

Me Kastriotin dhe deputetët, me Taulantin, deputetin model për shërbimin ndaj komunitetit të tij, pas 21 qershorit, do bëjmë për Librazhdin çfarë nuk është bërë për 25 vjet.

Para se të vija këtu devijova rrugë për të vizituar xhaminë e re të Dragostunjës dhe mbeta i impresionuar nga një vepër e besimtarëve dhe jobesimtarëve, i nevojës dhe aspiratës për të jetuar mirë.

I uroj besimtarëve myslimanë një muaj të mbarë të Ramazanit, me dritë dhe paqe në shpirt”, tha Rama.

17 komente në “Rama: Ne në dy vjet realizuam reformat më të mëdha, PD s’ka marrë veten nga humbja”

  1. besnik says:

    Reformat qe jane ndermarre kjo qeveri kane qene shume jetike. Reforma ne energjitike eshte me kryesorja sepse ishte shenderruar energjia ne nje sektor qe sillte vetem humbje cdo vit qe kalonte. Asnje qeveri nuk ka pasur guximin qe ta ndermarre nje reforme te tille sepse nuk ka pasur interesin dhe vullnetin per ta bere.

    Te pergezoj zoti rama sepse per here te pare po behet shtet.

    1. hakan says:

      Vazhdoni keshtu sepse keni mbeshtetjen tone. Ne per kete ju votuam per te bere shtet, disa njerezve mund te mos ju pelqeje ideja e te berit shtet sepse jane mesuar ne rremuje. Por nuk kemi pse te humbasim me kohe sepse jemi shume mbrapa. Reformat qe jane ndermarre jane mese te nevojshme per te ecur perpara.

      1. Sandri says:

        Nje gje qe me pelqen nga kjo qeveri eshte qe i eshte futur problemeve me koke dhe qe i pranon situaten sic eshte dhe pastaj prezanton zgjidhjen. Deri me tani mund te mos jene bere shume gjera ama kemi ndertuar bazen, kemi filluar qe te ndertojme shtet. Sot kemi nje polici qe eshte komplet ne funksion te qytetareve dhe te ruajtjes se rendit.

        1. andrea says:

          PD-ja ka mbaruar si parti, per aq kohe sa do kete ne krye disa mashtrues dhe shpifes qe tentojne te genjejne popullin e tyre, do jene gjithmone drejt gremines. jo per 2 po as per 12 vite ata nuk do e marrin dot veten nga humbja e thelle e 2 viteve me pare qe do pasohet nga nje tjeter humbje kete here edhe me e bukur

          1. klevis says:

            puna e bere nga qeveria rama keto 2 vite nuk ka nevoje per fjale. e ka marre vendin atehere kur ka qene buze gremines dhe me ane te reformave te ndermarra ka arritur ta coje ne drejtimin e duhur, duke fituar edhe besimin e gjithe shqiptareve dhe duke krijuar nje siguri per te ardhmen drejt europes

      2. ana says:

        me edi ramen ne krye te qeverise vendi ak ecur shpejt drejti integrimit europian em reforma te thella duke e futur ne shinat e ligjit cdo sektor

      3. Falmerajer says:

        Shqiptaret po vuajne ende pasojat e qeverisjes se dobet tete vjecare te Partise Demokratike. Punet e bera nga qeveria aktuale jane per tu lavderuar. Nuk jemi akoma aty ku duhet mirpo nuk duhet te harrojme se ne cfare derexheje ishte katandisur vendi. Vec kesaj kjo qeveri meriton noten 10 sa i perket politikes se jashtme e peshes qe ze tani vendi yne ne arenen nderkombetare.

    2. Sneki says:

      PD-ja eshte e mbaruar sepse tani eshte pa koke dhe nuk ja vlen te merresh me te. Humbja me 23 qershor i ka dhimbur ne shpirt PD-se sepse ishin 1 milion shuplaka per shkak se ata kishin deshtuar per te ndermarre reformat qe kerkonte populli. Mbeshtetja jone shkon per kete qeveri sepse deri me tani ka permbushur cdo pritshmeri.
      Shume mund te thone qe u bene kaq shume premtime dhe tani spo mbahen. Por deri me tani qeverija e ketij vendi eshte ne drejtimin e duhur.

    3. fabi says:

      qeveria e edi rames ka realizuar aq sh reforma saqe pd nuk i ka realizuar ato ne 24 vjet,kjo eshte ajo cka i duhet shqiperise per ta cuar ate ne drejtimin e duhur

    4. gjyshja says:

      Qeveria te vazhdoje rrugen e nisur, ate te reformave, prandaj e votebesuam. Reformat e ndermarra ne cdo sektor nga qeveria ishin te domosdoshme pasi vendi po shkonte ne prag kolapsi. Mjaft te permendim sektorin energjitik e gropen e madhe qe u krijua si pasoje e keqqeverisjes se PD-se. Reformat e nisura te dergohen deri ne fund, vetem keshtu mund te progresojme.

    5. fatjon says:

      kjo eshte shqiperia qe ne duam, ky eshte drejtimi ne te cilen vendi yne po ecen. kush me mire se kryeministri mund te beje reformat me te mira per te rimekembur vendin.. jemi krenar per ju, qe na nderon e larteson gjithnje e me shume

    6. Agamemnoni says:

      Keto 18 muaj qeverisje te se majtes mund te vleresohen pa frike pozitive. Ne vend jane marre shume masa, prishja e ndertimeve pa leje dhe moslejimi i ndertimeve pa kriter eshte nje nga hapat e ndermarre, rikthimi i zbatueshmerise se ligjit per te gjithe pa dallim eshte tjeter pune e mire, shume sektore qe ishin ne prag falimenti tashme jane futur ne shina e po permiresohen. Ka ende shume per te bere por e rendesishme eshte qe jemi ne rruge te mbare.

  2. Jugu says:

    Eshte per te ardhur keq per menyren se si trajtohen njerezit qe bredhin pas partive ne Shqiperi. Shikon dy komentuesit e mesiperm qe bejne pa dyshim pjes tek ate qe lepihen pas partive dhe komentojne sic if flisnin servilet Enver Hoxhes ne ate kohe. Eshte nje tallje mendereje me keta njerez edhe pse mund tu eshte gjetur pune dhe komentet pro xhaxhit Edi I bejne si pjese te Job Description te tyre.

    Jeni bere njesoj se Fahri Balliu duke lezetosur cdo koment to kryeministrit.

    Gjithcka eshte bere ne keto dy vjet eshte vetem prishje, konfiskime, mbeldhje rrypi, dhe munges sigurie. Nese I mori votat per te bere cka ka bere keto dy vjete, me mire te mos I kishte mare kurre.

    Kryeministri nuk I ka lene gje Berishes ne kete fushate, biles po shkon edhe me tej. I dalte per mbare por me kete shtirje dhe propaganda vetem po I shkurton ditet vetes por edhe po e ben me te veshtire per njerezit.

    Personalisht uroj te kete nje shperndarje fituesish ne keto zghedhje midis partive kryesore, sepse nese e majta I merr me perqindje te larte, atehere zor se do mbijetoj deri ne zgjedhjet e pergjithshme.

    Atehere edhe Iliri nuk do kete cfare ti bej me, sepse ai do arrestohet nga FBI sic u arrestuan zyrtatet e FIFAs.

    1. Salamandra says:

      @Jugu

      Ne e votuam Edi Ramen qe te beje shtet dhe ai deri me tani e ka bere kete gje.

      Persa i perket prishjeve qe ti po thua se eshte e gabuar. E gabuar eshte qe te prishen ndertimet ne bregun e liqenit te Oherit. Apo prishjen e pallatit ne Vlore apo dhe shume prishje te tjera qe pengojne zhvillimin e rrugeve. Ata njerez qe kane bere keto ndertime pa leje kane pasur lidhje me pushtetin e kaluar sepse nuk ka se si te shpjegohet qe njerezit e thjeshte nuk jane lejuar qe te ndertohen.

      Persa i perket energjise. Ndermarrja e kesaj reforme per te mbledhur borxhet e prapambetura ishte gjeja me e drejte sepse kishte shume njerez qe kishin mbi 20 vjet qe nuk paguanin energjine fare. Ndersa ata qe paguanin kane perballuar barren me te rende duke paguar shpeshhere fatura shume te larta dhe asnjehere nuk i ka degjuar ankesat e ketyre njerezeve.

      Persa i perket sigurise. Une ketu shoh qe jane bere permiresime ne lidhje me policine. Policia sot nuk fal asnje njeri. Po kalove semaforin me te kuq nuk ke shpetim sepse policin nuk e korrupton dot.

      Por kur te gjykojme kete qeveri duhet te kemi parasysh disa gjera. E para eshte se reformat e thella dhe te rendesishme qe ka ndermarre ngjallin pakenaqesi dhe sjellin veshtiresi. Por sado te veshtira te jene per qytetaret te gjithe po thone qe ishin te duhurat dhe qe njehere keto reforma duhet te ishin ndermarre dhe madje jemi vone.

      Ne shqipetaret kemi nje te keqe qe i kerkojme gjerat qe te behen te gjitha menjehere dhe harrojme qe ato kerkojne kohen e vet.

    2. Gjirokastriti says:

      Shume e drejte cdo gje qe shkruan.
      Po te shohesh rrotull ka vetem varferi e mjerim
      Njerezit po ikin nga syte kembet.

    3. asdf says:

      sa trapa jeni ju te jugut. po eshte nje person qe komenton disa here o tutkun. se shjikon kohen mes komenteve? do me teper se aq minuta qe komenti te publikohet nga gazetatema. dmth ky i pergjigjet vetes sepse vetem ti e shikon komentin tend nese nuk esht publikuar akoma.

  3. rilindasi i vdekur says:

    elvis roshi dhe bushi….drejtimi i duhur….! votoni o dele!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje