Bojaxhi me biznesin: Sistemi korruptiv dhe klientelist, pengesa kryesore për zhvillimin e Tiranës dhe Shqipërisë

17 Qershor 2015, 17:08Politika TEMA

Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Gjergj Bojaxhi, i ftuar në Dhomën Kombëtare të Tregtisë, paraqiti vizionin e tij për biznesin. Bojaxhi theksoi vuri theksin mbi problemet sistematike të ekonomisë Shqiptare duke u shprehur se, “Sistemi korruptiv dhe klientelist i ndërtuar nga partitë politike dhe bizneset e tyre është pengesa kryesore për zhvillimin ekonomik dhe përparimin e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë. Ne do të mbetemi vend i prapambetur dhe i pazhvilluar nëse nuk do të gjejmë forcën dhe kurajon për të çrrënjosur klientelizmin.”

Një nga çështjet kryesore të diskutuara siç është ajo e taksave,  Bojaxhi vuri në dukje se problemi zgjidhet me mirëmenaxhimin e mbledhjes së taksave, duke u shpreshur se më shumë se gjysma e taksave nuk mblidhen. “Ca kandidatë thonë do ulë taksat, të tjerë thonë do t’i ngremë për ata që jetojnë në qendër, por askush nuk ndalet tek mirëmenaxhimi dhe mbledhja e barabartë dhe e plotë e tyre.”

Lidhur me Këshillin Ekonomik të kërkuar nga biznesi, Gjergj Bojaxhi tha se krijimi i tij është i nevojshëm dhe se ai do të merrte vlerë te plotë nëse do të kishte mirëmenaxhim dhe mbledhje të barabartë dhe të plotë të taksave.”

Diskutimi vijoi më tej mbi fushën e turizmit, ku z. Bojaxhi tha se Tirana ëshë shndërruar në një pikë ku turistët vijnë më shumë të shohin dicka të çuditshme sesa nje identitet kulturor. Tirana e ka humbur lidhjen me historinë e saj. Ai u angazhua në mbrojtje të monumentëve të kulturës dhe kundër kalimit të kalave në lokale dhe restorante. “Ka profesorë  të shkollave të huaja të arkitekturës që sjellin studentët e tyre tek “Komunën e Parisit” për të thënë si nuk duhet të zhvillohet një zone.” – shtoi z. Bojaxhi.

Në mbyllje ai vuri theksin tek transporti, parkimet dhe referendumi. “Meqë politika ka dështuar”,- tha Bojaxhi,- “ne qytetarët duhet të vendosim standardet e jetesës përmes referendumit”. Ai theksoi se ne duhet të marrim vetë përgjegjësinë për mënyrën sesi do ta zhvillojmë qytetin tonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje